• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama i përgjigjet Bashës për audion: E pranoj. Por ti ke qëndruar 6 orë me mua në atë rreze, të kam dhunuar gjë?

by Java News
16/11/2021 19:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Debate të ashpra janë zhvilluar pasditen e sotme në Kuvend mes kreut të PD-së Lulzim Basha dhe kryeministrit Edi Rama.

Kryedemokrati e cilësoi Ramën një njeri sadist që është kopje e Enver Hoxhës, dhe që sipas tij është kthyer në usta për demonizimin e kundërshtarëve.

Basha publikoi dhe një video, në të cilën dëgjohej Edi Rama duke sharë një qytetar.

Ndërkaq Rama i tha se kanë qenë bashkë 6 orë në një takim dhe nuk ka pasur dhunë.

Kryeministri pranoi se ka sharë në videon që publikoi Basha, dhe që sipas tij ka qenë e stisur nga një media.

Por ai sfidoi këdo, të dalë e të thotë që nuk ka sharë njëherë në jetën e vet private.

Basha: Si në Çdo akt tjetër të jetës tënde edhe këtu je kopjac i Enver Hoxhës, sadizmi politik ishte sistemi që mbante Enver Hoxha për të terrorizuar shqiptarët. Sadizmi politik dhe ekonomik, shoqëruar me propagandën e shfrenuar të një mendje të shthurur, e cila shprehjen e vërtetë e ka në biseda si këto që nuk përmbahesh dot, jo në ato që planifikon dhe merr qetësues para se të vish në sallë, janë vegla jote për të nënshtruar mendjet e lira dhe për të zhvendosur boshtin nga normaliteti, nga edukata qytetare, nga dialogu me vartësit, te anomaliteti, te banaliteti.

Te vartësia pa kushte, te masakrimi i dinjitetit njerëzor të çdokujt që të ka qëndruar një rreze 50 cm ndonjëherë në jetën tënde dhe te demonizimi i kundërshtarit, dhe këtu ndonëse e ke filluar si çirak ia ke tejkaluar çdo ustai. Kjo është gjuha jote, ky je ti dhe mjafton “Google Edi Rama fjalor banal”. Ky je ti. Kësaj nuk i fshihesh dot”.

Rama: Fjalori sadist, kriminelet me të cilët ti ke ngrenë janë nën dhe, merr qetësues para se të vish në sallë. Po ku e di ti që unë marr qetësues para se të vij në sallë? E ka marrë nga ustai. Të janë vrarë ortakët me antitank. Po ku e di ti? E ke dëgjuar nga ustai.

Njësoj si ustai, por me një ndryshim. Nuk je ustai. As kopje jo. Je një njeri që ke marrë përsipër të bësh atë që as nuk të takon, as nuk ka lidhje me gjithë historinë tënde deri kur takove ustain. As nuk ka të bëjë me atë që e quan formimi yt në Holandë, sepse nuk ka njeri të formuar në Holandë dhe përfundon në një imitacion të atij ustai. Nuk ka nuk ndodh. The që mjafton ti kesh qëndruar në një rreze 50 cm për ta kuptuar sa i dhunshëm është.

Ti ke qëndruar 6 orë me mua në atë rreze, të kam dhunuar gjë. Kemi qenë bashkë 6 orë, kemi kaluar shumë mirë, apo jo? Çfarë të bëra unë ty. Meqë ti qenke njeriu që e di që unë jam dhunues, o ty unë të kam dhunuar dhe ti duhet ta thuash që të ndahet ku popull nga një dhunues si puna ime, sepse nuk mund të jesh një i dhunuar që hesht. Ke detyrë ta thuash, ose duhet përsëri ti thërrasësh mendjes së këtë ta ka thënë ustai.

Kush usta? Ai që ti the ma ka thënë një demokrat. Në fakt atë nuk ta tha një demokrat ta tha dikush tjetër, që ti e njeh dhe unë e njoh. Që duhet ta kesh përballë që ta njohësh. E pra Lulzim unë atë e kam pasur përballë 30 vjet. Pse e njoh atë shumë mirë, kopjen e tij e njoh 1 km larg./m.j

Next Post
Shfrenimi verbal në PD? Duhet pritur 40 ditë para, e 40 ditë pas 11 dhjetorit!

Shfrenimi verbal në PD? Duhet pritur 40 ditë para, e 40 ditë pas 11 dhjetorit!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lufta në Ukrainë/ Parlamenti Europian: Embargo totale dhe e menjëhershme ndaj gazit rus!

Nafta/gazi, perspektiva e kërkim-zbulimit dhe rënia e turizmit në vendin tonë

March 11, 2026
A do të presin më PD për “Territorialen”?/ Klosi: Ka tre muaj që komisioni nuk funksionon, të kthehemi në normalitet!

“Asambleja në 21 mars”, Klosi flet pas mbledhjes së Kryesisë: Zgjedhje në PS për të forcuar strukturat

March 11, 2026
I kishte pasagjeres borxh 890 euro, gjykata austriake sekuestron avionin e Ryanair

I kishte pasagjeres borxh 890 euro, gjykata austriake sekuestron avionin e Ryanair

March 11, 2026
Provokim në Washington! Trump dhe Epstein si “dy të dashuruarit” e Titanikut

Provokim në Washington! Trump dhe Epstein si “dy të dashuruarit” e Titanikut

March 11, 2026
Xhuana Nikolli konsumoi fostoksinë prej dhunës? Shpallet në kërkim bashkëshorti i saj

Xhuana Nikolli konsumoi fostoksinë prej dhunës? Shpallet në kërkim bashkëshorti i saj

March 11, 2026
Tre javë pa Bordin e Transparencës, kompanitë e mëdha nuk ulin çmimet e karburanteve

Eksperti i ekonomisë: Nafta që po shitet në Shqipëri është blerë me çmimin e para luftës

March 11, 2026
Banorët e Rrjollit protestë para SPAK, kërkojnë hetim për dosjen e pronave

Banorët e Rrjollit protestë para SPAK, kërkojnë hetim për dosjen e pronave

March 11, 2026
Abuzimet me çmimet e naftës? Doganat dhe Tatimet nisin ‘gjuetinë’ në tregun e karburanteve

Abuzimet me çmimet e naftës? Doganat dhe Tatimet nisin ‘gjuetinë’ në tregun e karburanteve

March 11, 2026
Praktika e re e Gjykatës së Lartë, Ndreca: Si mund ta fitojnë tani lirinë Veliaj dhe Meta

Praktika e re e Gjykatës së Lartë, Ndreca: Si mund ta fitojnë tani lirinë Veliaj dhe Meta

March 11, 2026
Detaje nga sherri i dhunshëm në Bulqizë, tre të rinj përfundojnë tek Trauma

Detaje nga sherri i dhunshëm në Bulqizë, tre të rinj përfundojnë tek Trauma

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In