• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama: Jo qeveri teknike, në zgjedhje edhe pa PD, por nuk do ketë bojkot/VIDEO

by Java News
19/03/2017 17:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pavarësisht ultimatumit të Partisë Demokratike për të mos marrë pjesë në zgjedhje, kryeministri Edi Rama ka deklaruar qartë dhe prere se nuk do të ketë as qeveri teknike dhe as shtyrje të zgjedhjeve. Rama deklaroi se, edhe pse mospjesëmarrja e opozitës në zgjedhje do të ishte një anomali, data e vetme e mbajtjes së zgjedhjeve është 18 qershori, ashtu siç e parashikon ligji dhe zgjedhjet do të zhvilloheshin edhe pa opozitën.

“Nuk do të ketë as qeveri teknike dhe as shtyrje të zgjedhjeve”, kjo ka qenë deklarata e kryeministrit Rama në komunikimin javor. “Sot do të flas për krizën false politike të nisur nga PD. Ajo kërkon të fusë vendin në krizë politike. S’ka për të ardhur ndonjëherë oferta për qeveri teknike. S’ka për të ardhur oferta për shtyrje të zgjedhjeve”, u shpreh Rama.

Kryeministri u shpres se PD kërkon të fusë vendin në krizë, por sipas tij, kjo nuk është kriza e Shqipërisë, por kriza e një partie pa lidership. Rama deklaroi se çadra në bulevard është një kështjellë rëre. Ai deklaroi se protesta e opozitës është kundër reformës në drejtësi dhe zgjedhjeve të qershorit. Sipas kryeministrit çadra është ngritur që PD të mbrohet nga vettingu.

“Kjo nuk është kriza e Shqipërisë. Kjo është kriza e një partie pa lidership. Kjo është kriza e një katundi të izoluar politik dhe mediatik. Kjo është kriza e gogolmakutëve të sistemit të drejtësisë. Pd ka zgjedhur të lëshojë ultimatum dhe thotë se nëse nuk zbatohen do fusë vendin në kaos”, deklaroi Rama.

Rama komentoi edhe vizitat e disa senatorëve të huaj në çadrën e PD.

“Të huaj, jo dashamirës të këtij kombi, i bashkohen çadrës. Gjykatës të korruptuar dhe komentatore të paguar, mbeshtesin çadrën e PD.

Rama deklaroi se është i gatshëm të dialogojë me opozitën, madje edhe në çadrën e protestës, theksoi ai.
“Jam i gatshëm të takohem edhe në çadër nëse duan për te dialoguar

“Jemi gati per dialog, për ndërhyrje në kodin zgjedhor. Votojmë çdo gjë që nuk bie ndesh me osbe-odihr”

Rama deklaroi se kjo qeveri nuk mund të prishë kontratën me popullin, ndaj do të vazhdojë me reformat.

“Kjo qeveri nuk mund të prishe kontraten me popullin, kohëzgjatja është deri me 18 qershor, na e imponon kushtetuta. Vullneti popullor me vote e ka vendosur kush qeveris. Qeveria do vazhdojë punën e nisur për Shqipërinë

As opozita, as qeveria nuk kanë gjë në dorë lidhur me daten e zgjedhjeve, e ka përcaktuar qartë ligji.

Ndër të tjera kryeministri Rama i bëri thirrje Partisë Demokratike që të kthehet në Parlament për të përmbyllur procesin e Vetting-ut. Një kërkesë që ka qenë në formën e këshillës, pasi sipas Ramës mos pjesëmarrja e PD në këtë proces do ta fundoste ende pa filluar fushata elektorale.

Në fund Rama u shpreh i bindur se opozita do të marrë pjesë në zgjedhje dhe do të kthehet në kuvend për të votuar vettingun.

“Jam i bindur se PD do të futet në zgjedhje dhe do të kthehet në kuvend për të votuar vettingun”

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10154575468131523/

a.ç

 

Next Post
Enver Hoxhaj: Të dënohen sulmuesit e autobusit në Serbi

Enver Hoxhaj: Të dënohen sulmuesit e autobusit në Serbi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama ndan punët për zgjedhjet në Tiranë, Braçe i pakënaqur: Më hoqën nga fushata në Njësinë 5 pa arsye, akt i padrejtë por..

Braçe: Ka debat plot në PS! Ca me zë të ulët dhe ca me zë të lartë…

April 3, 2026
Shkarkohet shefi i Shtabit të Ushtrisë Amerikane, vendimi vjen me kërkesë të Pete Hegseth

Shkarkohet shefi i Shtabit të Ushtrisë Amerikane, vendimi vjen me kërkesë të Pete Hegseth

April 3, 2026
Influencerët e Maga-s braktisin Trumpin: Ka mbaruar, ka përkeqësim të gjendjes mendore!

Influencerët e Maga-s braktisin Trumpin: Ka mbaruar, ka përkeqësim të gjendjes mendore!

April 3, 2026
Epoka e artë e Trump/ Çupi: Ardhja e tij ishte domosdoshmëri, bota ndryshoi që kur fitoi zgjedhjet

Vrasjet e “2 Prillit”, Frrok Çupi: Ngjarje e rëndë që i dha fytyrën e vet PD-së

April 3, 2026
Skandal në qeverinë e Melonit, ministri i Brendshëm lidhje jashtëmartesore me një gazetare

Skandal në qeverinë e Melonit, ministri i Brendshëm lidhje jashtëmartesore me një gazetare

April 3, 2026
E papritur në Ngushticën e Hormuzit! Anijet ndjekin një rrugë të re, jashtë kontrollit iranian

E papritur në Ngushticën e Hormuzit! Anijet ndjekin një rrugë të re, jashtë kontrollit iranian

April 3, 2026
Moti parashikohet me vranësira dhe alternime kthjellimesh

Moti parashikohet me vranësira dhe alternime kthjellimesh

April 3, 2026
Plagosën me thikë 33-vjeçarin në Gjirokastër, arrestohen 2 persona, një tjetër në kërkim

Abuzoi seksualisht me të miturin! Në kërkim 17-vjeçari, dyshohet se është larguar në Greqi

April 2, 2026
“Oficerë sigurie edhe në shkollat 9-vjeçare”/ Zv.ministrja e Brendshme: Rojet do kalojnë në “vetting”

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Jam kurioze të shoh platformat

April 2, 2026
Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In