• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama i shkruan letrën e katërt Lulzim Bashës: S’më ka çu nana me la gojën!

by S M
25/05/2019 11:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Edi Rama nuk i ka mbaruar ende mesazhet për Lulzim Bashën. Sapo ka dalë mesazhi i tij i katërt. Ja brendia e  tij:

Zoti Kryetar,

nuk dua t’Ju krijohet ideja se ky është një ushtrim serial i llojit “m’ka çu nana me la gojën”, as një përsiatje e zgjatur ku unë kam thjesht interesin e ndarjes me publikun, të mendimeve të mia lidhur me situatën e krijuar prej Jush.

Padyshim që këto letra publike, synojnë të qartësojnë sa të jetë e mundur edhe opinionin publik, lidhur me pozicionin e me opinionin tim në këtë situatë. Por nëse një nisëm e tillë, do të ishte pa asnjë interes për Ju e për grupimin Tuaj politik, sigurisht që s’do zgjidhja këtë rrugë për t’u sqaruar deri në fund me njerëzit. Kam frikë se Ju nuk e shihni fare interesin e drejtëpërdrejtë që keni, në leximin e këtyre mesazheve publike drejtuar Juve personalisht, ashtu sikundër jam i bindur se më herët se vonë, kur t’i lexoni në një situatë tjetër, do t’Ju vijë keq që s’i lexuat e kuptuat kur duhej, nëse nuk uleni tani në Tryezën e Dialogut.

Unë e kam ditur dhe fatmirësisht Ju’a kam thënë, shkruar në një sms të shkurtër, shumë kohë më parë, se ku mund t’Ju çonte heqja dorë nga frenat e retorikës politike ose, shqip, të folurit e gojës para mendjes, në kuturisjen e dëshpëruar për të treguar forcën e kërcitjes së dhëmbëve, duke braktisur forcën e arsyes. Ja ku jemi sot dhe në shumë pak kohë, nëse Ju nuk frenoni për t’u kthyer në rrugën e arsyes, e tatëpjeta për grupimin Tuaj politik, po sidomos për Ju personalisht, do të jetë pa mundësi ndalese deri kur të prekni fundin e saj të dhimbshëm.

Në historinë e demokracisë janë tkurrur e tretur parti historike shumë më të mëdha e të lavdishme, se sa grupimi që Ju aktualisht drejtoni me një papërgjegjshmëri të hatashme. Po kurrë s’ka ndodhur që pluralizmi të tretet bashkë me to. Janë shfaqur e zhdukur pa lënë gjurmë, udhëheqës të dështuar në krye të plot partive me peshë dhe jeta politike ka vijuar e ka prodhuar udhëheqës të rinj pa ndonjë vështirësi të pakapërcyeshme.

Kështu që, nuk është as keqardhja ndaj Jush që më mundon, as dalja e palavdishme nga skena e grupimit Tuaj, të degraduar sot në një masë depresive muskujsh, inatesh e britmash. Po më shqetëson shumë, humbja e panevojshme dhe e dëmshme për vendin tonë e kohës dhe energjive, me një histori kaq të shëmtuar e të kotë politike, sa kjo që po zhvillohet në amullinë e dëshpërimit të opozitës Suaj, qyshse dogjët qorrazi mandatet parlamentare e nisët t’i fryni me tërbimin e humbësit zjarrit të barbarisë politike.

Kundërshtarët janë krijuar për t’u mundur, por në demokraci ata s’janë armiq, nuk trajtohen si armiq dhe nuk munden armiqësisht, sepse koston e armiqësisë e paguan vendi. Këtu, tek kostoja që ka për vendin mënyra krejt e papërgjegjshme se si Ju keni zgjedhur të përballeni me frikën nga humbja e nga drejtësia, e ka burimin edhe keqardhja ime. Edhe marrja e këtij mundimi letërshkrimesh nga ana ime, buron nga bindja ime se ka ende kohë, për t’i ulur kostot e kësaj historie krejt të tepërt politike për Shqipërinë sot dhe nga ndjenja e detyrës sime, për t’i thirrur të kthehet arsyes Suaj të humbur.

Edhe armiqtë dialogojnë, madje edhe kur janë në llogoret e luftës prej vërteti, ata e ndalin këmbimin e zjarreve dhe i lenë një kohë këmbimit të fjalëve. Pastaj, nëse fjalët nuk e ndalin dot zjarrin, zjarri rimerr vendin e fjalëve. Ndërsa kundërshtarët në demokraci hedhin e presin shumicën e kohës, po ka gjithnjë një kohë kur ulen e flasin, sepse demokracia edhe mur edhe urë, fjalën ka. Si mund t’i thuhet kundërshtarit në demokraci ik ti dhe pastaj flasim ose unë do t’i ve zjarrin vendit?! Kur ka ndodhur kjo dhe ku, përveçse në Shqipërinë e udhëheqësit Tuaj ndjellakeq e çmendurak?! Ah po, e vërtetë, ka ndodhur edhe në Shqipërinë e dy viteve më parë, kur fiks si në këta muaj, Ju thoshit ik ti dhe pastaj flasim, madje bjere dorëheqjen me shkrim në Çadrën e Republikës së Re që të flasim!

Dhe në fakt, dorëheqja me shkrim nuk erdhi se s’kishte si të vinte, po erdhët Ju në rrugën e arsyes dhe çadra iku bashkë me Republikën e Re, se s’kishin si të mos iknin. Edhe sot, Ju duhet ta harroni dorëheqjen time për një arsye shumë të thjeshtë: Unë as jam zgjedhur nga Ju, as punoj për Ju e as mund të tradhëtoj ata që më kanë zgjedhur dhe të gris kontratën detyruese me ta, shumicën e shqiptarëve, pse Ju nuk pranoni t’i nënshtroheni vullnetit të shumicës dhe i frikeni zgjedhjeve e drejtësisë si djalli temianit!

Bashkë me dorëheqjen time, Ju i dashur Lulzim, duhet të harroni edhe se mund ta nënshtroni shumicën, duke imponuar me dalëmendjen e një pakice në tkurrje, anullimin e zgjedhjeve të 30 qershorit – të cilat nuk i kam caktuar unë po Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë dhe nuk i kam në dorë unë, po populli shqiptar.

Nëse Ju s’doni të hyni në zgjedhje se keni frikë nga gjykimi i popullit me votë apo se shihni në bezen e imagjinatës Suaj, një film ku votën e shqiptarëve pa dallim, e zëvendëson molotovi i ndjekësve Tuaj të verbuar a të paguar, kjo është llogaria Juaj e gabuar dhe natyrshëm, edhe e drejta Juaj për ta vetëasgjësuar grupimin Tuaj politik duke i besuar kësaj llogarie marroqe. Por Ju duhet ta harroni po ashtu, se mund ta ktheni përmbys logjikën e sistemit demokratik, duke ndjekur logjikën e forcës së dëshpëruar të të humburit, që gabimisht kujton se s’ka ç’humbet tjetër dhe kthehet në të mbyturin që të mbyt!

Keni akoma shumë, sa shumë, për të humbur! Keni akoma kohë, shumë pak kohë, për të rifituar kthjelltësinë, qetësinë dhe orientimin e humbur, duke u kthyer në Tryezën e Dialogut e duke i kursyer Shqipërisë, po edhe vetes e grupimit Tuaj, kostot e një aventure sa qesharake, aq edhe të kushtueshme për këtë vend.

Këto letra të miat po zgjaten përditë, sepse po mbarojnë! Dhe me durim po Ju përsëris, ftesën për Dialog. Pa kushte dhe pa frikë. Kushtet dhe frika, janë pengesat që do t’Ju nxjerrin nesër si dështak nga politika, nëse nuk i nxirrni sot fishek nga vetja.

Në pritjen Tuaj që vazhdon,

Edi Rama

25 maj, 2019

Next Post
Ambasada italiane apel qytetarëve të saj: Shmanguni nga protesta e të shtunës!

Ambasada italiane apel qytetarëve të saj: Shmanguni nga protesta e të shtunës!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

I riu me maskë hodhi gurë e kapsolla në protestë, Policia i vendos gjobën e ‘majme’ 500 mijë nga paketa antidhunë!

I riu me maskë hodhi gurë e kapsolla në protestë, Policia i vendos gjobën e ‘majme’ 500 mijë nga paketa antidhunë!

November 8, 2026
Prezantohet si politikan/ Shqiptari i preferuar i propagandës ruse, gazeta finlandeze zbulon historinë e tij!

Prezantohet si politikan/ Shqiptari i preferuar i propagandës ruse, gazeta finlandeze zbulon historinë e tij!

November 8, 2026
U arrestua pas denoncimit të nxënësve për ngacmim seksual në Selenicë, mësuesi 35-vjeçar mbërrin në Gjykatë për masën e sigurisë!

U arrestua pas denoncimit të nxënësve për ngacmim seksual në Selenicë, mësuesi 35-vjeçar mbërrin në Gjykatë për masën e sigurisë!

November 8, 2026
Tragjedi në brigjet e Senegalit, mbytet varka me emigrantë, raportohet për të paktën 21 viktima!

Tragjedi në brigjet e Senegalit, mbytet varka me emigrantë, raportohet për të paktën 21 viktima!

November 8, 2026
“Asnjë familje pa mbështetje”- Spahiu nga Korça: 50 milionë euro për “Bonusin e Bebes”, ja kur nisin përfitimet mujore për fëmijët deri në 5 vjeç

“Asnjë familje pa mbështetje”- Spahiu nga Korça: 50 milionë euro për “Bonusin e Bebes”, ja kur nisin përfitimet mujore për fëmijët deri në 5 vjeç

November 8, 2026
Zgjedhje në Luginën e Preshevës, 37 mijë shqiptarë votojnë për 29 anëtarët e Këshillit Kombëtar

Zgjedhje në Luginën e Preshevës, 37 mijë shqiptarë votojnë për 29 anëtarët e Këshillit Kombëtar

November 8, 2026
Theu arrestin e shtëpisë për trafik klandestinësh, i riu kapet në Gjirokastër duke duke kaluar afganin nga Greqia me destinacion vendet e BE

Theu arrestin e shtëpisë për trafik klandestinësh, i riu kapet në Gjirokastër duke duke kaluar afganin nga Greqia me destinacion vendet e BE

November 8, 2026
Zgjedhjet në SHBA, demokrati Abdul El Sayed fiton Michiganin

“Më quajnë Abdulrahman Mohamed El-Sayed”

November 8, 2026
VIDEO/ Tërmeti 5.7 ballë që goditi Japoninë la të paktën mbi 20 të plagosur dhe shkatërrim, ja çfarë ndodhi me centralet bërthamore?

VIDEO/ Tërmeti 5.7 ballë që goditi Japoninë la të paktën mbi 20 të plagosur dhe shkatërrim, ja çfarë ndodhi me centralet bërthamore?

November 8, 2026
“E mbivlerësuar, lë për të dëshiruar nga…”- Deklarata e Jonida Maliqit ‘nxeh’ Rozana Radin: Do të ishte film nëse një këngë e saj…

“E mbivlerësuar, lë për të dëshiruar nga…”- Deklarata e Jonida Maliqit ‘nxeh’ Rozana Radin: Do të ishte film nëse një këngë e saj…

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In