• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama jep alarmin: Po tentohet puç ndaj Reformës në Drejtësi

by Java News
07/06/2017 21:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Vlora, kryeministri Edi Rama i është drejtuar sërish Reformës në Drejtësi duke thënë se teksa fushata elektorale ka zënë të gjithë veprimtaritë, në anën tjetër, një grup “skuthash” po tentojnë të bëjnë një puç.

Rama e ka fjalën për Unionin e Gjyqtarëve, të cilët këtë të mërkurë kanë çuar në Gjykatën Kushtetuese ligjin e Vettingut, duke hedhur akuza jo të pakta, të cilat herë të tjera kanë marrë mjaft kritika.

“Ne të gjithë jemi të fokusuar tek fushata, ndërkohë që në krahun tjetër është një puç kundër reformës në drejtësi. Unioni i gjyqtarëve kërkon të zhbëjë ligjin e vettingut dhe monitorimin e kontrollin e gjyqtarëve për lidhje me krimin. Si ka mundësi sot si skutha, kur të gjithë njerëzit janë të përqëndruar tek fushata dhe zhbllokimi i Vettingut, këta kërkojnë përsëri ta godasin. Kjo do të thotë se vettingu është tamam si temiani që tremb diallin. Dhe i vetmi garant për reformën në drejtësi është PS.” tha Rama

I ftuar në emisionin Studio e Hapur, Rama ka folur në lidhje edhe me kritikën e Ilir Metës, i cili e quajti kryeministrin mosmirënjohës. Për këtë, kryeministri u shpreh se janë pjesë e fushatës.

“I kam dëgjuar këto shumë kohë më parë dhe janë gjëra që i konsideroj si pjesë të një procesi elektoral. Nuk është problemi im. Nuk merrem fare me të”, tha Rama.

INTERVISTA

Tonet janë ulur, ju e quani kreun e opozitë djalë të mire, por kjo klimë të le të vazhdosh që kjo marrëveshje është përtej asaj të 17 majit? 

Unë mendoj se marrëveshja për të cilën bëra çmos është një marrëveshje që i intereson Shqipërisë. Kërkesa ime për të marrë një mandat të plotë nuk është një kërkesë për më shumë pushtet për vete. Se po te ishte kjo ne do prisnim 18 qershorin dhe Luli do priste natën për pak fresk se gjatë ditës do kishte vapë.

E kishit menduar që do bënit fushatë me dy gishtat lart? 

Dy gishtat erdhën dhuratë nga fati sepse ne kemi numrin dy në listën e partive në fletën e votimit. Nëse do kishim numër tjetër do gjenim qasje tjetër. Por në këtë rast është një rastësi që më kujton Hegelin që rastësia është shpata që domosdoshmëria çan rrugën.

  Nuk besoj se ka qenë largësia hegeliane, por një kurban siç është LSI?

Nuk ka lidhje kurbanesh. Unë nuk dua të bëj komente për largimet se janë larguar dhe të tjerë që nuk janë të LSI. Partitë nuk mund të jenë administratore të shtetit. Unë nuk përzihem fare me këtë proces, por në këtë rast, ajo që fitojmë nga ky proces është më e madhe. Këto do jenë të parat zgjedhje që garohet pa presion. Opozita është në garë dhe nëse populli vendos të mbajë timonin e qeverisjes dhe të referimeve dhe bashkërisht të bëjmë avokatin për e Shqipërisë për anëtarësimin.

Next Post
Basha ashpërson tonet ndaj LSI dhe Metës: ‘SHPK-ja’ e ‘tregtarit të Venedikut’ do falimentojë

VIDEO/ Basha: Ju tregoj si jam njohur me bashkëshorten dhe ku takoheshim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama nga Berati: Nafta, sfidë për sektorin! Kemi hequr mundësinë e abuzimeve për qëllime jobujqësore

Rama nga Berati: Nafta, sfidë për sektorin! Kemi hequr mundësinë e abuzimeve për qëllime jobujqësore

April 10, 2026
Edi Rama: Berati, territori me më shumë persona të kthyer nga jashtë

Edi Rama: Berati, territori me më shumë persona të kthyer nga jashtë

April 10, 2026
Lajm i mirë nga lufta! Libani pranon bisedime me Izraelin, ja kushti

Lajm i mirë nga lufta! Libani pranon bisedime me Izraelin, ja kushti

April 10, 2026
Zbardhet raporti i PD për funksionimin e Kuvendit, ja çfarë thuhet në dokumentin e dërguar drejt selive diplomatike

Zbardhet raporti i PD për funksionimin e Kuvendit, ja çfarë thuhet në dokumentin e dërguar drejt selive diplomatike

April 10, 2026
Situatë alarmante! Aeroportet e BE-së në rrezik për mungesë karburanti nëse Hormuzi nuk rihapet brenda tre javësh

Situatë alarmante! Aeroportet e BE-së në rrezik për mungesë karburanti nëse Hormuzi nuk rihapet brenda tre javësh

April 10, 2026
Bordi i Transparencës njofton çmimet e reja të karburanteve, rritet nafta

Bordi i Transparencës njofton çmimet e reja të karburanteve, rritet nafta

April 10, 2026
Ish-kryebashkiaku i New Yorkut merr shtetësi shqiptare

Ish-kryebashkiaku i New Yorkut merr shtetësi shqiptare

April 10, 2026
Rolling Hills Liqeni, vlerat unike që po përcaktojnë një standard të ri në treg

Rolling Hills Liqeni, vlerat unike që po përcaktojnë një standard të ri në treg

April 10, 2026
1979-ta është viti që shpjegon Donald Trumpin

1979-ta është viti që shpjegon Donald Trumpin

April 10, 2026
“Porti u anulua nga ndërkombëtarët”, Berisha: Qeveria ka bllokuar integrimin në Bashkimin Europian

“Porti u anulua nga ndërkombëtarët”, Berisha: Qeveria ka bllokuar integrimin në Bashkimin Europian

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In