• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama: Ishim Koreja e Veriut të Europës, tani duam turizmin luksoz. Ne s’jemi vendi i Jezusit, por i Shën Thomait…!

by Java News
24/01/2024 20:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama ka zbërthyer në një konferencë për mediat nga Madridi ku po zhvillohet panairi i turizmit “FITUR”, strategjinë e qeverisë për ta shndërruar Shqipërinë në destinacion të qëndrueshëm turistik në 12 muajt e vitit.

Sipas Ramës projekti po fokusohet te bërja për vete e pushuesve elitarë dhe konsolidimin e tregut nëpërmjet turizmit luksoz. Shefi i qeverisë shprehu frikën se turizmi masiv do ta dëmtonte më shumë sesa do të zhvillonte ekonominë dhe resurset e Shqipërisë.

“Ne nuk jemi vendi i Jezusit, jemi vendi i Shën Thomait, po nuk prekëm me dorë nuk besojmë. Tani që po prekin dhe besojmë bazuar në provat, jemi shumë të lumtur që besojmë dhe jo vetëm supozimin se do ndodhë diçka e madhe. Na duhet të tregojmë shumë kujdes lidhur me zhvillimin dhe të vendosim një ekuilibër midis së tashmes dhe të ardhmes. Ekuilibër midis më shumë të ardhurave nga turizmi dhe nevojës për ruajtjen e natyrës. Ne jemi bekuar nga një vend, i cili me sipërfaqe shumë të vogël, është besoj  një vend shumë i larmishëm. Sepse në këtë hapësirë kaq të vogël përmban dy dete, 9 lumenj, shumë male. Në një distancë shumë të shkurtër mund të jesh në Spanjë dhe në Zvicër në të njëjtën kohë, Mund të jesh në Amerikën e Veriut dhe Amerikën e Jugut sa i përket klimës. Duam të nxisim më shumë turizmin luksoz për të mos rënë viktimë e turizmit masiv, që në fund të fundit nuk i jep vendit aq përfitim sa mund t’i sjellë dëme.”

I pyetur nga gazetarët spanjollë se sa garanci ofron Shqipëria për sigurinë e turistëve europianë dhe pushime të qeta, Rama tha se vendi ka bërë hapa transformues në këtë drejtim, duke marrë parasysb që dikur quhej Koreja e Veriut në Europë.

“Është në fakt mes gjërash të tjera një vend krejt i ndryshëm nga perceptimi që për vite të tëra ka qenë i pranishëm sa i përket sigurisë. Po ju jap vetëm një shembull Ne bazuar në statistikat e BE-së jemi vendi me numrin më të ulët të vjedhjes së shtëpive në Europë. E dyta është se jemi një vend ku mikpritja është feja kryesore. Meqë ra fjala në kaq shumë vite, qysh se kur dolëm nga situata e të qenit Koreja e Veriut të Europës, sepse ishim vend komunist, i hymë një rruge me pengesa tranzicioni dhe shumë probleme sigurie, por gjatë gjithë këtyre viteve jemi hasur me situata në të shkuarën që kanë qenë të dëmshme edhe fizikisht për njerëzit por kurrë asnjëherë, ndonjë vizitorë i huaj është dëmtuar.

Ndoshta shumë pak raste që janë vërtetim i rregullit, që shkruhet në Kushtetutën e parë të Shqipërisë së kohës së mesjetës, që thotë se shtëpia e shqiptarit i përket Zotit dhe mikut. E për aq kohë sa Zoti ende nuk është shfaqur në vetëvete, miku është imazhi më i afërt i tij, ndaj mikun duhet ta trajtosh is Perëndi. Kështu trajtohen miqtë në Shqipëri. Shqipëria jo vetëm është e bukur por është mjaft e sigurt dhe siguria është një ndër fjalët më të përdorura prej turistëve kur vijnë. Turistëve që vijnë nga kryeqytete europiane perëndimore. Kur i pyesin çfarë u pëlqen nga Shqipëria, thonë: njerëzit, ushqimi dhe siguria.”/m.j

Next Post
“Të darkosh me gruan duke e ditur se pas gjysmë ore do vdesë”/ Ja si e shpjegon neoropsikiatri rastin e Naim Murselit

Vrasja e Liridonës/ Naim Murseli jep version krejt tjetër për ngjarjen, dëshmia tri orëshe në Prokurori

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Buxheti 2027| Gonxhja zbulon projektet: Nga Muzeu i Skënderbeut, Galeria Kombëtare te 30 banesat historike

Buxheti 2027| Gonxhja zbulon projektet: Nga Muzeu i Skënderbeut, Galeria Kombëtare te 30 banesat historike

November 5, 2026
“Mos i lini për në darkë gatimet”, masat e OSHEE për Vitin e Ri: Në gatishmëri për çdo situatë

Shembet shtylla elektrike në Kalanë e Dodës, humb jetën elektricisti në krye të detyrës

November 5, 2026
CIA rrënoi “patriotizmin” e Berishës, Çupi: Me ish-kryeministrin në politikë, vendi i kërcënuar

Apo do të bëhet si në Serbi?!

November 5, 2026
Protestat, Rama publikon bilancin: Policia ishte në lartësinë e detyrës, studentët e vërtetë nuk përdorin dhunë

Rama: Nesër hapim dritaren e dialogut! Tre grupe studentësh u penguan me dhunë të vinin në takim me mua

November 5, 2026
Ambasadorja e BE-së: Shqipëria ka ecur përpara, por nevojiten reforma të mëtejshme për median dhe mjedisin

Ambasadorja e BE-së: Shqipëria ka ecur përpara, por nevojiten reforma të mëtejshme për median dhe mjedisin

November 5, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 6 Nëntor 2026

November 5, 2026
Amerikanët komunistë, apo opozita shqiptare pa busull?

Amerikanët komunistë, apo opozita shqiptare pa busull?

November 5, 2026
Ossoff kryeson garën, kush do jetë kandidati demokrat përballë republikanëve në zgjedhjet presidenciale?

Ossoff kryeson garën, kush do jetë kandidati demokrat përballë republikanëve në zgjedhjet presidenciale?

November 5, 2026
Shtyhet procesi ndaj të bashkëpandehurve të Metës e Kryemadhit

GJKKO rrëzon kërkesën e Metës për të dalë nga kafazi i xhamit, Kryemadhi: 90% e mesazheve janë nxjerrë jashtë kontekstit

November 5, 2026
Bordi ndryshon sërish çmimet e karburanteve, rriten nafta dhe benzina

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja, nafta ulet me 6 lekë

November 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In