• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama: Integrimi në BE nuk është më një ëndërr, por një realitet konkret

by Java News
09/02/2024 16:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij para punonjësve të adminsitratës publike, theksoi se sot mundësitë e anëtarësimit të Shqipërisë në BE nuk janë më ëndra por një realitet.

Ai theksoi se koha kur Shqipëria do të jetë pjesë e familjes së madhe europiane është në dorë të performancës së administratës shtetërore.

“Secili prej jush është në të drejtën legjitime të pyesë veten pse jemi këtu, në një format që është i pari i këtij lloji në shumë vite. Përgjigja është shumë e thejshtë sepse jemi në një fazë tjetër të zhvillimit të vendit, jemi në një fazë tjetër të rrugës sonë për tu bërë pjesë e bashkësisë europiane si anëtarë me të drejta të plota. Jemi në një fazë tjetër të një përpjekjeje që pa asnjë dyshim është historike sepse historike është që më në fund duke u bërë pjesë e BE, Shqipëria të konfirmohet si një shtet demokratik, si një shtet me institucione të forta.

Si një shtet me garanci të plota për lirinë dhe të drejtat e të gjithëve, si një shtet i denjë për gjeneratat e tjera. Shqipëria nuk e ka pasur asnjëherë më psaë mundësinë që ka sot, Shqipëria nuk e ka arritur asnjëherë më parë të jetë vendi ku shteti është ai që u jep të gjithë qytetarëve mundësinë që bashkëjetojnë në një rend ligjor të sigurtë të mirëqeverisen, dhe të gëzojnë lirinë e konkurencës me të drejtën e meritës. Sot Shqipëria jo vetëm e ka këtë mundësi teorike, që e ka patur teorikisht që kur hyri në rrugën e lirisë dhe kërkimit të bashkimit me familjen europiane, por sot Shqipëria e ka këtë mundësi reale, praktike, konkrete. Një mundësi e prekshme me sy,  sepse horizonti i bashkimit përfundimtar me BE nuk është më një ëndërr, nuk është më asnjë iluzion, apo ambicie, por është një realitet konkret. Ajo çka lidh këtë parantezë me ju është se për ta realizuar këtë arritje historike, administrate publike është faktori kyç, i pazavëndësueshëm, dhe i patjetërsueshëm. Nga se dhe si administrate publike do të angazhohet në këto vite do të përcaktohet edhe shpejtësia me të cilën Shqipëria do të hyjë në BE, por mbi të gjitha do të përcaktohet dhe cilësia e jetës demokratike, instiucioneve, funksionimit të shtetit dhe me patjetër dhe cilësia e garancive për çdo individ në këtë vend. Kjo nuk është një fjalë e bukur, ky është një fakt që çdo kush që hyn çdo mëngjes në derën e administratës duhet ta mbajë pareasysh, sepse nga çdo kush duhet të japë maksimumin”, u shpreh Rama.

Më tej kreu i qeverisë deklaroi se fillimisht ishte skeptik për punën që do të bëhej për integrimin në BE, por në fund Shqipëria mori superlativa të mëdha në BE .

“Sot hyrja në BE është një mundësi reale, një mundësi reale për ta bërë këtë vend të funksionojë me të njëjtat standarde, rrugë dhe mënyra, ndaj interesave publike dhe private si një vend anëtar i BE. Për hir të së vërtetës, këtu janë një pjesë e konsiderueshme  që bëmë në takimi falenderues pas procesit të radiografimit të Shqipërisë, dhe ata e kanë dëgjuar t’ju them se unë personalisht kam qenë shumë i shqetësuar kur filloi procesi, dhe nuk e fsheh dot që nuk e kam besuar, që administrate jonë, do të mund të nxirrte nga vetja një skuadër kombëtare aq të madhe, sepse të pafundme janë pikat që procesi duhet të kalonte dhe do të na zbardhte faqen me superlative në Bruksel. Nuk e kam besuar dhe e kam ndarë me zë të ulët edhe me disa prej bashkëpunëtorëve që ky mund të jetë momenti ynë i një sakëlldie të jashtëzakonshme sepse mund të shfaqemi me dobësira që në Bruksel nuk i fsheh dot”, tha Rama.

Next Post
“Mitsotakis, skllav në mbrojtje të një hajduti si Beleri”, hipoteza e fortë e Ngjelës: Kryeministri grek bashkëpunëtor në krimin kundër Shqipërisë?

"Kriza e opozitës është fatkeqësi kombëtare", Ngjela: Meta s'ka vlerën e një politikani të lartë

Comments 1

  1. shkurt 2014 says:
    2 years ago

    Kto prradha kane fidhuar ne vitin 1993 per BE,por don Zoti te behen rrealitet ne vitin 2033 per vendin tone.E veshtire eshte te behet rrealitet me kta hajdute,e antishqiptare.,te,te gjitha bandave ,te qeverive te ndryshme nga viti 1992 e deri me sot ne vtin 2024

    Reply

Leave a Reply to shkurt 2014 Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Rritje pagash për 720 efektivë policie”, Rama: Një inspektor në RENEA do të paguhet 1600 euro

“Rritje pagash për 720 efektivë policie”, Rama: Një inspektor në RENEA do të paguhet 1600 euro

February 22, 2026
Tentativë vrasjeje, kokainë dhe korrupsion! SPAK çon për gjykim 21 persona, mes tyre Suel e Mario Çela

Tentativë vrasjeje, kokainë dhe korrupsion! SPAK çon për gjykim 21 persona, mes tyre Suel e Mario Çela

February 22, 2026
Ushtronte këmbim valutor pa licencë dhe fshihte të ardhurat, arrestohet administratorja e një subjekti

Ushtronte këmbim valutor pa licencë dhe fshihte të ardhurat, arrestohet administratorja e një subjekti

February 22, 2026
Furnizoi “Benzi-n” me naftë dhe u largua me shpejtësi pa paguar duke rrezikuar punonjësin, pranga të riut në Bulqizë

Furnizoi “Benzi-n” me naftë dhe u largua me shpejtësi pa paguar duke rrezikuar punonjësin, pranga të riut në Bulqizë

February 22, 2026
Banorët kundërshtojnë projektin TID/ Rama: Po keqinterpretohet! Është strategjike për të ardhmen e qytetit të Durrësit

Banorët kundërshtojnë projektin TID/ Rama: Po keqinterpretohet! Është strategjike për të ardhmen e qytetit të Durrësit

February 22, 2026
Fjalimi në Uashington, Rama: Përcolla botërisht shqetësimin për ish-liderët e UÇK-në! Kërkesë mizore për 45 vjet burg

Fjalimi në Uashington, Rama: Përcolla botërisht shqetësimin për ish-liderët e UÇK-në! Kërkesë mizore për 45 vjet burg

February 22, 2026
Vizita në SHBA për Bordin e Paqes, Rama: Shqipëria, pjesë e hapjes së një kapitull i ri në arkitekturën globale

Vizita në SHBA për Bordin e Paqes, Rama: Shqipëria, pjesë e hapjes së një kapitull i ri në arkitekturën globale

February 22, 2026
Berisha, thirrje të hapur për sulm ndaj selive të PS/ Beqiri: Kërkon përmbysjen e rendit kushtetues

Berisha, thirrje të hapur për sulm ndaj selive të PS/ Beqiri: Kërkon përmbysjen e rendit kushtetues

February 22, 2026
Shpëtohet i riu që u bllokua në ujërat e lumit Osum, vijojnë kërkimet për 42-vjeçarin e zhdukur

Shpëtohet i riu që u bllokua në ujërat e lumit Osum, vijojnë kërkimet për 42-vjeçarin e zhdukur

February 22, 2026
Irani shpall organizata terroriste forcat ajrore dhe detare të Bashkimit Europian

Irani shpall organizata terroriste forcat ajrore dhe detare të Bashkimit Europian

February 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In