• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama inspekton maternitetet e reja në Gjirokastër e Sarandë

by A R
18/06/2016 13:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një godinë krejt e re dhe moderne e maternitetit në Gjirokastër i jep fund një situate absurde, që i kishte shtrënguar shumë nëna t’i sillnin fëmijët në jetë në Tiranë ose në spitale të tjera.

Godina ekzistuese e shërbimit të obstetrikë-gjinekologjisë ishte e rrënuar dhe e kishte bë thuajse të pamundur kryerjen e funksioneve të saj. Një investim prej 1.5 milionë dollarë i Ministrisë së Shëndetësisë iu riktheu rreth 800 nënave çdo vit, strehën e parë të të porsalindurve të tyre, rrënjësisht të rikonstruktuar dhe ku janë instaluar edhe aparatura të reja mjekësore.

Ambientet e reja u vizituan nga kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj dhe kryetarja e Bashkisë së Gjirokastrës, Zamira Rami.

Një investim i standardeve europiane u cilësua nga drejtoresha dhe ekipi i mjekëve të shërbimit të obstetrikë-gjinekologjisë. Ambientet e reja, por edhe aparaturat bashkëkohore, thanë ata, sigurojnë jo vetëm shërbim me standarde të larta, por kanë lehtësuar edhe punën e stafit mjekësor. “Sallat janë të pajisura me këtë risi që është tapeti antibakterial. Realizojmë një sterilizim maksimal të sallës. Është mundësia më e mirë që sallat të jenë 100% të sigurta dhe sterile. I kemi të gjitha aparatet e nevojshme, monitorët, respiratorët, sipakun, të gjitha. Asnjë gjë e vjetër, të gjitha të reja,” u shpreh drejtoresha.

Kryeministri siguroi se investimet në shëndetësi do të vazhdojnë për ta modernizuar atë hap pas hapi, ndonëse transformimi i shëndetësisë është ndër proceset më të vështira edhe në vende shumë të zhvilluara. “Ju e dini më mirë se unë, këtu sikur shkonin në spital lufte, me dritaret e mbyllura me plastmasë, pa xhama e pa korniza. Tani është bërë një maternitet komplet europian. Patjetër do të vazhdojmë hap pas hapi me të tjerat. Është një kantier i madh shëndetësia dhe ka nevoja të jashtëzakonshme, por hap pas hapi,” u shpreh kryeministri.

Qeveria ka ndërmarrë një program të gjerë investimesh në infrastrukturën spitalore që synojnë fuqizimin e spitaleve rajonale. Në spitalin e Gjirokastrës, pak kohë më parë u vu në funksionim edhe kabineti i Kardiologjisë. Ky spital do të përfitojë edhe nga kontrata e furnizimit të integruar të instrumenteve kirurgjikalë dhe shërbimeve të sterilizimit. “Kemi përmirësime në kabinetin e Kardiologjisë që filloi diku nga shkurti, ndërkohë që edhe ky spital, brenda afateve kohore do të përfitojë nga partneriteti dhe për kirurgjinë e përgjithshme dhe për sterilizimin e për të gjithë veshjet njëpërdorimshme të sallës,” informoi ministri Beqaj.

Rama inspekton punimet për rikonstruksionin e rrugës nga sheshi i Çerçizit deri në Postbllok

Qytetarët e Gjirokastrës dhe turistët e shumtë që vizitojnë qytetin e gurtë do të aksesojnë më lehtë hyrjen në qendrën historike të tij, falë përmirësimit të infrastrukturës në këtë pjesë të rëndësishme të qytetit.

Projekti i Bashkisë së Gjirokastrës për rikonstruksionin e rrugës nga sheshi i Çerçizit deri në Postbllok, së shpejti do të ofrojë për banorët, por jo vetëm, një infrastrukturë të re, moderne, të parametrave europiane.

Ky projekt, pjesë e Rilindjes Urbane të Gjirokastrës, përbën një investim prej rreth 250 milionë lekësh, financim i Fondit të Zhvillimit të Rajoneve. Rruga me gjatësi 1,3 kilometra, e cila lidh qendrën historike me rrugën nacionale, do të ketë dy korsi kalimi, do të pajiset me trotuar këmbësorësh në njërën anë të saj, ndriçim dekorativ dhe sipërfaqe të gjelbëruara përgjatë gjithë gjatësisë. Gjithashtu, projekti parashikon ndërtimin e një ure të re dhe rikonstruksionin e veprave të artit përgjatë rrugës.

Kryeministri Edi Rama ishte në Gjirokastër, ku i shoqëruar nga kryetarja e Bashkisë, Zamira Rami dhe përfaqësues të tjerë të pushtetit lokal inspektoi nga afër punimet dhe diskutoi me drejtues të projektit mbi ecurinë e tij. Ata e informuan kryeministrin se rruga, të cilës i mungonin tërësisht elementët e një infrastrukture urbane, do të kompletohet në të gjitha parametrat, duke ruajtur dhe respektuar arkitekturën e traditës.

Ndërkaq, Kryeministri Rama u shpreh se është e rëndësishme që pas përmbylljes së rikonstruksionit të rrugës, të vijohet puna me segmentet e tjera infrastrukturore për të siguruar lehtësi maksimale komunikimi në aksin e hyrje-daljeve të vizitorëve në Gjirokastër. “Është e rëndësishme që ne të mbyllim këtë pjesë dhe të vazhdojmë me pjesën sipër, të Unazës dhe sheshin e ri, që të jetë komplet pedonal, në mënyrë që të bëhet hyrja në Pazar. Kështu kompletohet ky aspekt, në aksin që fut dhe nxjerr njerëzit që vizitojnë Gjirokastrën. Pastaj është projekti tjetër i atyre 20 shtëpive të para që duam t’i “binjakëzojmë” si shtëpi të restauruara me shtëpinë e Kadaresë. Gjithashtu, edhe ndërhyrja që duam të bëjmë me Fondin e Zhvillimit, në pjesën poshtë për të pastruar të gjithë situatën rreth godinave të reja. Natyrisht pa harruar fokusin tek ndriçimi publik, që është themelor për ta ndriçuar në mënyrë të posaçme Gjirokastrën.”

Sarandë/ Rama inspekton punimet për ndërtesën e re të maternitetit

Në Sarandë kanë filluar punimet për ndërtesën e re të maternitetit. Kushtet jashtë standardit edhe minimal të këtij shërbimi vazhdon të jetë një barrë e rëndë mbi gratë, por edhe familjet e tyre, që u duhet të udhëtojnë drejt Tiranës ose spitaleve të tjera. Në planin e investimit prej 320 milionë lekë përfshihet jo vetëm ndërtimi i godinës së re të shërbimit të obstetrikë-gjinekologjisë, por edhe pajisja e saj me aparatura të reja mjekësore. Në vendndërtimin e godinës së re, për të inspektuar punimet, ishte Kryeministri Rama, i shoqëruar nga ministri Beqaj dhe deputetë.

“Kushtet kanë qenë jashtëzakonisht të këqija. Një pjesë e lindjeve janë bërë në Tiranë. Investimi është rreth 2.2 milion dollarë, është financim i buxhetit të shtetit. Ndërkohë në pjesën tjetër do të bëjmë komplet kirurgjinë e re,” u shpreh ministri Beqaj.

Në kushte të vështira është edhe spitali i Sarandës, ku që prej ndërtimit, 50 vjet më parë, nuk është bërë asnjë ndërhyrje. Rikonstruksionit të plotë do t’i nënshtrohet i gjithë spitali, ku përfshihen salla e re e kirurgjisë, shërbimi i ri i reanimacionit për kirurgjinë dhe patologjia. Jo vetëm për banorët e Sarandës, modernizimi i këtyre shërbimeve bëhet edhe më i domosdoshëm për qytetin turistik, që mikpret mijëra pushues gjatë sezonit të verës. “E kemi gati projektin, – informoi drejtori i spitalit. – Është rreth 1 milionë dollarë si preventiv, për rikonstruksion të gjithë spitalit, për të ndryshuar komplet fasadën edhe funksionin, se është një godinë e viteve ‘60-’70-të./a.m.

Next Post

Kryeministri Rama zbardh sms-në që mori nga Arrigo Sachi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dhuna në protestë, katër në pranga dhe shtatë të proceduar. Njëri gjobitet 500 mijë lekë!

Dhuna në protestë, katër në pranga dhe shtatë të proceduar. Njëri gjobitet 500 mijë lekë!

November 8, 2026
Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem

Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem

November 8, 2026
VIDEO| Momenti dramatik në Krakov, 25-vjeçari ndalon makinën dhe hap zjarr ndaj qytetarëve

VIDEO| Momenti dramatik në Krakov, 25-vjeçari ndalon makinën dhe hap zjarr ndaj qytetarëve

November 8, 2026
SKANDALI / Imami shqiptar mori pjesë në një konferencë me shefin e Hamasit! Detyrohet të japë dorëheqje

SKANDALI / Imami shqiptar mori pjesë në një konferencë me shefin e Hamasit! Detyrohet të japë dorëheqje

November 8, 2026
Evazion fiskal mbi 1 milion euro, kompania dhe administratori përfundojnë në gjykatë

Evazion fiskal mbi 1 milion euro, kompania dhe administratori përfundojnë në gjykatë

November 8, 2026
Terror në bazën ushtarake në Kolumbi, shpërthime dhe 3 viktima nga një sulm me dron

Terror në bazën ushtarake në Kolumbi, shpërthime dhe 3 viktima nga një sulm me dron

November 8, 2026
‘Vdekja është afër’, hakerët pro-rusë kërcënojnë zyrtarët dhe hetuesit europianë

‘Vdekja është afër’, hakerët pro-rusë kërcënojnë zyrtarët dhe hetuesit europianë

November 8, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e diel 8 nëntor 2026, dashuria, paratë dhe fati për të gjitha shenjat

November 8, 2026
Modeli ekonomik i Shqipërisë/ Raporti zbulon varësinë nga ndërtimi dhe tregtia, kontrastet e theksuara me rajonin

Modeli ekonomik i Shqipërisë/ Raporti zbulon varësinë nga ndërtimi dhe tregtia, kontrastet e theksuara me rajonin

November 8, 2026
“Shqipëria, rritje ekonomike në letër”/ Teliti: Bujqësia dhe industria prej 3 vitesh në recesion

Teliti: Kur PD të vijë në pushtet do heqim ata që i ka futur Rama në punë

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In