• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama i shkruan Bashës letrën e gjashtë: Kjo, java e fundit për të tentuar dialogun!

by A R
27/05/2019 15:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama duket se nuk ka hequr dorë nga letrat publike ndaj kreut të PD, Lulzim Basha.

Edhe pse shprehet se letrave të tij po i vjen fundit, Rama e lë të hapur mundësinë e dialogut edhe për këtë javë, në perputhje me afatet.

Shefi i qeverisë shkruan se opozita e Bashës po sillet si dy vite më pare, kohë kjo kur PD dhe aleatët e vegjël u ‘ngujuan’ në çadër.

Ndërkohë, Rama shprehet se mbështetja e opozitës në aventurën pa rrugëdalje sa vjen dhe po bie.

Letra e plotë e Edi Ramës:

Zoti kryetar,

Letrave të mia po i vjen fundi. E fundit për të tentuar Dialogun është edhe kjo javë, e cila mbyllet me çeljen zyrtarisht të fushatës së 30 qershorit.

S’ka mbetur nga ana ime ndonjë gjë e rëndësishme pa shkruar në këto letra dhe çka mbetet ende ndoshta, është detyrimi për të përmbledhur disa nga gjërat kryesore që janë thënë e shkruar.

1. Dy vjet më parë Ju bëtë fiks të njëjtën gjë dhe fiks për të njëjtat arsye: Paniku nga zgjedhjet dhe frika nga drejtësia. Asokohe kishit ikur nga Kuvendi dhe ishit mbledhur në Çadrën e Republikës së Re, për të mbrojtur drejtësinë e vjetër duke refuzuar të votoni Vetingun. Dihet si shkuan gjërat, s’po zgjatem.

2. Sivjet Ju i jeni rikthyer po atij avazi, por nga një nivel i ri papërgjegjshmërie, me mandate të djegura, bojkot zgjedhjesh dhe kërcënime për të ndaluar forcërisht popullin të zgjedhë në 30 qershor. Përsëri frika nga zgjedhjet dhe paniku nga drejtësia, Ju kanë qorruar e shurdhuar dhe shtyrë në rrugën e një lufte imagjinare çlirimtare nga tirania! Të cilën duhet ta bëni me veten ne fakt, për të përmbysur tiraninë e frikës brenda Jush, sepse Shqipëria s’është në duart e asnjë tiranie, po në duart e një shumice të zgjedhur demokratikisht, për të qeverisur deri në vitin 2021.

3. Siç e shihni dhe vetë, mbështetja Juaj në aventurën pa rrugëdalje vjen duke rënë, e sado t’i tërhiqni e t’i shtriqni trupat e ndjekësve si çamçakiz në bulevard, për të krijuar efekte fotografike e televizive masiviteti, nuk bëni tjetër veçse gënjeni veten Tuaj dhe ata që duan të gënjehen me idenë, se disa mijëra punonjësit e bashkive blu dhe masa modeste e militantëve bashkëngjitur tyre, janë populli i Shqipërisë në protestë kundër qeverisë! Kjo gënjeshtër mund t’Ju mbajë me gajret edhe për ca kohë, Juve e lidershipin politik të grupimit Tuaj. Por besomëni që zgjimi nga ëndrra me sy hapur e largimit të qeverisë pa zgjedhje apo e moslejimit të zgjedhjeve, do të jetë shumë i dhimbshëm për atë grupim e për Ju si udhëheqësi i saj, nëse do të vijoni shurdhërisht në rrugën pa dalje, ku po marshoni verbërisht.

4. Unë Ju ftoj përsëri që sa pa u djegur çdo afat kohor, të nisim Dialogun pa kushte dhe të fillojmë të shkruajmë bashkarisht, një faqe të re bashkëpunimi politik duke mos humbur më tej kohë, energji, mundësi zgjidhjeje, me këtë avaz të padobishëm për vendin, për njerëzit e për opozitën po se po!

5. Jini i sigurtë zoti Lulzim se zgjedhjet do të mbahen në 30 qershor. Kjo shumicë qeverisë do të vazhdojë të ushtrojë përgjegjësinë e saj edhe për të paktën dy vjet të tjera, kur i mbaron mandati i saj legjitim. Vetingu dhe Reforma në Drejtësi do të vijojnë pa asnjë lëkundje, asnjë ndalesë dhe asnjë rishikim, për sa kohë koha nuk do të sjellë nevojën për ndërhyrje të mundshme në korpusin ligjor të drejtësisë dhe vetëm me konsensusin e partnerëve tanë ndërkombëtarë.

Kujtesë: Shqipëria duhet të hapë negociatat për anëtarësim patjetër këtë vit dhe fatkeqësisht, Ju po bëni çmos t’i pengoni ato. Por jini po ashtu të sigurtë se populli shqiptar, përfshirë edhe çdo demokrat të arsyeshëm, që kurrë s’ka votuar e mbase s’do votojë ndonjëherë për Partinë Socialiste, nuk ka për t’Jua falur një paudhësi të tillë.

Shqiptarët janë shumë më të mençur se sa për fat të keq, shumë gabimisht, politikanë e parti të ndryshme i kanë kujtuar në momente të ndryshme të historisë së zhvillimeve demokratike. Mos e nënvleftësoni forcën e gjykimit dhe fuqinë e ndëshkimit të tyre, sepse çfarë keni parë e provuar në zgjedhje të shkuara, do t’Ju duket lule në krahasim me mësimin që do merrni kur t’Ju kërkoni përsëri votën një ditë, nëse s’do të ktheni rrugë sot përpara se sa nesër të jetë shumë vonë.

Me shëndet,

Edi Rama

27 maj, 2019

Next Post
Rama: 300 milionë dollarë eksporte bujqësore në 2018

“Pakti për universitetin”, Rama: Nis shpërndarja e kartës së studentit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Filmi shqiptar ka rënë në duart e matrapazëve”- Regjisori Ilir Butka sulmon Mevlan Shanajn pas deklaratës: Je një gënjeshtar që ta shpif!

“Keni parë ndonjë film të këtij regjisori?!”- ‘Ndizet’ debati për kinemanë, Mevlan Shanaj i përgjigjet Ilir Butkës: Në art mbeten veprat, jo…

September 22, 2026
Eurodeputetët në Zvërnec, Beleri: Jam pro çdo investimi që bëhet sipas ligjit dhe shtetit të së drejtës! Të respektohen natyra dhe biodiversiteti (VIDEO)

Eurodeputetët në Zvërnec, Beleri: Jam pro çdo investimi që bëhet sipas ligjit dhe shtetit të së drejtës! Të respektohen natyra dhe biodiversiteti (VIDEO)

September 22, 2026
Duka mbledh lojtarët e Kombëtares para ndeshjeve të Ligës së Kombeve: Duam vendin e parë në grup, frymë skuadre dhe karakter!

Duka mbledh lojtarët e Kombëtares para ndeshjeve të Ligës së Kombeve: Duam vendin e parë në grup, frymë skuadre dhe karakter!

September 22, 2026
Tre media ndërkombëtare të njohura padisin administratën Trump për ndalimin nga Shtëpia e Bardhë!

Mediat amerikane bojkotojnë mbulimin e Trump, përplasje me Shtëpinë e Bardhë për aksesin e gazetarëve

September 22, 2026
Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton 5 persona në Dhërmi, gomonia pësoi avari

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton 5 persona në Dhërmi, gomonia pësoi avari

September 22, 2026
“E kthyen Shqipërinë në arenë Trumpizmi!”- Takimi me shqiptarët në Miçigan, Rama: Flamingo doli nga laguna…

Asambleja e OKB-së nis punimet e sesionit të 81-të, mes liderëve botërorë në Nju Jork edhe kryeministri Rama!

September 22, 2026
Të dhënat e AMA-s nxjerrin blof Këlliçin për transmetimin e protestës!

Të dhënat e AMA-s nxjerrin blof Këlliçin për transmetimin e protestës!

September 22, 2026
Çmimi i naftës tjetër rekord, po shitet me 229 lekë litri / A do të rikthehet Bordi i Transparencës?

Bordi i Transparencës ul çmimin e karburanteve, ja me sa do shitet litri i naftës dhe benzinës!

September 22, 2026
Investimi në Zvërnec nën hetim nga SPAK, kontrolle në disa subjekte në Vlorë e Tiranë

Hetimet për Ergys Agasin/ SPAK në aksion, arrestohet shefi i Laboratorit Shkencor të Policisë dhe pronari i një biznesi në Durrës! (EMRAT)

September 22, 2026
“Bie fasada, del sistemi!”- Tabaku pas raportimeve për kreun SHISH dhe ish-kreun e Policisë: Presidenti të mbledhë Këshillin e Sigurisë

“Bie fasada, del sistemi!”- Tabaku pas raportimeve për kreun SHISH dhe ish-kreun e Policisë: Presidenti të mbledhë Këshillin e Sigurisë

September 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com