• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Deklaratat e Blushit, Rama: Kritikat vijnë nga sehirxhinjtë

by Lorenc Vangjeli
29/01/2016 13:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një ditë pasi deputeti socialist Ben Blushi bëi publik vendimin për të sfiduar kreun aktual të partisë Edi Rama në garën për selinë roz ku nuk kurseu kritikat për qeverisjen e deritanishme, ka ardhur edhe reagimi i kryeministrit. Nga Vlora ku zhvilloi një takim me strukturat lokale të partisë pas fushatës së anëtarësimeve të reja dhe zgjedhjet e strukturave lokale, Rama tha se ata që kritikojnë janë në vendin e “sehirxhiut”. Edhe pse nuk ka përmendur emrin e Blushit, deklarata e Ramës vjen një ditë pas kritikave të Blushit.

“Ka kritikë që e kanë të lehtë ta bëjnë këtë sepse qëndrojnë në pozicionin komod të sehirxhiut. Që na thonë se ku po gabojnë ata që kanë marrë në dorë fatet e vendit, ndërkohë që ne që kemi marrë fatet e vendit se kemi të lehtë, por nuk tërhiqemi asnjë milimetër nga kjo rrugë reformash, që po t’i kishte bërë Shqipëria sot do ishim një tjetër vend. “Ne nuk mund ti lejojmë vetes që në emër të të mbajturit mirë me njëri-tjetrin, frikës se po humbasim vota nga ata që zhgënjehen, apo interesave që mbajtën peng reformat ti faturojmë vendit 20 vite të tjerë pa reforma”, tha Rama.

Në fjalën e tij përpara socialistëve, rama deklaroi më tej se bashkë me reformimin e Shqipërisë do reformohet edhe kjo parti. Ai vlerësoi aleancën me LSI-në ndërsa tha se reformat ambicioze janë ndërmarrë në bashkëpunim

“Jam i bindur se PS, e cila historikisht ka fituar zgjedhjet në harkun e këtij rajoni, sot ka mundësinë e artë të tregojë se të gjitha fitoret tona të mëdha dhe të rëndësishme nuk kanë qenë maksimumi i potencialit që ka PS. Falë zgjerimit e riorganizimit, falë përfshirjes së njerëzve të rinj, në zgjedhjet e ardhme do shënojmë, jo thjesht fitoren e ardhshme, por do bëjmë që të triumfojë potenciali i saj i jashtëzakonshëm. I bindur që në Vlorë e zonat e tjera pa i numëruar të gjitha, PS ka mundur gjithmonë të bëjë më shumë. Falë mbështetjes së madhe që kjo parti ka në popull, kemi pasur mundësi që në aleancë me LSI dhe partitë e tjera ti japë vendit një qeverisje që ka ndërmarrë programin më ambicioz të reformave dhe kur po reformojmë thellësisht Shqipërinë s’kemi si të mos reformojmë vetveten”,- tha Rama.

Next Post

I çon SMS gazetares: "Do tët përdhunoj po më dole para"... Por ja si ja kthen ajo (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vrasja e Urim Fikut në Bulqizë, policia gjen një kallashnikov dhe gëzhoja në banesë

Vrasja e Urim Fikut në Bulqizë, policia gjen një kallashnikov dhe gëzhoja në banesë

November 10, 2026
Buxheti 2027 për mbrojtjen, Rama ndan videon: Vijojmë modernizimin e Forcave të Armatosura

Buxheti 2027 për mbrojtjen, Rama ndan videon: Vijojmë modernizimin e Forcave të Armatosura

November 10, 2026
“Nuk eksportojmë thuajse asgjë në BE”, Tabaku nga Brukseli: Integrimi ekonomik kërkon investime

“Nuk eksportojmë thuajse asgjë në BE”, Tabaku nga Brukseli: Integrimi ekonomik kërkon investime

November 10, 2026
Nga subvencionet te bashkëpunimi mes fermerëve, Salla: Çfarë ndryshon në bujqësi në 2027

Nga subvencionet te bashkëpunimi mes fermerëve, Salla: Çfarë ndryshon në bujqësi në 2027

November 10, 2026
Sot Bajram, por qytetarët “dynden” drejt plazheve. Radhë kilometrike automjetesh

Makinat me targa të huaja, ja si do të paguhen rrugët në Shqipëri dhe çfarë parashikohet për targat shqiptare

November 10, 2026
Me precedentë kriminalë, arrestohet me armë dhe kokainë 42-vjeçari në Kamëz

Me precedentë kriminalë, arrestohet me armë dhe kokainë 42-vjeçari në Kamëz

November 10, 2026

PS mbledh Asamblenë të shtunën te Gjiri i Lalzit. Zbulohen çështjet që do të diskutohen

November 10, 2026
Polonia në zi pas sulmit të përgjakshëm në Krakovë, mijëra qytetarë marshojnë në nderim të viktimave

Polonia në zi pas sulmit të përgjakshëm në Krakovë, mijëra qytetarë marshojnë në nderim të viktimave

November 10, 2026
Shisnin dekodera me qindra kanale pirate, dënohen me nga 9 muaj burg tre persona në Tiranë

Shisnin dekodera me qindra kanale pirate, dënohen me nga 9 muaj burg tre persona në Tiranë

November 10, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Tablo e zymtë ekonomike e familjeve në Tiranën urbane

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In