• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, July 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Rama i uron mirëseradhjen brandit Deutsche Telekom

by Java News
08/07/2015 20:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kompania AMC nuk do të mbajë më emrin me të cilin ka qenë në treg prej thuajse 20 vitesh. I pranishëm në panelin e “Konferencës së 8-të Ekonomike Gjermano – Shqiptare”, drejtori i përgjithshëm i AMC, Dimitrios Blatsios u ka bërë me dije të pranishëve që kompania do të jetë me emër, identitet, ngjyra dhe logo të re në treg. Dimitrios Blatsios tha se kompania do të operojë nën brandin e Grupit Deutsche Telekom, duke sjellë në Shqipëri vlerat që Grupi mbart, të cilat janë: Inovacioni, Kompetenca dhe Thjeshtësia. “Tani kompania do të jetë në treg me një imazh të ri, me logo, emër, dhe ngjyra ndryshe. Do të përfaqësojmë një emër të madh, do të jemi me brandin Deutsche Telekom”-, tha Blatsios.

Mirëseardhjen e brandit e ka uruar dhe kryeministri Edi Rama, i cili u shpreh mjaft entuziast për futjen në tregun shqiptar të këtij Grupi gjigand botëror. Rama mori si shembull këtë zhvillim në tregun e telekomunikacionit për të inkurajuar bizneset gjermane të këtij niveli që të jenë të pranishëm në tregjet shiptare. “Ne jemi gati të mirëpresin investimet gjermane në çdonjërën nga këto fusha, ashtu sikundër tifozët e shumë të futbollit, të kombëtares gjermane, presin me padurim veshjen e kompanisë celulare AMC me uniformën e purpurt të Deutsche Telekom.”, – tha Rama.

Ndërkohë, kancelarja Merkel ka përmendur telekomunikacionin si një ndër sektorët më potencialë për tu zhvilluar. “Kemi marrëdhënie ekonomike siç është Aeroporti i Tiranës, industria e automjeteve, industria e tekstileve dhe telekomunikacioni, për të cilën disktuam dhe sot, për bashkëpunimin në fushën e telekomunikacionit”, – ka thënë kancelarja Merkel. Prej disa ditësh kompania e parë celulare në vend ka nisur një fushatë masive komunikimi ku tregohet logo “T”. Drejtori i Divizionit të Marketingut ka deklaruar në media se shumë shpejt në Shqipëri do të jetë i pranishëm brandi i Grupit Deutsche Telekom. “Është brandi europian më i çmuar i telekomunikacionit në të gjithë botën. Duke qenë pjesë e kompanisë lider të telekomunikacionit në Europë për shërbimet e integruara, ne do të vendosim standarte në këtë treg me produkte dhe shërbime inovatore”, – është shprehur Henri Vandre. Pritet që brandi i ri t`i prezantohet publikut me datë 23 korrik.

Next Post

Merkeli dhe Srebrenica

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Peshtan/ Zjarri përfshin zonën me bimësi, zjarrfikësit shuajnë vatrën

Peshtan/ Zjarri përfshin zonën me bimësi, zjarrfikësit shuajnë vatrën

July 26, 2026
“Hileja” me zbardhjen e vendimeve, si po tentojnë të dënuarit të përfitojnë nga amnistia

“Hileja” me zbardhjen e vendimeve, si po tentojnë të dënuarit të përfitojnë nga amnistia

July 26, 2026
Shuhen 20 vatra zjarri në vend, Ministria e Mbrojtjes: Vetëm 2 aktive

Flakët përpinë mijëra hektarë, zbulohet kostoja e rëndë që lanë pas zjarret në Shqipëri! Zbardhet raporti i AKM për 2025

July 26, 2026
Negociatat përfunduan tragjikisht, dalin pamjet kur RENEA rrethoi automjetin e Refit Buzit (VIDEO)

Negociatat përfunduan tragjikisht, dalin pamjet kur RENEA rrethoi automjetin e Refit Buzit (VIDEO)

July 26, 2026
Pamjet me dron! Ja pjesëmarrja në protestë

Pamjet me dron! Ja pjesëmarrja në protestë

July 26, 2026
Sulm në Gazë, Izraeli njofton eliminimin e komandantit të Hamasit

Sulm në Gazë, Izraeli njofton eliminimin e komandantit të Hamasit

July 26, 2026
I dyshuari për sulmin në Pride të Berlinit vritet nga policia gjatë operacionit

I dyshuari për sulmin në Pride të Berlinit vritet nga policia gjatë operacionit

July 26, 2026

“Qytetarët nuk gjejnë përfaqësim”, Rada: Në protestë, elektorati gri

July 26, 2026
“I hipin një kali që nuk e shalojnë vetë”, gazetari: Protesta ka elementë politikë që nuk përfaqësojnë njerëzit

“I hipin një kali që nuk e shalojnë vetë”, gazetari: Protesta ka elementë politikë që nuk përfaqësojnë njerëzit

July 26, 2026
SHBA ndal sulmet ndaj Iranit, Waltz: Trump po i jep hapësirë diplomacisë

SHBA ndal sulmet ndaj Iranit, Waltz: Trump po i jep hapësirë diplomacisë

July 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In