• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 21, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama, i pakënaqur me sezonin turistik: Investuesit duhet të bëjnë plan biznesi se pas 3 vitesh do të qajnë

by A R
04/09/2025 22:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sezoni i ri i emisionit “Opinion” në Tv Klan është çelur me kryeministrin Edi Rama për të trajtuar një sërë temash që kanë mbizotëruar verën e këtij viti, por edhe çfarë do të ndodhë në vijim. I ndalur te sezoni turistik, Rama u pyet nga gazetari Blendi Fevziu nëse është i kënaqur nga rezultati i këtij viti.

“Po pse duhet të jem i pakënaqur me sezonin turistik? Unë jam i pakënaqur me disa fenomene të sezonit turistik, por nuk jam i pakënaqur me prurjet”, tha Rama duke vijuar të përmendte shifra nga hoteleria e aeroporti, të cilat për të kanë qenë të kënaqshme. Problemi kryesor, pranon kryeministri, është raporti shërbim-çmim dhe në këtë pikë nuk ngurroi të kritikonte sipërmarrësit për mungesën e një plani biznesi.

Edi Rama: E para është budallallëku i një pjese, nuk po them sa janë që në jug është shumë që kanë investuar në restorante dhe kanë hedhur aty gjithë çfarë kanë ose një pjesë të madhe të asaj që kanë dhe nuk kanë investuar për një vit se kanë ndërtuar, nuk kanë ndërtuar një kioskë, kanë investuar paratë e jetës së tyre, ato që kanë bërë dhe sillen me investimin e tyre sikur është dita e fundit dhe harrojnë që nëse ata vendosin çmime të cilat janë çmime që nuk i përgjigjen nivelit të shërbimit, nuk do të kenë vitin e ardhshëm më shumë njerëz që do të duan të shkojnë tek ta, do të kenë më pak dhe pas 2-3 vjetësh…

Blendi Fevziu: Do të kenë akoma më pak dhe do të falimentojnë.

Edi Rama: Jo, pas 3 vjetësh do të qajnë. Ndërkohë që duhet të punojnë me një plan, duhet të kenë një plan biznesi që ta rrisin, duhet të kuptojnë ndonjëherë që nuk janë ata vetë, janë në konkurrencë me ata që janë përballë, është konkurrencë e madhe, nuk i shohin nga ana tjetër e rrugës por duhet t’i kenë në mendje dhe duhet të mendojnë, duhet të studiojnë çmimet dhe duhet ta bëjnë jo për mua, as për ty. Ti je një njeri që fatmirësisht në asnjë gjë nuk jemi dakord bashkë, por te turizmi, bukuria e Shqipërisë jemi dakord, te Rilindja Urbane ti e pëlqen, por nuk e thua, por në fund të ditës ti je një njeri që e thua këtë se ke një shqetësim si vëzhgues i kësaj jete.

Blendi Fevziu: Mua më vjen turp kur një i huaj vjen e më thotë këtu është çmimi shumë i shtrenjtë dhe shërbimi i keq.

Edi Rama: Unë e them këtë si kryeministër, por ata që na dëgjojnë nuk duhet të mendojnë se kush je ti e kush jam unë. Duhet të mendojnë se çfarë duan të bëjnë me atë investim pas 5, 10 vjetësh. Duan që ai investim të falimentojë? Kanë bërë hotele, kanë bërë restorante, resorte, një pjesë e madhe se unë i njoh disa, kanë fëmijët e tyre, të cilët i kanë shkolluar edhe jashtë. Çfarë duan? Duan t’u lënë gërmadha fëmijëve që mos të shkojë njeri?

Ndërsa përmendi shembuj si Italia, Kroacia e Bullgaria, Rama tha se bizneset duhet të planifikojnë të ardhmen për t’i mbijetuar konkurrencës.

Edi Rama: Unë do të doja që këta njerëz shumë punëtorë, shumë kurajozë, kanë marrë risqe, kanë bërë aventura, kanë hedhur para, rrinë atje, ta kuptojnë që duhet të bëjnë plan, siç kanë planifikuar të bëjnë hotelin dhe ia kanë dalë, duhet të bëjnë plan që ky hotel t’i mbijetojë kësaj konkurrence.

Next Post
Atentat në qendër të Shkodrës, vritet Kristian Kola, autorët të maskuar dhe me motor (FOTO)

Atentat në qendër të Shkodrës, vritet Kristian Kola, autorët të maskuar dhe me motor (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kryepeshkopi Joan viziton për herë të parë Shkodrën, mesazhe për Zotin dhe familjen

Kryepeshkopi Joan viziton për herë të parë Shkodrën, mesazhe për Zotin dhe familjen

December 21, 2025
Hoqi verën miliona euro nga kantina, shpallet në kërkim kushëriri i Ergys Agasit

Hoqi verën miliona euro nga kantina, shpallet në kërkim kushëriri i Ergys Agasit

December 21, 2025
Dimri dhe pasiguria kaplon Rripin e Gazës, faza e dytë nuk po nis

Dimri dhe pasiguria kaplon Rripin e Gazës, faza e dytë nuk po nis

December 21, 2025
Rama kujton vizitën te Thaçi në Hagë: Si e gjeta komandantin…

Rama kujton vizitën te Thaçi në Hagë: Si e gjeta komandantin…

December 21, 2025
Maduro premton hakmarrje, SHBA sekuestron tjetër cisternë nafte në brigjet e Venezuelës

Maduro premton hakmarrje, SHBA sekuestron tjetër cisternë nafte në brigjet e Venezuelës

December 21, 2025
Tragjedi në Lezhë, nëna i jep fund jetës pas vdekjes së djalit

Tragjedi në Lezhë, nëna i jep fund jetës pas vdekjes së djalit

December 21, 2025
San Francisko në errësirë, rreth 130 mijë konsumatorë mbeten pa energji elektrike

San Francisko në errësirë, rreth 130 mijë konsumatorë mbeten pa energji elektrike

December 21, 2025
Zbardhet vrasja e Pavlin Prekës në muajin shkurt, pranga dy autorëve të dyshuar (EMRAT)

Zbardhet vrasja e Pavlin Prekës në muajin shkurt, pranga dy autorëve të dyshuar (EMRAT)

December 21, 2025
Arrestohet 35-vjeçarja në Mirditë, qarkullonte me armë në makinë

Arrestohet 35-vjeçarja në Mirditë, qarkullonte me armë në makinë

December 21, 2025
Veliaj 54-55 përqind dhe Këlliçi 45-46 përqind në pesë javët e fundit

Sa shtetas shqiptarë banojnë jashtë vendit? Aritmetikë e thjeshtë…

December 21, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In