• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama ia thotë “në sy” Kuvendit të Kosovës: E sotmja nuk do të ishte e njëjtë pa Thaçin! Nuk bëtë gjë për padrejtësinë në Hagë!

by A R
20/12/2024 13:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka folur për Hashim Thaçin dhe krerët e UÇK-së në Hagë.

Fjalimin e tij ai e bëri në Kuvendin e përbashkët mes Kosovës e Shqipërisë.

Edi Rama tha se e sotmja nuk do të ishte e njëjtë pa Hashim Thaçin.

“Pa përfaqësuesit e UÇK-së nuk nisemi, as sot, as nesër, asnjëherë. Vetëm bashkë. Ku janë sot përfaqësuesit e UÇK-së. Pa Hashim Thaçin e shokët e tij që udhëtuan bashkë me Rugovën e Qosjen, ne nuk e dimë, çfarë rruge do të kishte marrë fati i Kosovës, por çfarë ne dimë me siguri është se ato qaste nuk do të kishin ardhur, dhe e sotmja do t’i ngjante të shkuarës, pa Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës mme në krye Hashim Thaçin”, tha ai raporton Nacionale.

“Sot që ne jemi të gjithë këtu në Kuvendin ku u shpall pavarësia e Kosovës, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi po mbahen peng prej gati 5 vjetësh, në qelitë e një drejtësie ndërkomëbtare e cila ka zhgënjyer këdo që ka pritur prej saj virtytet e një shteti të së drejtës. As nuk e kam diskutuar ndonjëherë, as sot, të drejtën e asaj Gjykatës Speciale për të bërë punën që ia ka ngarkuar edhe vendimmarrja e kësaj salle, ku vet Hashimi ka ngritur dorën për të formuar ajo Gjykatë”, tha Edi Rama, raporton Nacionale.

Ai ishte i ashpër kur tha se Kuvendi i Kosovës nuk ka bërë asgjë për të nxjerrë një rezolutë për padrejtësinë në Gjykatën Speciale të Hagës.

“Nuk vijë dot këtu në Prishtinë, ta gëlltisë, në mungesë të Hashimit, Kadriut, Jakupit në mungesë të Rexhepit, është nyja e mbledhur në fyt, nga një dyshim shumë i madh, dhe i arsyeshëm se ai proces, është proces i parregullt ligjor, dhe se normat dhe standardet e tij janë nën standardet e drejtësisë që e financojnë atë far Gjykate. Nuk rrit dot pa ua thënë këtu çudinë time për faktin se në këtë sallë nuk është ndërmarrë asnjëherë një nismë për të kërkuar një rezolutë të mbështetur nga të gjitha forcat politike, të gjitha vendeve financuese, shqetësimin e madh mbi standardet e atij procesi, dhe për të kërkuar ngritjen e një misioni verifikimi. Gjykata është e pavarur, por standardet nuk janë të varura nga gjyqtarët”, tha Edi Rama.

Rama tha se nëse Kuvendi i Kosovës ndërmerr një veprim për të votuar një rezolutë, të njëjtën do ta bëjnë edhe në Shqipëri.

“Nëse Kuvendi i Kosovës, kurdo qoftë, do të ndërmerrte nismën për të iu drejtu të gjithave sheteteve sponozorizese të Gjykatës Speciale dhe për ta marr në to cenimin e standardeve demokratike në procesin ligjor kundër Hashim Thaçit, Krasniqit, Veslit dhe Slimit, dhe nëse do të na kërkohej që një nismë e tillë Kuvendi i Shqipërisë, PS do të angazhohej pa ngurrim që të njëjten rezolutë ta depozitonte ë Kuvendin e Shqipërisë”, tha Rama.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë një propozim në mbledhjen e Kuvendit të përbashkët mes Kosovës e Shqipërisë.

Ai ka thënë se Kosova duhet ta ngrijë dialogun me Serbinë.

“Në këtë fazë kaq vendimtare, Kosova duhet ta ngrijë, ta ftofi, pa afat, dialogun me Serbinë. Dhe normalizimin e marrëdhënieve duhet ta synojë nëpërmjet dialogut bilateral me BE-në, duke e këputur me nacionalizimin serb, dhe për ta lidhur me Evropën. Kosova mund t’ia jap BE-së provën e padiskutueshme të vullnetit tdhe përkatësisë së vet në NATO, duke përmbushur të gjitha kushtet uniletaeralisht, jo për hir të Serbisë, por për hir të martirëve të vet, dhe për hir të bashkimit tonë kombëtar me kryeqytet Brukselin”, tha Rama.

Next Post
VIDEO / Rama shmang celularin dhe i dërgon letër Kurtit. Kryeministri i Kosovës e lë në tavolinë dhe…

VIDEO / Rama shmang celularin dhe i dërgon letër Kurtit. Kryeministri i Kosovës e lë në tavolinë dhe...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shpërthen bombola e gazit në Krumë, plagoset zonja e shtëpisë

“Duhet të përdoren vetëm të çertifikuarat”, ISHTI: Incidentet me bombolat, pasojë e rrjedhjes së gazit

November 5, 2026
Nga Parisi në Lion, Franca në këmbë! 270 mijë protestues në rrugë, policia përplaset me turmën

Nga Parisi në Lion, Franca në këmbë! 270 mijë protestues në rrugë, policia përplaset me turmën

November 5, 2026
Martinaj i zhdukur, Mihasi i vrarë! SPAK “kopsit” dosjen, jepet pretenca për të pandehurit

Martinaj i zhdukur, Mihasi i vrarë! SPAK “kopsit” dosjen, jepet pretenca për të pandehurit

November 5, 2026
Sistemi i pagesave dhe siguria, Banka Botërore: Shqipëria hapa pozitivë!

Sistemi i pagesave dhe siguria, Banka Botërore: Shqipëria hapa pozitivë!

November 5, 2026
E vendosur në katin zero, gjendet bombola e gazit që dyshohet se shkaktoi shpërthimin tragjik në Elbasan

E vendosur në katin zero, gjendet bombola e gazit që dyshohet se shkaktoi shpërthimin tragjik në Elbasan

November 5, 2026
Dosja hetimore e SPAK/ Zbardhen bisedat e Ergys Agasit me dy izraelitët: E kam shoqe të ngushtë Vlora Hysenin

Dosja hetimore e SPAK/ Zbardhen bisedat e Ergys Agasit me dy izraelitët: E kam shoqe të ngushtë Vlora Hysenin

November 5, 2026

Taksa e qarkullimit te mjetet, eksperti: Përfitojnë ata që bëjnë shumë kilometra

November 5, 2026
TVSH 10% për fermerët me NIPT, kush përfiton dhe si do të funksionojë skema e re

“Fondet të kalojnë pa vonesa”, INSTAT kërkon para shtesë për vitin 2027 për censin e bujqësisë

November 5, 2026
Përplaset për vdekje nga dy makina i moshuari, arrestohen dy shoferët, njëri u largua nga vendngjarja

Përplaset për vdekje nga dy makina i moshuari, arrestohen dy shoferët, njëri u largua nga vendngjarja

November 5, 2026
‘Ziheshim shumë’! I vuri flakën babait ndërsa flinte, zbardhet dëshmia e vajzës

‘Ziheshim shumë’! I vuri flakën babait ndërsa flinte, zbardhet dëshmia e vajzës

November 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In