Kryeministri Edi Rama preferoi të mos bënte komente për konfliktin e fundit me presidentin e Republikës, Ilir Meta, gjatë konferencës së tij me kreun e KE-së, Juncker.
Rama tha se për këtë çështje do të fliste në Shqipëri, ndërsa u pyet në konferencë për Metën, nga gazetarët shqiptarë.
“Nuk kam kohë për të folur për presidentin e Shqipërisë. Do të kemi kohë për këtë”, tha Rama./l.m