• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama ironizon me opozitën: Edhe presidenti i SHBA ka “favorizuar konçesionet”

by Aalison Pearse Stevens
18/02/2016 18:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Debati për konçesionet është në qendër të diskursit politik në vend, dhe kryeministri i vendit Edi Rama vendosi t’u përgjigjet me ironi akuzave të opozitës.

Gjatë një aktiviteti të USAID-it për prezantimin e projektit të përmirësimit të administratës tatimore, rama i’u referua organizatës që do ndihmonte për implementimin e projektit. Ai tha se për krijimin e organizatës ka dhënë kontributin edhe presidenti amerikan duke shtuar me ironi “se na e paska dhënë shërbimin me konçesion”. Rama vijoi fjalën duke i’u drejtuar miqve amerikan se nuk duhet ta marrin për keq këtë deklaratë, pasi do u’a shpjegojë më pas se çfarë donte të thoshte, pasi lidhet me një debat të gjerë politik.

Kreu i ekzekutivit theksoi më tej se gjatë vitit 2013, në kohën kur e majta erdhi në pushtet, qeveria u përball me borxhe të mëdha ndaj kompanive, që sipas tij u shlyen gjatë 2 këtyre dy viteve.

“Në 2013 ne trashëguam një borxh të fshehur që ishte ndaj kompanive të keqtrajtuara nga administrata tatimore dhe nga qeveria. Ajo i kishte marrë forcërisht 720 mln dollarë për fushatën e vetë elektorale. Brenda 2 viteve ne e shlyem këtë borxh 8 vjeçar si një gur themeli për një marrëdhënie të re me sipërmarrjen. Sot nëse kemi tregues të borxhit, treguesi është 64.6 për qind.”, tha Rama.

Sipas Ramës sfidë për qeverinë ngelet lufta kundër informalitetit.

“Ajo që mbetet sfida më e madhe dhe e bën kaq të rëndësishme ditën e sotme dhe të pashmangshme praninë time këtu, është operacioni kundër informalitetit. Falë këtij operacioni ne kemi sot 33 për qind më shumë biznese aktive sesa kishit 2 vite më parë. Falë këtij operacioni ne sot regjistrojmë 6 mijë e ca të punësuar. Dhe falë këtij operacioni ne kemi mundur të bëjmë disa hapa të rëndësishëm për biznesin e vogël dhe sipërmarrjen. Ajo që mbetet e rëndësishme është që operacioni të shkojë deri në fund dhe mos të jetë vetëm ndëshkimor, por dhe një proces transformimi rrënjësor i administratës tatimore me sipërmarrjen. Nga operacioni do jetë përfituesi sipërmarrësi dhe që ka qenë prej vitesh i cënuar dhe kërcënuar nga konkurrenca e pandershme. Ne jemi të vendosur që ta çojmë para këtë operacion dhe të ndëshkojmë çdo inspektor të administratës tatimore që të përfshihet ashtu siç kemi ndëshkuar deri tani në veprimtari korruptive. Kjo është muzikë për veshët tanë dhe pika jonë qendrore. Administrata duhet të analizojë imtësisht dhe mbi bazën e analizës të ndërtojë diçka ndryshe. Jam i bindur se ka shumë rezerva.”, theksoi ai.

Kryeministri Rama nuk la pa përmendur edhe mos dekretimin, apo vonesën e dekretimit të minsitrit të ri të Financave nga presidenti. “I uroj suksese administratës, ministrit të ri të padekretuar.”, përfundoi Rama.

Next Post

Endri dhe Stefi, një këngë të re me Aleksandër Gjokën?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Operacioni Epic Fury”, a ka SHBA-ja mjaftueshëm armë për të gjunjëzuar Iranin pa zbrazur depot e saj globale?

“Operacioni Epic Fury”, a ka SHBA-ja mjaftueshëm armë për të gjunjëzuar Iranin pa zbrazur depot e saj globale?

March 10, 2026
Tjetër tragjedi në Zvicër, autobusi përfshihet nga flakët, raportohet për disa të vdekur

Tjetër tragjedi në Zvicër, autobusi përfshihet nga flakët, raportohet për disa të vdekur

March 10, 2026
Shqipëria në shënjestër të Teheranit? Gazetari iranian: Mund të ketë sulme kibernetike, por jo raketa

Shqipëria në shënjestër të Teheranit? Gazetari iranian: Mund të ketë sulme kibernetike, por jo raketa

March 10, 2026
Njihuni me shqiptaren që mund të bëhet Zonja e Parë e landit gjerman të Baden-Württembergut

Njihuni me shqiptaren që mund të bëhet Zonja e Parë e landit gjerman të Baden-Württembergut

March 10, 2026
Deputeti i PS, Komici: : Burgjet po mbushen me të padënuar, mund të gjykoheshin edhe në gjendje të lirë

Deputeti i PS, Komici: : Burgjet po mbushen me të padënuar, mund të gjykoheshin edhe në gjendje të lirë

March 10, 2026
“I lutem prokurorit ta shkatërrojë çështjen time”, thirrja e çuditshme e qytetarit

“I lutem prokurorit ta shkatërrojë çështjen time”, thirrja e çuditshme e qytetarit

March 10, 2026
Bilanc i rëndë nga përplasja me Iranin, 7 trupa amerikane të vrarë dhe 140 të plagosur

Bilanc i rëndë nga përplasja me Iranin, 7 trupa amerikane të vrarë dhe 140 të plagosur

March 10, 2026
Debate të forta mes Selin dhe Mirit, përplaset me Juelën pas deklaratës së fortë

Debate të forta mes Selin dhe Mirit, përplaset me Juelën pas deklaratës së fortë

March 10, 2026
Si u shkatërrua kultivimi i duhanti në Shqipëri për interes të importuesve

Çështja “Balluku”, Kikia: Mazhoranca, në të drejtën e saj të mos e votojë kërkesën për të rënduar masën e sigurisë

March 10, 2026
DETAJE / SHBA mund të dërgojë forca në Iran për të siguruar rezervat bërthamore

DETAJE / SHBA mund të dërgojë forca në Iran për të siguruar rezervat bërthamore

March 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In