• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama intervistë për gazetën greke: Çështja e detit në Hagë, pas zgjedhjeve në Greqi!

by
25/03/2023 13:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Megjithëse një vepër arti që pasqyron marrëdhënien Shqipëri-Greqi do të ishte një objektiv mjaft i vështirë për tu realizuar nga një artist, këto marrëdhënie në ditët e sotme, po bëhen gjithnjë e më të mira pas një periudhe trazirash dhe unë besoj fort në potencialin e mahnitshëm të këtyre lidhjeve për të mirën e të dy kombeve”- ka theksuar kryeministri Edi Rama në një intervistë për gazetën Ta Nea, në kuadrin e vizitës së tij në Athinë me rastin e hapjes së ekspozitës së tij personale “Improvizimet”.

“Arti nuk ndikon në politikë, është një jetë në një realitet tjetër,  ndërsa politika është një betejë në realitetin e jetës sonë ” – i përgjigjet kryeministri shqiptar pyetjes në se mund të ndikojë dhe ndryshojë politikën dikush me anë të veprave të artit, duke shtuar se: “Politikisht me Greqinë jemi në një nivel shumë të mirë, çështjet mes nesh trajtohen me përkushtim nga të dyja palët, me një mirëkuptim të përbashkët që ne duhet të zgjidhim dallimet tona dhe se askush tjetër nuk do ta bëjë për ne”.

Duke ju  referuar vendimit për ankimim të përbashkët në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë për zgjidhjen e çështjes së zonave detare ai thekson se nuk ka mundësi që marrëveshja kornizë mes dy vendeve,e ashtuquajtur edhe si dokumenti i bashkëpremtimit, të dorëzohet para zgjedhjeve të ardhshme në Greqi.

“Ka një procedurë që duhet ndjekur dhe Tirana po ecën sipas hapave të parashikuara, me miratimin nga presidenti në fillim dhe më pas me fillimin e negociatave”-është shprehur ai duke lënë të nënkuptohet se zhvillimet në këtë çështje do to vijnë pas zgjedhjeve të muajit maj në Athinë.

Në lidhje me problemet e pazgjidhura të minoritetit  grek në Shqipëri si dhe të qytetarëve shqiptarë që jetojnë në Greqi, Rama shprehu vlerësimin e tij se “gjithçka po shkon shumë mirë” duke rikujtuar edhe vizitën e homologut grek Mitsotakis në Shqipëri para disa muajsh.

Sipas liderit shqiptar ekspozita e tij e organizuar nga Ministria e Jashtme, kishte synim të evidentojë pikërisht marrëdhëniet në përmirësim të vazhdueshëm mes Athinës dhe Tiranës.

Madje edhe në forumin ekonomik greko-shqiptar,u duk edhe njëherë – ka thënë ai -se sa të mira janë marrëdhëniet mes dy vendeve në planin politik , lidhjet ekonomike, por edhe hapësira që duhet tani e tutje për zhvillimin e mëtejshëm të tyre.

/e.d

Next Post
“Na u rrit paga”/ Pas daljes nga BBV, Maestro tregon sa paguhet si tenor në Shqipëri

“Na u rrit paga”/ Pas daljes nga BBV, Maestro tregon sa paguhet si tenor në Shqipëri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, një hotel rrezikohet nga flakët!

Zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, një hotel rrezikohet nga flakët!

August 23, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

Për gjithë të alarmuarit nga borderot e protestës

August 23, 2026
Arrestohet në Angli biznesmeni shqiptar, akuzohet për 2 milionë euro evazion fiskal

Arrestohet në Angli biznesmeni shqiptar, akuzohet për 2 milionë euro evazion fiskal

August 23, 2026
Të shtëna me armë në Kuçovë, qëllohet automjeti i 24-vjeçarit, policia identifikon autorin dhe e shpall në kërkim

Të shtëna me armë në Kuçovë, qëllohet automjeti i 24-vjeçarit, policia identifikon autorin dhe e shpall në kërkim

August 23, 2026
Përplasje e fortë mes konspiracionistëve të protestës, akuza për fonde të huaja, lidhje me Soros dhe “mercenarë oligarkësh”!

Përplasje e fortë mes konspiracionistëve të protestës, akuza për fonde të huaja, lidhje me Soros dhe “mercenarë oligarkësh”!

August 23, 2026
Përplasi për vdekje 41-vjeçarin që lëvizte me biçikletë dhe u largua, arrestohet pas 48 orësh shoferi në Durrës

Përplasi për vdekje 41-vjeçarin që lëvizte me biçikletë dhe u largua, arrestohet pas 48 orësh shoferi në Durrës

August 23, 2026
Martin Leka zbërthen lëvizjet e PS-së, nga ndryshimet në qeveri te zgjedhjet lokale 2027!

Martin Leka zbërthen lëvizjet e PS-së, nga ndryshimet në qeveri te zgjedhjet lokale 2027!

August 23, 2026
Fjalët dhe numrat e protestave bulevardore

Fjalët dhe numrat e protestave bulevardore

August 23, 2026
Çupi: Rama ka kapur thelbin e problemit me administratën, ndryshime të shumta në bashki e ministri pas “Besës”!

Çupi: Rama ka kapur thelbin e problemit me administratën, ndryshime të shumta në bashki e ministri pas “Besës”!

August 23, 2026
Siria kërkon rikthimin e negociatave me Izraelin, Damasku kërkon tërheqjen nga territoret siriane

Siria kërkon rikthimin e negociatave me Izraelin, Damasku kërkon tërheqjen nga territoret siriane

August 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com