• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Rama i përgjigjet Nishanit: Hera e parë që administrata ishte jashtë fushatës

by
19/06/2015 12:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama dhe Kreu i Kuvendit Ilir Meta, në një konferencë të përbashkët për shtyp pak orë para zgjedhjeve vendore, theksuan se kjo është fushata e parë që administrata nuk është përdorur në mitingje dhe punonjësve nuk i janë mbajtur kartat e identitetit për të mos dalë në votime.

Duke iu përgjigjur në distancë apelit të bërë nga Presidenti Bujar Nishani, reagoi edhe shefi i qeverisë duke u shprehur se për herë të parë, në ndryshim nga qeveria paraardhëse ushtria nuk është bërë si ndërmarrje komunale dhe buxheti nuk është prekur për shpenzime elektorale

“Në gjithë këtë fushatë nuk ka ndodhur në asnjë rast që të mbyllet një shkollë, që takimet e kryetarit të Kuvendit apo kryeministrit të bëhen arsye për të marrë në rresht nxënës, mësues, që të mbushin sheshin. Administrata e shtetit në asnjë rast nuk është imponuar për të qenë e pranishme në kuadrate të përcaktuara mitingjesh, apo për të dorëzuar kartën e identitetit për të mos votuar. Ushtria nuk është përfshirë në fushatë siç ndodhi në zgjedhjet e kaluara kur ministri i Mbrojtjes i kthye në drejtor të punëve komunale. Për herë të parë buxheti i shtetit nuk u bë pjesë e shpenzimeve elektorale. Shpenzimet nga buxheti nuk u frynë dhe as nuk u deformuan për shkak të fushatës”, tha Rama.

Sa i përket pjesëmarrjes së fëmijëve në fushatë, Rama tha se ky nuk është një organizim i partive politike, por një dëshirë e prindërve për ti bërë pjesë të fushatës.

“Me keqardhje kemi konstatuar që në tërësinë e pretendimeve të PD­së për mosmbarëvajtje të fushatës pjesa më e madhe janë artificiale dhe ngjan me një përpjekje për të krijuar tension. Kjo është fushata më e qetë që është zhvilluar ndonjëherë. i vetmi pretendim i drejtë ishte përfshirja e kandidatëve në dhënien e legalizimeve në fushatat elektorale. Ne e kemi ndaluar menjëherë”, theksoi Rama.

Rama-Meta-konference-Foto-Agim-Dobi-1

Ndërsa nga ana e tij Kreu i LSI­, Ilir Meta i bëri thirrje qytetarëve të dalin pasnesër në kutitë e votimit. Sipas tij kush nuk voton në 21 qershor nuk ka të drejtë të ankohet.

“Fushatë model si i takon cdo vendi evropian, theksoj rëndësinë e madhe të mbarëvajtjes së mëtejshme të fushatës e procesit të votimit e numërimit që të fitojnë qytetarët duke arritur standarde të lartë, standard shumë i rëndësishëm është pjesëmarrja. Gjithë shqiptarët të mos mungojnë në atë ditë që nuk është e zakonshme, por historike, ndan Shqipërinë e një periudhe të vjetër të keqorganizimit administrativ, në Shqipërinë e një reforme madhore dhe që ofron mundësi të shkëlqyera për standarde në shërbimin ndaj qytetarëve tanë. Kush nuk voton nuk ka të drejtë të ankohet nesër. Të votojnë të lirë, pa u ndikuar nga çdo formë presioni e shantazhi, të gjithë të evitojnë çdo lloj ndikimi para e gjatë momentit të votimit. Ftoj qytetarët të denoncojnë cdo formë të shkeljes së ligjit dhe të hetohen raste të tilla”, tha Meta.

Next Post

Foto/ Edhe pse shtatzënë Kim tregon format joshëse

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Projekti energjetik për lidhjen mes Shqipërisë dhe Kosovës, Balla–opozitës: Ju e penguat, qeveria e PS e realizoi

Projekti energjetik për lidhjen mes Shqipërisë dhe Kosovës, Balla–opozitës: Ju e penguat, qeveria e PS e realizoi

March 5, 2026
KPA shkarkon nga detyra ish-kryeprokurorin e Vlorës Aurel Zarka

KPA shkarkon nga detyra ish-kryeprokurorin e Vlorës Aurel Zarka

March 5, 2026
Meloni e vendosur për dërgimin e azilkërkuesve në Gjadër, reagon ashpër ndaj vendimit të gjyqësorit

Meloni e vendosur për dërgimin e azilkërkuesve në Gjadër, reagon ashpër ndaj vendimit të gjyqësorit

March 5, 2026
“O burr legen, je mësuar me ku*vat në partinë tënde”/ Bardhi e Balla përplasen në Kuvend: Numrin 0900 e ka jot motër!

“O burr legen, je mësuar me ku*vat në partinë tënde”/ Bardhi e Balla përplasen në Kuvend: Numrin 0900 e ka jot motër!

March 5, 2026
Vangjel Tavo, greku ynë

Një shtesë për konferencën e Ministres së Shëndetësisë

March 5, 2026
Aksident në aksin “Manëz–Durrës”, 24-vjeçari përplaset me automjetin e parkuar, dërgohet në spital

Aksident në aksin “Manëz–Durrës”, 24-vjeçari përplaset me automjetin e parkuar, dërgohet në spital

March 5, 2026
Bllokohen 1.5 tonë çokollatë në doganën e Kapshticës, shkak mungesa e dokumentacionit të produktit

Bllokohen 1.5 tonë çokollatë në doganën e Kapshticës, shkak mungesa e dokumentacionit të produktit

March 5, 2026
Trump: Do ta zgjedh vetë liderin e ardhshëm të Iranit, djali i Khameneit i parëndësishëm

Trump: Do ta zgjedh vetë liderin e ardhshëm të Iranit, djali i Khameneit i parëndësishëm

March 5, 2026
Çfarë objektivash ka SHBA-ja në Iran dhe çfarë mund të ndodhë më pas?

Çfarë objektivash ka SHBA-ja në Iran dhe çfarë mund të ndodhë më pas?

March 5, 2026
Kolegji i Posaçëm i Apelit shkarkon nga detyra ish-kryeprokurorin Aurel Zarka

Kolegji i Posaçëm i Apelit shkarkon nga detyra ish-kryeprokurorin Aurel Zarka

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In