• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama i përgjigjet akuzave dhe publikon FOTO të rrugëve nga Shkodra, në Itali, Francë e Zvicër: S’ka të krahasuar me kohën e…

by Java News
12/08/2020 13:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama i përgjigjet akuzave të opozitës, lidhur me infrastrukturën rrugore në vend. Shefi i Qeverisë thotë se programi kombëtar i infrastrukturës në zonat rurale është fokusuar tek akset me impakt të prekshëm në bujqësi e në turizëm, kjo në funksion të rritjes ekonomike e punësimit në fshat. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama tregon punën që po bëhet në rrugën “Ura e Mesit-Kala e Drishtit”, Shkodër.

Por, po ashtu, Rama publikon edhe foto rrugësh rurale në Itali, Francë e Zvicër, dhe këtë e bën për “të kthjelluar vështrimin e disa miqve në këtë faqe, që “çuditërisht” bëjnë sikur s’e kanë parë botën e tallen me këto “rrugë njëkalimshe”, shajnë për “kthesat vdekjeprurëse”, akuzojnë “për vjedhje asfalti”, fyejnë inxhinierët, sipërmarrjet, punën e mijëra njerëzve, që edhe në këto ditë përvëluese janë duke punuar në kantieret anembanë vendit”.

Rama thotë se një fakt është i padiskutueshëm, për atë që la pas qeveria e mëparshme: “Projektet copë – copë dhe cilësia skandaloze e punimeve të bëra me ritmin e daulleve të inaugurimit, bënë që thuajse çdo projekt të rishikohej, e deri të bëhej nga e para, ndërsa kostoja e veprave të rritej deri edhe në trefish, siç ndodhi me Tiranë-Elbasanin”.

POSTIMI I PLOTE

Vijojnë punimet në rrugën “Ura e Mesit-Kala e Drishtit”, Shkodër, një aks që lidh së bashku dy monumente të Trashëgimisë sonë Kulturore dhe është pjesë e Programit tonë Kombëtar të infrastrukturës në zonat rurale, ku jemi fokusuar tek akset me impakt të prekshëm në bujqësi e në turizëm, në funksion të rritjes ekonomike e punësimit në fshat.

*** Bashkëlidhur disa foto rrugësh rurale, në Itali, Francë e Zvicër, thjesht për të kthjelluar vështrimin e disa miqve në këtë faqe, që “çuditërisht” bëjnë sikur s’e kanë parë botën e tallen me këto “rrugë njëkalimshe”, shajnë për “kthesat vdekjeprurëse”, akuzojnë “për vjedhje asfalti”, fyejnë inxhinierët, sipërmarrjet, punën e mijëra njerëzve, që edhe në këto ditë përvëluese janë duke punuar në kantieret anembanë vendit.

Të gjitha investimet tona publike, në këtë rast qoftë në rrugët kombëtare e qoftë në ato rurale, bazohen në standarte europiane sipas kategorive të tyre dhe kryhen mbi bazë projektesh e me një cilësi që s’ka të krahasuar me kohën e “rrugëve të lëna rrugëve”…

Miq të dashur, qofshi dashamirës a jo me këtë qeveri apo me mua, sinqerisht ju them, ka plot arsye për të kritikuar çdo qeveri dhe padyshim edhe këtë qeveri, por në rastin e rrugëve të Shqipërisë dy gjëra janë të padiskutueshme:

E para, qeveria e mëparshme hapi shumë fronte punësh nëpër Shqipëri, dmth bëri shumë e shumë tendera (pa buxhetin e nevojshëm) dhe preu shumë e shumë shirita, duke ndërtuar kudo nga një copë rrugë që pastaj u la rrugëve bashkë me një mal borxhesh ndaj kompanive! E vetmja rrugë ku u bë më shumë se një copë rrugë, ishte Rruga e Kombit, vepër vërtetë ambicioze, por që u la edhe ajo e papërfunduar ose më mirë, e cunguar dhe pa asnjë plan mirëmbajtjeje…

Të gjitha ato punë të nisura e të mbetura në rrugë, vazhduan më pas, me shumë vështirësi, jo vetëm financiare dhe këtu vjen e dyta: Projektet copë – copë dhe cilësia skandaloze e punimeve të bëra me ritmin e daulleve të inaugurimit, bënë që thuajse çdo projekt të rishikohej, e deri të bëhej nga e para, ndërsa kostoja e veprave të rritej deri edhe në trefish, siç ndodhi me Tiranë-Elbasanin, sa për një shembull se ka plot, ku s’kishte as studim gjeologjik e ku projekti ishte një paçavure e vërtetë, gjë që solli rrëshqitje masive, bllokime, riaplikime për financim e vonesa pafund…

Sa për rrugët rurale pastaj e kotë të flasim, shumica janë bërë pluhur në pak vite dhe projektet tona, përgjithësisht, bëhen mirë e zbatohen mirë. Por patjetër që ka ende shumë për të përmirësuar nga ana jonë, pasi krahasimi me të kaluarën nuk na mjafton fare, ndërkohë që duam të matemi me standartet europiane dhe prandaj edhe ka plot për të kritikuar edhe sot. Po ama, kantieret e Shqipërisë tanimë kanë vërtetë lezet, kur sheh si projektohet, si punohet e si realizohet një projekt. Për këtë mjafton të duash të shohësh dhe nuk duhet ndonjë dashamirësi e madhe për të bëra dallimin si dita me natën😊

rrug14rrug13rrug12rrug11rrug10rrug9rrug8rrug7rrug6rrug5rrug4rrug3rrug2rrug1

g.kosovari

Next Post
Në kërkim ndërkombëtar, ekstradohet nga Kroacia i riu shqiptar

Tentoi të kalonte 61 kg drogë në kufi/ Ekstradohet nga Italia 44-vjeçari shqiptar

Comments 1

  1. Anonymous says:
    6 years ago

    Kjo si duket eshte per Mero Bazen?!

    Reply

Leave a Reply to Anonymous Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

March 24, 2026
Në 15-vjetorin e ’21 Janarit’, xhaxhai i Aleks Nikës shkon në SPAK: Nuk kërkojmë hakmarrje, por drejtësi!

“Berishën mezi e morën në pyetje”, Mark Nika flet pas ‘vizitës’ në SPAK: S’ka vullnet për ta hetuar 21 Janarin…

March 24, 2026
Ervin Salianji nuk ndalet, vijon turin me demokratët, të shtunën takimi me struktura e PD-së së Shkodrës

“Kryetarit i ndërpritet mandati nëse humbet zgjedhjet,” Salianji: Nëse Berisha nuk largohet, vendos gjykata

March 24, 2026
“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

March 24, 2026
Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

March 24, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Gjuetia e shtrigave e Berishës, dëshpërim apo taktikë?

March 24, 2026
“Babai ishte konfliktual! Një ditë bëmë sherr për plehun e patateve”, flet djali i çiftit që humbën jetën në Roskovec

“Babai ishte konfliktual! Një ditë bëmë sherr për plehun e patateve”, flet djali i çiftit që humbën jetën në Roskovec

March 24, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme/ Pakistani vetofrohet si “mikpritës” i bisedimeve për t’i dhënë fund konfliktit me Iranin

Tensionet në Lindjen e Mesme/ Pakistani vetofrohet si “mikpritës” i bisedimeve për t’i dhënë fund konfliktit me Iranin

March 24, 2026
“Epsteini” ynë

Një paralele mes Pollos e Salianjit, përballë Berishës

March 24, 2026
Zbulohet lidhja e kredisë së Aeroportit të Vlorës me fonde që menaxhojnë borxhin rus/ Çfarë dëshmon raporti në SHBA

Zbulohet lidhja e kredisë së Aeroportit të Vlorës me fonde që menaxhojnë borxhin rus/ Çfarë dëshmon raporti në SHBA

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In