• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama: Jemi shumica që taksojmë më shumë të pasurit

by A R
03/12/2018 13:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se “ne jemi shumica që kemi taksuar më fort se gjithë të tjerët ata që fitojnë më shumë”.

Në fjalën e tij në Kuvend, ku po votohet për projektligjin për vlerën mbi tatimin e shtuar, kryeministri Rama theksoi se “nuk duam të ndodhë një katastrofë e dytë pas asaj të ’97 pikërisht kur morëm mandatin dhe ishim në prag të një falimentimi të plotë për të cilën na u desh të thërrisnim Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe na u desh të nisnim një periudhe të vështirë reformash, që nuk ka nevojë ti numëroj”.

“Ajo që është shumë e rëndësishme të mos harrohet është se sidoqoftë pavarësisht se u futëm në atë lloj cikli reformash të vështira ne i qëndruam qysh në buxhetin e parë premtimit për të kaluar nga taksa e sheshtë që ishte një grabitje e mirëfilltë e atyre që fitojne më pak tek taksimi i ndershëm kush fiton më shumë paguan më shumë”, nënvizoi Rama.

Sot, vijoi ai, është mirë të rikujtojmë se pavarësisht se çfarë thuhet ne jemi shumica që kemi taksuar më fort se gjithë të tjerët ata që fitojnë më shumë.

“Kemi taksuar më shumë biznesin, ata të cilët konsiderohen sipërmarrësit e mëdhenj që quhen rëndom me një shprehje ‘oilgarkët e mëdhenj’, sot paguajnë më shumë se ç’kanë paguar në të gjitha periudhat e zhvillimeve demokratike, kontribuojnë në buxhetin e shtetit më shumë se ndonjëherë tjetër , ndërkohë që ata që ftojnë më pak biznesi i vogël sot paguan më pak se ç’ka paguar ndonjëherë në zhvillimet demokratike”, theksoi Rama.

Kreu i qeverisë u shpreh se “kur të më tregoni ndonjë vend që e takson 0 biznesin e vogël deri në 5% atëherë hajde të diskutojmë si ta bëjmë më pak, 0 deri në 5% me xhiro 140 mijë dollarë në vit. Kur të ma gjeni një biznes me xhiro 140 mijë dollarë në vit në Serbi, Mal të Zi , Maqedoni, Kosovë, Bosnje dhe kudo të doni tjetër në rajon, po te doni ngjituni më lart ose zbrisni më poshtë edhe në Greqi, që taksohet vetëm 5% atëherë hajdeni si ta relaksojmë më shumë”.

/A.Rada

Next Post
Dy të arrestuar tek “Astiri”, bllokuan rrugën dhe dëmtuan sinjalistikën

Ironia e Ramës me protestuesit e "Astirit": Respekt për 'jelekët e verdhë'...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Amerika e “patriotëve” dhe e amerikanëve

March 16, 2026
Rama: 226 profesionistë të rinj nisin punën përmes portalit “Infermierë për Shqipërinë”

Rama: 226 profesionistë të rinj nisin punën përmes portalit “Infermierë për Shqipërinë”

March 16, 2026
Trump: NATO do përballet me të ardhme të keqe nëse aleatët nuk ndihmojnë në Ngushticën e Hormuzit

Trump: NATO do përballet me të ardhme të keqe nëse aleatët nuk ndihmojnë në Ngushticën e Hormuzit

March 16, 2026
Java nis me kthjellime dhe mot të qëndrueshëm, por pasditja sjell reshje të lehta në jug të vendit

Java nis me kthjellime dhe mot të qëndrueshëm, por pasditja sjell reshje të lehta në jug të vendit

March 16, 2026
Reuters: Irani mban çelësin për rihapjen e tregjeve globale të energjisë, jo SHBA

Reuters: Irani mban çelësin për rihapjen e tregjeve globale të energjisë, jo SHBA

March 16, 2026
“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

March 15, 2026
Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

March 15, 2026
Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

March 15, 2026
Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

March 15, 2026
Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In