Kryeministri Edi Rama nuk e ka kursyer ironinë për protestat e opozitës, me parullën “Rama ik”. Në bisedë sot me banorë të njësisë administrative 1 në Tiranë, Rama ka kujtuar se opozita këtë punë ka pasur gjithmonë.
“Këtë punë kanë bërë, edhe me Fatosin, Nano ik, edhe kur ishte ky figura, shoku ynë që na iku për duarsh, Ilir Meta, ‘Meta ik’. Janë kaq dembelë sa edhe parullën e heqin vetëm emrin, dhe lënë ik, nuk ndryshojnë dot. Dhe gjithë jetën ik, ik, ky muhabet. Ik, ik, se do vi unë, po hajt fito, jo po ik ti të vij unë, se ti këtej, e andej, e bam e bum, e bam e bum shfrytëzojnë njerëz të verbër dhe i cojnë nëpër burgje”, tha Rama.
Në fund nuk la pa shigjetuar edhe kryetaren e LSI-së. “E di doktoresha këtë punë, ethet nxjerrin të keqen, janë ca ethe që nxjerrin të keqen dhe pastaj ndryshon gjithë fiziologjia, ne rregull jeni, vetëm ruani KZAZ”, tha Rama duke buzëqeshur.
g.kosovari