• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Rama injoron interesat kombëtare, kthim mbrapa në KiE për Kosovën

by A R
29/01/2016 13:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Demokratike akuzoi sot mazhorancën për papërgjeshmërinë e treguar në Këshillin e Europës, ku dje u kalua një rezolutë, e cila rikthen disa prej standardeve të para-pavarësisë së Kosovës, dhe i jep UNMIK-t kompetenca shtesë në marrëdhëniet me organizma si INTERPOL dhe EUROPOL.

Në një deklaratë për shtyp, sekretari i Departamentit për Politikën e Jashtme, Kreshnik Çollaku, tha se ‘miratimi i kësaj draft-rezolute në komitetin politik të KiE-së kaloi pa praninë e të vetmes përfaqësuese të Shqipërisë në këtë komitet, Valentina Leskaj.

“Amendamentet e Serbisë mund të ishin rrëzuar nëse zëvendës-Presidentja e Asamblesë Parlamentare të KiE-së të kishte pergjegjësinë e pjesëmarrjes në komitetin politik, aq më tepër që përfaqesuesi i Shqipërisë është edhe më i domosdoshëm në mungesë të përfaqësimit të Kosovës.

Në këto kushte, duhej të kishte një reagim të shpejtë të diplomacisë dhe një koordinim me Prishtinën zyrtare”, vërejti Çollaku.
Pas UNESCO-s, shtoi ai, ky është dështimi i dytë i paprecedent i diplomacisë nën drejtimin e Edi Ramës.

Fjala e plote e Kreshnik Çollakut:

Mazhoranca ka treguar edhe në Këshillin  e Europës papergjegjshmëri në perfaqesimin e interesave kombetare.

Dje Këshilli i Europës ka kaluar një rezolute e cila rikthen disa prej standardeve të para-pavarësisë së Kosovës, i jep UNMIK kompetenca shtesë në marrdhëniet me organizmat si INTERPOL dhe EUROPOL.

Por miratimi i draft-Rezolutës në komitetin politik të këshillit të Europës ka kaluar pa praninë e të vetmes përfaqesuese të Shqipërisë në këtë komitet zonjës Vlentina Leskaj.

Amendamentet e Serbisë mund të ishin rrëzuar nëse zëvendës-Presidentja e Asamblesë Parlamentare të KiE  të kishte pergjegjësinë e pjesmarrjes në komitetin politik, aq më tepër që perfaqesuesi i Shqipërisë është edhe më i domosdoshëm në mungesë të përfaqësimit të Kosoves.

Në këto kushte, duhej të kishte një reagim të shpejtë të diplomacisë dhe një kordinim me Prishtinën zyrtare.

Leskaj mesa duket ka qënë e zënë me tenderat dhe koncesionet e djemve të saj dhe nuk ka pasur kohë të ishte në komitetin politik.

Ashtu si e gjithë qeveria këto kohë është në gare kush vjedh me shume dhe as që i behet vonë se çfarë po ndodh në raport me politikën e jashtme dhe as të brendshme të Shqipërisë dhe aq me pak të Kosoves.

Pas Uneskos, ky është dështimi i dytë i paprecedent i diplomacisë nën drejtimin e Edi Ramës.

Interesat e Kosovës dhe të Kombit nuk janë prioritet per qeverine e korruptuar dhe të babëzitur të Edi Ramës.

Next Post

Deklaratat e Blushit, Rama: Kritikat vijnë nga sehirxhinjtë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

12 filmat më të mirë për t’u parë këtë janar

12 filmat më të mirë për t’u parë këtë janar

January 1, 2026
Kur Rama e bëri ministër Drejtësie liroi kravatën/ Lamallari shpjegon reagimin

Kur Rama e bëri ministër Drejtësie liroi kravatën/ Lamallari shpjegon reagimin

January 1, 2026
Përse duhet ta marrim seriozisht ngritjen e një Komisioni Parlamentar për të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e ri

Një kacafytje për karrige në kurriz të Kosovës

January 1, 2026
Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Von der Leyen: Do japim akses në kapitalin financiar, Shqipëria dhe Mali i Zi do bëhen pjesë

Tragjedia në Zvicër/ Von der Leyen: BE do të ofrojë ndihmë mjekësore

January 1, 2026
VIDEO- Pukë, një banesë shkrumbohet nga zjarri, familja me 5 anëtarë mbetet e pastrehë! Shkak..

VIDEO- Pukë, një banesë shkrumbohet nga zjarri, familja me 5 anëtarë mbetet e pastrehë! Shkak..

January 1, 2026
Aksidenti tragjik që i mori jetën 3 të rinjve, reagon Bashkia Tepelenë: Ngushëllime familjarëve

Aksidenti tragjik që i mori jetën 3 të rinjve, reagon Bashkia Tepelenë: Ngushëllime familjarëve

January 1, 2026
Holandë, dhunë ndaj policisë gjatë natës së Vitit të Ri/ Dy persona humbin jetën e dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur

Holandë, dhunë ndaj policisë gjatë natës së Vitit të Ri/ Dy persona humbin jetën e dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur

January 1, 2026
Zjarri në Zvicër/ “Jemi në gjendje shoku!” Dy vajza të reja i shpëtuan tragjedisë, u larguan sapo panë flakët

Zjarri në Zvicër/ “Jemi në gjendje shoku!” Dy vajza të reja i shpëtuan tragjedisë, u larguan sapo panë flakët

January 1, 2026
Shtohen automjetet në qarkullim: Cili është qyteti shqiptar që ka më shumë makina

Nga sot fillon bonus-malus, sigurim më i shtrenjtë i mjetit për drejtuesit që kanë shkaktuar dëme

January 1, 2026
Liturgji hyjnore festive për Rrethprerjen e Zotit dhe Shën Vasilin e Madh, 70 vjet jetë dhe dëshmi e Kryepeshkopit Joan

Liturgji hyjnore festive për Rrethprerjen e Zotit dhe Shën Vasilin e Madh, 70 vjet jetë dhe dëshmi e Kryepeshkopit Joan

January 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com