• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, December 9, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama-Idrizi-Topi? Marrin 68-72 mandate

by Eduard Zaloshnja
16/02/2017 15:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Eduard ZALOSHNJA

Gjatë një interviste në media, kryeminstri Rama ka deklaruar se, “aleanca me LSInë krijon një mazhorancë solide reformash, e jo thjesht një mazhorancë numrash – dhe reformat e jo numrat, janë arsyet e koalicionit me Metën”. Sipas tij, kjo aleancë ka objektiva strategjike, që kanë të bëjnë me 20 vitet e ardhshme, e jo vetëm me 4 vitet e ardhshëm. Ndërkohë, në media kanë qarkulluar informacione të pakonfirmuara zyrtarisht, se në kryesinë e PS-së janë diskutuar edhe numrat e mandateve, kur Meta deklaroi publikisht që, nëse PS-ja siguron 71 mandate ,vetëm me aleatët e saj të vegjël, LSI-ja është e gatshme të dalë në opozitë.

Gjithashtu, në media është raportuar se Rama u ka kërkuar të deleguarve të kryesisë së PS-së në qarqe, q të synojnë me patjetër të arrijnë votat e 2013-ës. Dhe, në një situatë tensionesh mes dy aleatëve të mëdhenj të koalicionit aktual mazhoritar, vlen të bëhet një analizë e numrave, para se të zyrtarizohen në prill koalicionet për zgjedhjet e qershorit. Përsëritja identike e rezultateve të 2013-ës, për partitë aktuale, në secilin nga 12 qarqet, do të ishte një ngjarje me probabilitet shumë të vogël. Por, në qoftë se kjo gjë ndodh, dhe LSI-ja garon më vete në zgjedhjet e qershorit, koalicioni PS+PDIU+FRD+PSD+PDS+etj., do të merrte 72 mandate, koalicioni PD+PBDNJ+PAA+PR+LZHK+etj., do të merrte 57 mandate, dhe LSI-ja do të merrte 11 mandate (shihni detajet e llogaritjeve në Tabelën 1)

Por llogaritjet e mandateve në Tabelën 1, mund të ndryshojnë në mënyrë thelbësore politikisht, nëse ndodh një shmangie fare e vogël e rezultateve, qoftë edhe në vetëm 2 qarqe të vetme. Në këtë rast, koalicioni PS+PDIU+FRD+PSD+PDS+etj., do të zbriste në nivelin e 70 mandateve. Në fakt, nga një sondazh kombëtar që zhvillova në fillim të shkurtit (shihni Grafikun 1), rezultonte se koalicioni PS+PDIU+FRD+PSD+PDS+etj.,(në qoftë se LSI garon më vete) do të merrte, sot, 48% të votave në rang kombëtar (marzhi gabimit statistikor plus/minus 3.2%).

Për krahasim, partitë që janë tani në koalicionin PS+PDIU+FRD+PSD+PDS+etj., (pa LSInë) kanë marrë 51% votave në zgjedhjet e 2013-ës, (rrjedhja e votave shkon kryesisht drejt LIBRA-s, që figuron në sondazh me mbi 2% të votave në rang kombëtar).

Grafiku 1.

Rrjedhjen aktuale të votave të majta drejt LIBRA-s, e ilustron edhe Grafiku 2, ku pasqyrohet ndryshimi i numrit të votave, nga zgjedhjet e 2009-ës deri më sot (numri i votave të sotme është vlerësuar në bazë të sondazhit të sipërcituar). Gjithashtu, ky grafik ilustron rrjedhjen e votave të djathta drejt LSI-së në zgjedhjet e 2013-ës.

Grafiku 2.

Formula e llogaritjes së mandateve dhe ndarja e territorit në 12 zona elektorale, e bëjnë përcaktimin e totalit të mandateve shumë tekanjoz. Një koalicion mund të sigurojë 71 mandate, edhe me vetëm 47% të votave në rang vendi – siç qe rasti i koalicionit të Berishës më 2009-ën, kur për një grusht votash në Fier, mund të kishte siguruar mandatin e 71-të. Nga ana tjetër, një koalicion mund të përfundojë me vetëm 70 mandate, edhe po të ketë marrë 51% të votave në rang vendi.

Gjithçka varet nga mënyra sesi shpërndahen votat e koalicionit, në 12 qarqet e Shqipërisë. Sidoqoftë, bazuar në rezultatet e sondazhit të mësipërm, kam bërë një llogaritje të përafërt të mandateve (ku merret parasysh marzhi i gabimit statistikor të sondazhit). Për të bërë këtë llogaritje, kam hamendësuar një shpërndarje proporcionale të votave kombëtare, në 12 qarqet e Shqipërisë, bazuar në historikun e votimit në to. Nga kjo shpërndarje, rezulton që, nëse zhvillohen zgjedhjet SOT dhe LSI-ja garon më vete, koalicioni PS+PDIU+FRD+PSD+PDS+etj., merr 68-72 mandate, koalicioni PD+PBDNJ+PAA+PR+LZHK+etj., merr 54-57 mandate, LSI-ja merr 11-13 mandate, dhe LIBRA 0-1 mandat (shihni Tabelën 2).

Tabela 2. Mandatet sipas sondazhit, nëse zhvillohen zgjedhjet sot dhe LSI-ja garon më vete

Llogaritjet e mësipërme tregojnë se, koalicioni PS+PDIU+FRD+PSD+PDS+etj., nuk e ka të sigurt bastin e arritjes ose të tejkalimit të numrit magjik të 71 mandateve, nëse do të përballej, sot, me dy koalicione – gjegjësisht atë të PD-së dhe atë të LSI-së. Në fëmijëri, këtë lloj basti, e quanim “bast, kokë a pilë”.

Ndërsa, në qoftë se PS-ja futet në zgjedhje bashkë me LSI-në dhe të gjitha partitë e tjera të vogla, avantazhi ndaj opozitës është aq i madh, saqë kjo e fundit do ta kishte praktikisht të pamundur përmbysjen e tij. Me fjalë të tjera, në këtë rast, basti do të quhej “bast i sigurt, kokë”. /afp

Next Post
Kosova merr lajm të mirë/UEFA lejon ndeshjet në “Adem Jashari”

Kosova merr lajm të mirë/UEFA lejon ndeshjet në “Adem Jashari”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Jep dorëheqjen nënkryetari i Bashkisë së Vlorës/ Mbajti edhe detyrën e…

Jep dorëheqjen nënkryetari i Bashkisë së Vlorës/ Mbajti edhe detyrën e…

December 9, 2025
Publikon fotot nga Jordania, Rama: Shqipëria udhëhoqi tryezën e liderëve fetare të Ballkanit

Publikon fotot nga Jordania, Rama: Shqipëria udhëhoqi tryezën e liderëve fetare të Ballkanit

December 9, 2025
Wang Yi bën thirrje për forcimin e komunikimit dhe bashkëpunimit për të nxitur lidhjet Kinë-Gjermani

Wang Yi bën thirrje për forcimin e komunikimit dhe bashkëpunimit për të nxitur lidhjet Kinë-Gjermani

December 9, 2025
Protestat e fermerëve grekë, vijon për 3 orë bllokimi në aksin Kakavijë–Janinë

Protestat e fermerëve grekë, vijon për 3 orë bllokimi në aksin Kakavijë–Janinë

December 9, 2025
Plagoset me armë zjarri në rrethana të paqarta 37-vjeçari në Berat

Gjendet pa jetë në banesë 65-vjeçari në Durrës. Dyshohet se…

December 9, 2025
“LSI, organizatë terroriste”, analisti Arben Meçe: Partinë e inkriminoi Ilir Meta

8 dhjetori 1990/ “Studentët e përjashtuan”- Analisti: Berisha s’ka lidhje me atë lëvizje, e solli Ramiz Alia nga Italia për ta sfumuar!

December 9, 2025
“PD nuk ka firmosur asnjë kandidaturë për Avokatin e Popullit!”/ Strazimiri: PS po e kthen këtë proces në një farsë…

“PD nuk ka firmosur asnjë kandidaturë për Avokatin e Popullit!”/ Strazimiri: PS po e kthen këtë proces në një farsë…

December 9, 2025
Kërkuan lista të hapura në zgjedhje, Gjykata Kushtetuese rrëzon partitë e vogla

Gara për vendin e Elsa Toskës në Gjykatën Kushtetuese, Kuvendi rihap garën

December 9, 2025
Këlliçi i bindur: Non grata për Berishën do të hiqet, kam 4 vite që e them

“Do bashkëpunoja me Braçen!”/ I shtrin dorën për bashkëpunim Qorit, Shehajt e Lapajt, Këlliçi: Bashkë kundër Ramës!

December 9, 2025
“Drejtuesi i SPAK tregoi guxim dhe integritet në luftën kundër krimit të organizuar!”- NCA në Britaninë e Madhe vlerëson Dumanin

“Drejtuesi i SPAK tregoi guxim dhe integritet në luftën kundër krimit të organizuar!”- NCA në Britaninë e Madhe vlerëson Dumanin

December 9, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In