• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama i përgjigjet akuzave për ‘thesin’ me lekë: Mësimi i teknologjisë që në klasë të parë!

by
10/12/2021 11:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shkolla dhe kopshti “Lasgush Poradeci” në Kombinat, tashmë e rindërtuar pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit, është gati për të pritur 1200 nxënës dhe 120 fëmijë, I pranishëm sot në këtë shkollë, kryeministri Edi Rama tha se ofrohen ambiente dhe kushte më të mira mësimdhënieje.

Kryeministri vuri edhe njëherë theksin te rëndësia e teknologjisë, ku tha se tashmë mësimi i saj do të futet që në klasë të parë.

“Nxënësve që janë të pranishëm dua t’u them se duhet të shkojmë shumë përtej infrastrukturës së re dhe prandaj do të angazhohemi që nga viti i ardhshëm. Do të bëjmë ndryshim për laboratorët duke filluar nga ky vit, do të bëjmë një ndryshim për mësimin e informatikës. Dhe do të fusim më tutje edhe mësimin e teknologjisë që në klasën e parë, sikur kemi futur anglishten.. Do investojmë që të kemi biblioteka. Bibliotekat që kemi sot në shkolla nuk janë biblioteka prej vërteti, janë ca rafte. Bibliotekat duhet ët jenë të pasura dhe të organizuara në funksion të gjithë atyre që duan të ruajnë kontaktin me librin”, tha Rama.

Kryeministri i dha përgjigje edhe akuzave të PD-së se qeveria ka marrë para nga fondet e dhëna nga donatorët për procesin e rindërtimit. Rama theksoi se partnerët kanë qenë ata që kanë administruar fondet e projektet dhe se qeveria nuk ka prekur asnjë qindarkë të këtyre parave.

“I gjithë ky proces rindërtimi është një proces i jashtëzakonshëm për të gjithë sinergjinë e krijuar. Ky proces do të ishte i pamundur nëse nuk do na ishin bashkuar kaq shumë miq e partnerë. Sa i përket zbatimit të projekteve, të gjitha projekte e financuara nga të gjithë partnerët nga BE deri te Qeveria e Katarit, janë financime të administruara nga ata vetë. Të gjithë atyre që flasin për miliarda që i mori në një thes qeveria e Shqipërisë, dua ti them asnjë qindarkë e partnerëve nuk është administruar nga qeveria e Shqipërisë. Partnerët kanë vënë në dispozicion fondet, kanë paguar projektet, kanë lidhur kontrata dhe qeveria me bashkitë thjeshtë kanë shoqëruar këtë proces”, tha kryeministri.

Procesi i rindërtimit vijon në të gjitha zonat e prekura nga tërmeti, ndërsa qeveria ka premtuar se do të përfundojë në pranverën e vitit 2022.

/b.h

Next Post

Identifikohen dy atentatorët që ekzekutuan biznesmenin Roli në Laç

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kosova, të martën bëhet anëtare e INTERPOL-it”

“Për gjykatat tuaja do bëhet film”, Pacolli: Me dhunë na ndërprenë punën…

April 13, 2026
Qetësia përpara furtunës së shtatorit

Merruni me të ardhmen, jo me PD

April 13, 2026
Agron Duka: E mbështes Arben Malajn si kandidat të pavarur për Vlorën

Agron Duka: E mbështes Arben Malajn si kandidat të pavarur për Vlorën

April 13, 2026
“Pritshmëritë janë shumë të larta”, zv.ministrja: Çfarë do të diskutohet në Samitin e Diasporës

“Pritshmëritë janë shumë të larta”, zv.ministrja: Çfarë do të diskutohet në Samitin e Diasporës

April 13, 2026
Pacolli humbet administrimin e aeroportit të Vlorës, Apeli pranon sigurimin e padisë së ortakut Ademi

Aeroporti i Vlorës? Pacolli: Nuk kam nënshkruar kontratë, kam qenë i informuar

April 13, 2026
Pse humbja e Orban është një goditje për Berishën dhe mesazhi i gabuar i Tritan Shehut

Pse humbja e Orban është një goditje për Berishën dhe mesazhi i gabuar i Tritan Shehut

April 13, 2026
Kufizohet qarkullimi i mjeteve të rënda drejt Malit të Zi për 72 orë

Kufizohet qarkullimi i mjeteve të rënda drejt Malit të Zi për 72 orë

April 13, 2026
Donald Trump propozon Eric Wendt si ambasador të SHBA-ve në Shqipëri

Donald Trump propozon Eric Wendt si ambasador të SHBA-ve në Shqipëri

April 13, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Unë e di si funksionon sistemi”

April 13, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Humbja e Orbanit, është ajo që PD, nuk bën dot me Berishën

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In