Rama i prerë ndaj Ilir Metës: Ka qenë një fatkeqësi për shtetin

 Ndonëse në dukje tonet e ashpra politike janë ulur, për kryeministri Rama asgjë nuk ka ndryshuar në qëndrimin e tij ndaj Ilir Metës, të cilin vijon ta konsiderojë një fatkeqësi për shtetin. Në emisionin ‘Kjo javë’ në News24, Rama u shpreh ndër të tjera i gatshëm për bashkëpunim me opozitën për zgjedhjen e presidentit të ri të Republikës.

Pas 6 muajsh nisin procedurat për zgjedhjen e kryetarit të ri të shtetit. Ju i keni numrat për të zgjedhur kryetarin e shtetit, pyetja është: Do të kerkoni konsultime me opozitën?

Patjetër! Patjetër dhe shpresoj që të mund t’i realizojmë konsultimet.

Tani që Presidenti Meta ka hyrë në muajt e fundit të mandatit dhe është Presidenti për të cilin janë ngritur dy komisione parlamentare për ta shkarkuar-çfarë parashikoni ju për të ardhmen e tij politike?

Nuk e di dhe nuk më intereson të them të drejtën.

Do të ndiheshit më komod me Ilir Metën President, apo në krye të LSI?

Komoditeti nuk është fjala e duhur edhe pse e kuptoj shumë mirë në cfarë sensi e përfshini. Unë mendoj që për shtetin shqiptar Ilir Meta ka qenë fatkeqësi për të mos thënë më shumë dhe pastaj për LSI është cështja e LSI, e asaj pjese të LSI që vijon akoma të ekzistojë.

Next Post

Comments 2

  1. leka says:

    Kete here presidenti te jete jasht politikes.Me mire per vendin

  2. UKU MOMLIT says:

    Kete fatkeqsi na e dhurove ti dhe vetem ti o katran shqipfoles me rilindjen e deformuara

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com