• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Rama i quajti “KÇK”, tre skenarët si mund të goditen gjyqtarët dhe prokurorët abuzues

by A R
18/10/2019 08:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një grup gjyqtarësh dhe prokurorësh, të vetëdijshëm për pamundësinë e kalimit të Vetingut, për shkak të pasurive të pajustifikuara me të ardhura të ligjshme dhe komprometimit të figurës, po shfrytëzojnë maksimalisht kohën që u ka mbetur, duke bërë kërdinë në drejtësi, me vendime arbitrare dhe dukshëm korruptive. Duke përfituar edhe nga mungesa e konstituimit të institucionit të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, ky grup magjistratësh po bën qokat fundit, duke sabotuar aksionet anti-informalitet, goditur investitorë të huaj, favorizuar kompani të ndryshme, duke liruar nga burgu të akuzuar për vrasje etj.

Meqenëse gjyqtarët dhe prokurorët e lartpërmendur shërbejnë shkallën e parë dhe të apelit të gjyqësorit, përballja e tyre me Vetingun mund të zgjasë në kohë deri në vitin 2026. Numri i njerëzve të drejtësisë, të cilët duhet t’i nënshtrohen Vetingut për ligjshmëritë e pasurisë, pastërtinë e figurës dhe aftësive profesionale është rreth 800. Gjatë dy viteve të para të veprimit të ligjit të Vetingut, janë verifikuar 200 gjyqtarë dhe prokurorë, që do të thotë 100 subjekte në vit.

Nëse Parlamenti nuk ndërhyn, grupi i prokurorëve dhe gjyqtarëve, të quajtur ndryshe ‘KÇK’, ‘kap çfarë të kapësh’, do të veprojë deri në vitin 2026. Socialistët në pushtet kanë paralajmëruar se do të depozitojnë një ligji të ri special për prokurorët dhe gjyqtarët që janë ende në sistemin e drejtësisë, por që duke e ditur që do të shkarkohen, në pritje të ditës së gjykimit po bëjnë kërdinë me vendime absurde të diktuara nga krimi dhe korrupsioni. Po cilët mund të jenë skenarët për të goditur grupin ‘KÇK’?

1. Shtimi i stafit të Vetingut

Një zgjidhje e mundshme për të shkurtuar ditët e ‘KÇK’ në drejtësi do të ishte shtimi i stafit mbështetës sidomos për Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, organin bazë të Vetingut. Edhe pse Kuvendi, një vit më parë, i shtoi Komisionit të Pavarur i Kualifikimit 14 punonjës, nga 17 që kërkoi KPK, ngarkesa e Komisionin vijon të tejkalojë çdo parashikim. Një kërkesë e vetme për informacion ju dërgohet 36 organeve, ku përfshihen bankat, degët e tatimeve, zyrat vendore te regjistrimeve te paluajtshme, ILDKPKI, Prokuroritë, degët e ALUIZNI-it, etj. Dhjetëra mijëra dokumentet duhet të shqyrtohen. Disa gjyqtarë të Apelit ka nisur verifikimi prej më shumë se një vit, ndërsa nuk kanë dalë ende para Komisionit për t’u njohur me rezultatet. Shtimi i këshilltarëve ekonomikë dhe ligjor të KPK mund të përshpejtonte procesin.

2. Ndryshimi i ligjit të Vetingut

Ndryshimi i ligjit të Vetingut sa i takon përparësisë për t’iu nënshtruar verifikimit të trefishtë mund të ndalonte ‘reprezaljen’ e ‘KÇK’-së në gjyqësor me vendime absurde. Në ligjin e Vetingut përparësia për t’iu nënshtruar kontrollit vijon nga nivelet më të larta në nivelet më të ulëta. Ishte ky parashikim që boshatisi fillimisht Gjykatën e Lartë dhe Gjykatën Kushtetuese. Kuvendi mund të ndërhyjë sa i takon listës së përparësisë për të kaluar në Veting, duke përfshirë grupin ‘KÇK’ si përparësi.

3. Ngritja me shpejtësi e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë

Inspektori i Lartë i Drejtësisë është autoriteti shtetëror përgjegjës për verifikimin e ankesave, hetimin e shkeljeve disiplinore dhe për fillimin e procedurës disiplinore ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve të të gjitha niveleve. Por, ky institucion nuk është ngritur ende. Sipas parashikimeve të ligjit nr. 96/2016, Inspektorati i KLD ishte struktura kompetente për të hetuar shkeljet disiplinore deri në krijimin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë (ILD). Por, KLD tashmë është shkrirë, duke i zëvendësuar me Këshillin e Lartë Gjyqësor, i cili ka kompetenca të tjera. Aktualisht nuk ka një institucion që të shqyrtojë ankesat për vendimet e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Ngritja dhe funksionimi i me shpejtësi i Inspektorit të Lartë i Drejtësisë do të mundësonte procedimin disiplinor te anëtarëve të ‘KÇK’-së.

/Shqiptarja.com /a.r

Next Post
E turpshme! Bullgaria liron tifozët e arrestuar, u jep një masë absurde

E turpshme! Bullgaria liron tifozët e arrestuar, u jep një masë absurde

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

LIVE! “S’keni dhënë një votë për…”, Balla e Tabaku, debate në Kuvend: O dashnorët e rinj të Shqipërisë në BE…

LIVE! “S’keni dhënë një votë për…”, Balla e Tabaku, debate në Kuvend: O dashnorët e rinj të Shqipërisë në BE…

April 9, 2026
Në Shqipëri hetohet për degjenerim publik, jo për të mbledhur prova në funksion të akuzave zyrtare

“Bindja e publikut” si provë?! Kur drejtësia i dorëzohet perceptimit…

April 9, 2026
Letra nga burgu kundër Kodit Penal, të dënuarit: Duam ulje nga 35 në 25 vite për lirimin me kusht, rivlerësim të paraburgimit

Burgjet britanike “pushtohen” nga shqiptarët? Avokati: Shifrat, të ekzagjeruara!

April 9, 2026
VIDEO / Interpelanca me ministrin e Bujqësisë, Braçe me qese me perime në Kuvend

VIDEO / Interpelanca me ministrin e Bujqësisë, Braçe me qese me perime në Kuvend

April 9, 2026
Tabaku në Kuvend: Minatorët e Spaçit po shfrytëzohen, kërkohet mbështetje për të drejtat e tyre

Tabaku i shkruan PE-së: Ligji për Portet Turistike shkel Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit dhe 3 kapituj të BE-së

April 9, 2026
Irani me qëndrim të prerë, ja kur do të rihapet Ngushtica e Hormuzit

Irani me qëndrim të prerë, ja kur do të rihapet Ngushtica e Hormuzit

April 9, 2026
Mblidhen sot Kolegjet e Bashkuara, rishikohet praktika për “arrestin me burg”

Mblidhen sot Kolegjet e Bashkuara, rishikohet praktika për “arrestin me burg”

April 9, 2026
“Berisha është non-grata, pse duhet të luftojmë për të?” Dashamir Shehi: Të rinjtë në PD dhe jashtë saj, t’i dalin zot!

“Berisha është non-grata, pse duhet të luftojmë për të?” Dashamir Shehi: Të rinjtë në PD dhe jashtë saj, t’i dalin zot!

April 9, 2026
TABELA/ Nga lufta, çmimi i ushqimeve në Shqipëri mund të rritet me 12%, energjia elektrike shtrenjtohet me 14%

TABELA/ Nga lufta, çmimi i ushqimeve në Shqipëri mund të rritet me 12%, energjia elektrike shtrenjtohet me 14%

April 9, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme/ Pas vizitës në Arabinë Saudite, Starmer mbërrin në Abu Dhabi

Lufta në Lindjen e Mesme/ Pas vizitës në Arabinë Saudite, Starmer mbërrin në Abu Dhabi

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In