• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama i përgjigjet ambasadës franceze: Nuk i heq asnjë presje atyre që kam thënë

by Ardit Rada
17/01/2021 12:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pasi ambasada Franceze në Tiranë i dërgoi një letër ministrisë së Jashtme teksa i shprehte “notë proteste” për deklaratat e shefit të qeverisë shqiptare për vaksinat.

Teksa i përgjigjet një qytetari në facebook Rama shprehet se nuk ka sulmuar asnje aleat dhe aq me pak Francen, dhe se lenia jashte e vendeve te rajonit ne shperndarjen e vaksines kunder Covidit nga ana e BE, nuk ka asnje justifikim.

Më tej Rama thotë se ankesa e ambasades franceze nuk ndryshon asgje ne asnje drejtim, ashtu siç e drejta per te menduar ndryshe vlen si gjithnje njesoj si per Francen edhe per Shqiperine ne kete rast; si per hartuesit e ankeses ne emer te Frances, si per mua qe flas ne emer te Shqiperise.

Qytetari: Pershendetje Z kryeminister.Lexova ne lajme qe ambasada Franceze na qenkërka ankuar pasi ju “sulmuat Francen,miken dhe aleaten e Shqiptareve

Sa pafytyrsi ky reagim i amb franceze. Se sa aleate ,mike dhe dashamirse ndaj nesh eshte Franca,mjafton t’i hedhim nji veshtrim murit rrethues te kesaj ambasade.

Te jep pershtypjen qe kemi te bejme me Al katrazin e jo nje ambasade dhe,sikur jashte atyre mureve jetojne egërsira e jo njerez.

Ky eshte rrespekti frances ndaj nesh.Franca me bllokimet e saj te nje pas njeshme per negociatat papritur na doli nje mike dhe aleate e fyer. Shume mire ja u bere qe ju a the ne emision.

Skane per tna fut qe skan per tna fut ne BE kshu qe,skemi pse te jemi inferior ndaj askujt.Rrespekte

Rama: Une nuk kam sulmuar asnje aleat dhe aq me pak Francen ne rastin konkret! As nuk e kam harruar dhe nuk e harroj qe Bashkimi Europian e ka ndihmuar Shqipërinë, qyshse vendi yne doli nga burgu i diktatures e deri me sot. Perkundrazi, e kam cmuar dhe e cmoj pa lekundje Bashkimin Europian, per njemije e nje arsye, perfshire pa dyshim edhe ndihmen e paçmuar qe i jep Shqiperise tash 30 vjet.

Une kam folur per nje ceshtje konkrete ne nje situate konkrete, lidhur me vaksinen dhe nuk i heq asnje presje atyre qe kam thene! Lenia jashte e vendeve te rajonit tone ne shperndarjen e vaksines kunder Covidit nga ana e BE, nuk ka asnje justifikim ne asnje plan dhe kete e kupton çdokush qe ben sikur s’kupton!

Ndersa ankesa e ambasades franceze meqe une e ilustrova opinionin tim duke sjelle shembullin e Frances (sic mund te sillja edhe shembuj te tjere) eshte pa lidhje me qendrimin tim dhe konkretisht edhe me sjelljen e shembullit te Frances, per te ilustruar idene se nuk kishte pse te mos i jepeshin edhe vendeve tona disa doza per mjeket te pakten, kur ato s’mund te perdoren te tera menjehere ne asnje vend te BE!

Franca eshte jo vetem nje nga vendet me te mrekullueshme te botes e me te perparuara te Europes ne cdo drejtim, as thjesht nje vend mik e aleat i Shqiperise, po edhe nje vend i veçante ne zemren e ne mendjen time, ashtu sikunder eshte edhe BE-ja nje amanet e nje destinacion i patjetersueshem i Shqiperise e shqiptareve.

Ankesa e ambasades franceze nuk ndryshon asgje ne asnje drejtim, ashtu siç e drejta per te menduar ndryshe vlen si gjithnje njesoj si per Francen edhe per Shqiperine ne kete rast; si per hartuesit e ankeses ne emer te Frances, si per mua qe flas ne emer te Shqiperise.

Por ty te them miqesisht se duke e nxjerre nga konteksti ankesen e ambasades franceze, gabon njesoj sic gaboi ambasada franceze duke nxjerre nga konteksti ato që thashe! Madje ne fakt gabon edhe me keq, sepse flet jo vetem pa lidhje me ankesen konkretisht, po edhe thua gjera pa lidhje!

Nje fjale e bukur popullore thote se miqesia e vertete nuk i ka te gjitha fjalet prej mjalti, keshtu qe as ti mos u merzit, as ambasada s’ka pse merzitet, se une jo e jo, cfare nuk degjoj po nuk merzitem.

Next Post
Veliaj akuza Bashës: A ka emër kush i çoi në Hagë drejtuesit e UÇK?

Veliaj: Demokratët e thjeshtë ngrohen në diell e deputetë bëhen Fatmir Mediu me Nard Ndokën; PD-LSI e kanë humbur busullën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Operacioni Epic Fury”, a ka SHBA-ja mjaftueshëm armë për të gjunjëzuar Iranin pa zbrazur depot e saj globale?

“Operacioni Epic Fury”, a ka SHBA-ja mjaftueshëm armë për të gjunjëzuar Iranin pa zbrazur depot e saj globale?

March 10, 2026
Tjetër tragjedi në Zvicër, autobusi përfshihet nga flakët, raportohet për disa të vdekur

Tjetër tragjedi në Zvicër, autobusi përfshihet nga flakët, raportohet për disa të vdekur

March 10, 2026
Shqipëria në shënjestër të Teheranit? Gazetari iranian: Mund të ketë sulme kibernetike, por jo raketa

Shqipëria në shënjestër të Teheranit? Gazetari iranian: Mund të ketë sulme kibernetike, por jo raketa

March 10, 2026
Njihuni me shqiptaren që mund të bëhet Zonja e Parë e landit gjerman të Baden-Württembergut

Njihuni me shqiptaren që mund të bëhet Zonja e Parë e landit gjerman të Baden-Württembergut

March 10, 2026
Deputeti i PS, Komici: : Burgjet po mbushen me të padënuar, mund të gjykoheshin edhe në gjendje të lirë

Deputeti i PS, Komici: : Burgjet po mbushen me të padënuar, mund të gjykoheshin edhe në gjendje të lirë

March 10, 2026
“I lutem prokurorit ta shkatërrojë çështjen time”, thirrja e çuditshme e qytetarit

“I lutem prokurorit ta shkatërrojë çështjen time”, thirrja e çuditshme e qytetarit

March 10, 2026
Bilanc i rëndë nga përplasja me Iranin, 7 trupa amerikane të vrarë dhe 140 të plagosur

Bilanc i rëndë nga përplasja me Iranin, 7 trupa amerikane të vrarë dhe 140 të plagosur

March 10, 2026
Debate të forta mes Selin dhe Mirit, përplaset me Juelën pas deklaratës së fortë

Debate të forta mes Selin dhe Mirit, përplaset me Juelën pas deklaratës së fortë

March 10, 2026
Si u shkatërrua kultivimi i duhanti në Shqipëri për interes të importuesve

Çështja “Balluku”, Kikia: Mazhoranca, në të drejtën e saj të mos e votojë kërkesën për të rënduar masën e sigurisë

March 10, 2026
DETAJE / SHBA mund të dërgojë forca në Iran për të siguruar rezervat bërthamore

DETAJE / SHBA mund të dërgojë forca në Iran për të siguruar rezervat bërthamore

March 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In