• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama i përgjigjet Bardhit për Sazanin: Nuk pranoj leksione nga ata që dihet se çfarë i kanë bërë vendit

by A R
21/03/2024 22:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Nuk pranoj as leksione, as opinione dhe as pyetje nga ata që që kur kanë pasur mundësi që të mbrojnë interesin publik, dihet se çfarë i kanë bërë Shqipërisë”, kështu i është përgjigjur kryeministri i vendit, Edi Rama deklaratës së kreut të grupit demokrat, Gazment Bardhi, i cili ka thënë mbrëmë në “Opinion” se çdo investim duhet të jetë me garë.

I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan përballë gazetarit Blendi Fevziu, kryeministri Rama ka thënë se projekti për ishullin e Sazanit projektuar nga grupi i përfaqësuar nga dhëndri i ish-Presidentit amerikan Donald Trump do ta kthejë këtë zonë në xhevahirin e turizmit në Mesdhe.

Blendi Fevziu: Kisha dje Gazment Bardhin që dje ka bërë këtë deklaratë për Sazanin: Nëse është një investim që i shërben interesit publik, është i mirëpritur, ne mbështesim çdo investitor të huaj, por kur bëhet fjalë për një pronë që është e qytetarëve shqiptarë, çdo investim i huaj duhet të jetë me garë.

Edi Rama: Investitorët nuk vijnë për interes publik, por për të tyrin, interesin publik e mbron qeveria si palë dhe unë nuk pranoj as leksione, as opinione dhe as pyetje nga ata që kur kanë pasur mundësi që të mbrojnë interesin publik, dihet se çfarë i kanë bërë Shqipërisë. Të mbrosh interesin publik do të thotë jo vetëm të respektosh kushtetutën dhe ligjin, por të negociosh në emër të atyre që përfaqëson. Ndryshe nga se ndodhte përpara, ku thuhej Shqipëria 1 Euro, një formulë që funksionon nëse mbron interesin e publikut dhe nga ana tjetër çfarë është bërë me 1 Euro, katastrofë që bie ndesh me interesin e publikut.

Blendi Fevziu: Ka zëra që ju po e jepni këtë koncension për të rindërtuar një raport me ish-Presidentin Trump, të cilin e keni quajtur turpi i njerëzimit 8 vjet më parë.

Edi Rama: Unë kam një të mirë që është edhe e keqe, unë them atë që mendoj dhe mendoj atë që them. Kam thënë atë që kam menduar në atë kohë kur presidenti amerikan u bë president, të gjithë këta festuan sepse menduan që ne nuk e heqim dot atë, por do na e heqi ai atje. Ngjarjet rodhën ndryshe. Unë nuk kam raport për të rindërtuar me ish-presidentin Trump sepse raportet me të i kam pasur shumë të mira dhe nuk kam asnjë arsye për të rindërtuar një raport me të.

/a.r

Next Post
50-vjetori i Revoltës së Spaçit/ Basha: Lëvizja më e fortë antikomuniste, burrat luftuan për interesat e vendit mbi fatet e tyre personale

“Nëse plotësohen këto kërkesa, kanë votën tonë”, Basha për dakordësinë PS-Rithemelim: Ne luftojmë për produkt...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 20 Gusht 2026

August 19, 2026
Inflacioni në korrik arriti në 3,4%, INSTAT: Ndikuan çmimet e ushqimeve dhe turizmi

Inflacioni në korrik arriti në 3,4%, INSTAT: Ndikuan çmimet e ushqimeve dhe turizmi

August 19, 2026
FOTO / Kaos në Portin e Vlorës, ndërprerja e energjisë bllokon 700 pasagjerë

FOTO / Kaos në Portin e Vlorës, ndërprerja e energjisë bllokon 700 pasagjerë

August 19, 2026
U vodhën në Gjermani, sekuestrohen tre makina luksoze me vlerë 450 mijë €

U vodhën në Gjermani, sekuestrohen tre makina luksoze me vlerë 450 mijë €

August 19, 2026
Basha, ish-kryetari i padukshëm/ Minxhozi: Hemorragjia nga grupimi i Bashës, e hershme. Vetë i zoti i shtëpisë s’e donte vulën

E kemi thënë ne, nuk diskutohet më!

August 19, 2026
“I kërkova të mbanin qetësi”, vrau turistin, dëshmon Sokrat Vata: Thikën ia mora viktimës!

“I kërkova të mbanin qetësi”, vrau turistin, dëshmon Sokrat Vata: Thikën ia mora viktimës!

August 19, 2026
Sherr mes të miturve në Kombinat, policia ndërhyn në kohë, 28 të proceduar

Sherr mes të miturve në Kombinat, policia ndërhyn në kohë, 28 të proceduar

August 19, 2026
Fluks i madh turistësh në Lezhë, Policia Rrugore shton shërbimet për të shmangur radhët e gjata

Fluks i madh turistësh në Lezhë, Policia Rrugore shton shërbimet për të shmangur radhët e gjata

August 19, 2026
Pse nuk është absurd hetimi i SPAK për “çfarë ka bërë Veliaj” në 2000-shin, dhe është absurd hetimi për Olsi Dadon në 2008?

Veliaj ankimon vendimin e ILD për prokurorin Ols Dado, kërkon nisjen e hetimit disiplinor

August 19, 2026
Kapet në flagrancë 33-vjeçari në Dukat, zbulohen 135 bimë kanabisi (VIDEO)

Kapet në flagrancë 33-vjeçari në Dukat, zbulohen 135 bimë kanabisi (VIDEO)

August 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com