• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama: Integrimin e pengon opozita, shpif për të bindur Brukselin se ky vend është Kolumbi

by Java News
29/11/2016 12:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama akuzoi opozitën si penguese të integrimit të Shqipërisë në Evropë, me pengimin që i bën ligjit të Vettingut.
“Jo Gjermania, jo Evropa, por është opozita shqiptare ajo që pengon integrimin e Shqipërisë, sepse pengon Ligjin e Vettingut”, tha Rama në takimin me veteranët, me rastin e 29 Nëntorit.
Kryministri siguroi për mbështetjen e kancelares Angela Merkel, të cilën e konsideron si mike të shqiptarëve.
Rama pohoi se Gjermania është në krah të Shqipërisë sa i takon integrimit të vendit tonë në BE. Ai theksoi se në mesin e muajit dhjetor do të merret vesh dhe data e çeljes së negociatave. “I nderuar kryetar i Kuvendit, shumë të nderuar e të dashur veteran dhe familjarë të familjeve të dëshmorëve, të dashur deputetë, ministra, dje kremtuam ditën e shënuar të Pavarësisë së Shqipërisë. Pata privilegjin që të jem në Berlin, në një takim me kancelaren gjermane, një grua që punon për BE e bashkuar. Ishte një mision shumë i veçantë që në pranë time Merkel të uronte shqiptarët për festën. Mora mbështetjen e saj për BE. Do duhet të presim mesin e dhjetorit për vendimin për çeljen, por jam e bindur se Gjermania është në krahun tonë. Pa asnjë ekuivok, Merkel u shpreh publikisht për mbështetjen e Shqipërisë dhe vlerësimin e reformave.”, tha Rama.

Kreu i qeverisë përgëzoi kancelaren gjermane, duke e cilësuar atë si miken e shtrenjtë të shqiptarëve. Kryeministri iu referua disa herë faktit se Merkel dhe Gjermania ishte pro hapjes së negociatave, duke lënë të nënkuptuar se qëndrimi i kreut të grupit parlamentar të CDU-së, se ishin kundër hapjes së negociatave me BE për Shqipërinë.

Rama shtoi se aleanca me LSI është kyçe për reformat, ndërsa shtoi se me Metën ka punuar si skuadër kompakte.
“Me anëtarët e koalicion kam punuar si skuadër pa asnjë dallim partiak, edhe me grupet parlamentare që kanë mbështetur projektet tona, por edhe me qytetarët shqiptarë që janë burim i çmuar i kryerjes së kësaj detyre të lartë.

Do doja t’i ndaj dhe me opozitën citimet e zonjës Merkel dhe përgëzimet e saj, por nuk mundem jo se opozita nuk njeh 29 nëntorin, por se e kam të pamundur të bëj sikur nuk e shoh atë që opozita bën në parlament apo çdo vend tjetër, kjo pjesë për nivelin e ulët etik e moral, atë që PD ka bërë e po bën pa pushim për ta rrënuar imazhin e Shqipërisë në syrin e veshin e partnerëve tanë ndërkombëtarë, ta bllokojë vendin tonë në rrugën e negociatave, për ta bindur Brukselin dhe çdo vend që Shqipëria është Kolumbi, e qeveria kartel droge, prej ku të gjithë duan të arratisen. Nuk i ndaj dot gëzimet me opozitën se opozita i ka ngritur një mur Shqipërisë për çeljen e negociatave, se ka penguar procesin e ligjit të Vetingut. Pa Vetingun nuk ka negociata për Bashkimin Europian,” tha Rama.
Kryeministri i bëri thirrje të gjithëve që të lejonin që ligji i Vetingut të zbatohej sa më shpejt.

“Tani më 29 nëntor ju bëj thirrje të gjithëve edhe anëtarëve të PD mos të ushtrojnë presion mbi lidershipin, dhe ta heqin murin që i kanë vënë Shqipërisë për vazhdimin e procesit të zbatimit të ligjit të Vetingut. Kur vjen puna te ky ligj, që spastron gjykatësit e korruptuar, ne duhet të bëhemi bashkë, pa dallim partie, feje, krahine. Kjo është jo vetëm e mundur por edhe detyrim patriotik për çdo njeri që nuk ka pse i frikësohet një drejtësie të re.

Jam krenar se e kam dëshiruar shumë rekomandimin pozitiv për çeljen e negociatave brenda këtij mandati. Në pritje që Vetingu të zhbllokohet, ne duhet të vazhdojmë të bëjmë progres në zbatimin e 5 prioriteteve kyçe. Lufta kundër krimit ka dhënë rezultatet që nuk mendoheshin 3 vite më parë, por këto rezultate janë larg së qënit të mjaftueshme. Komisioni Europian çmoi modernitetin e policisë së shtetit dhe përparimin në luftën kundër drogës. Në këtë luftë mbetet ende më e mira për t’u bërë, si dhe në luftën kundër korrupsionit që do të thotë,reforma, reforma, reforma,” u shpreh kreu i qeverisë.

Rama tha se shumë punë ishte bërë por ende e pamjaftueshme për të qenë një vend dinjitoz europian.
“Këto çështje siç tha Merkel janë të përhershme në rendin e ditës, dhe nuk janë kushte për hapjen e negociatave, por kritere për zhvillimin si një vend evropian. Opozita kërkon të çorodisë popullin shqiptar me gënjeshtrja të pafundme. Ky koalicion do e bëjë Shqipërinë një vend dinjitoz në mesin e vendeve europiane. Sot ekonomia është në rritje por prapë nuk mjafton, borxhi publik nuk është më në rritje kërcënuese, por prapë nuk mjafton,” tha Rama.

Ndërkohë kryeparlamentari Meta deklaroi se rekomandimi i KE për reformat e ndërmarra në vend për çeljen e negociatave sa më parë është një tregues progresit të vendit.
“Vendi është edhe më i integruar në Europën e bashkuar në themel të së cilës qëndrojnë vlerat antifashiste të popujve që luftuan për lirinë e vendit të tyre dhe mbarë Evropës. Jemi këtu për të kumtuar kujtimin e atyre që sakrifikuan gjithçka për një Shqipëri të lirë, demokratike dhe evropiane. Rekomandimi i KE për reformat e ndërmarra në vend për çeljen e negociatave sa më parë është një tregues i këtij progresi dhe jam i bindur se duke vazhduar në këtë rrugë ne e plotësojmë më tej idealin për Shqipërinë që nderuan, i përjetshëm kujtimi i dëshmorëve dhe jetë të gjatë veteranëve të luftës,”tha Meta.
d.i.

Next Post
FOTOT/ Rruga që po habit botën, përpihet nga deti, por bëhet e kalueshme dy herë në ditë

FOTOT/ Rruga që po habit botën, përpihet nga deti, por bëhet e kalueshme dy herë në ditë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bordi i Paqes, ministri Nufi: Do të dërgojmë katër oficerë në Gaza

Bordi i Paqes, ministri Nufi: Do të dërgojmë katër oficerë në Gaza

July 30, 2026
U propozua si Ministër Kulture, Turizmi dhe Sporti, Gonxhja: Falenderues ndaj kryeministrit për besimin

“Prej leckash nëse godisni policët”, PD reagon ndaj Gonxhes: Leri kërcënimet

July 30, 2026

Veliaj rikthehet në Gjykatën e Lartë, caktohet data për shqyrtimin e masës së arrestit

July 30, 2026
Nga arkitekte në “zonjën e raketave”, historia e gruas që po armatos Ukrainën në mes të luftës

Nga arkitekte në “zonjën e raketave”, historia e gruas që po armatos Ukrainën në mes të luftës

July 30, 2026
Agjencitë e reja do të kalojnë në filtër kostoje para se të krijohen

Agjencitë e reja do të kalojnë në filtër kostoje para se të krijohen

July 30, 2026
Drejt hapjes konsullatat në Shkodër dhe Bujanoc, Gjuriç tregon detajet e takimit me Hoxhën

Drejt hapjes konsullatat në Shkodër dhe Bujanoc, Gjuriç tregon detajet e takimit me Hoxhën

July 30, 2026
Vaksina universale kundër gripit: Shkencëtarët flasin si po i afrohen ‘pikave të dobëta’ të virusit

SHBA zhbllokon 600 milionë dollarë për vaksinat në vendet më të varfra

July 30, 2026
“Moment delikat, respektoni privatësinë”, Milan përgënjeshtron lajmin e vdekjes së kapitenit legjendar

“Moment delikat, respektoni privatësinë”, Milan përgënjeshtron lajmin e vdekjes së kapitenit legjendar

July 30, 2026
Ilir Beqaj: Unë nuk i fshihem drejtësisë, por pranoj të përballem me atë!

10 vjet Reforma e Drejtësisë: 8 pyetje nga një përvojë personale

July 30, 2026
“Vija e Verdhë po lëviz çdo ditë”/ Izraeli po ndërton barriera të reja tokësore në Gaza dhe po zhvendos familje

“Vija e Verdhë po lëviz çdo ditë”/ Izraeli po ndërton barriera të reja tokësore në Gaza dhe po zhvendos familje

July 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com