• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale në QSUT, zbulohet gjendja e tij! Kryeministri: Sonte do ta kaloj natën këtu

by A R
03/10/2024 11:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i qeverisë Edi Rama është paraqitur këtë të enjte në ambientet e QSUT, ku raportohet se i është nënshtruar një operacioni në hernie, një problem që kryeministri e ka raportuar edhe më herët.

Mësohet se Rama po operohet nga doktori Arben Gjata, teksa disa kohë më parë kreu i qeverisë iu nënshtrua një tjetër operacioni për heqjen e apendicitit.

Për rastin ka reaguar edhe Kryeministria.

“Në lidhje me pyetjet dhe kërkesën tuaj për informacion për ndërhyrjen kirurgjikale të Kryeministrit Edi Rama ju bëjmë me dije se: Kryeministri Edi Rama aktualisht po i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale laparoskopike në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Ekipi mjekësor nën drejtimin e Prof. Dr. Arben Gjata po kryen ndërhyrjen kirurgjikale të hernies inguinale.

Pas përfundimit të ndërhyrjes, Kryeministri Rama pritet të kalojë natën e sotme në mjediset spitalore të QSUNT”, thuhet në njoftim.

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi në fund të gushtit se do të operohet sërish për shkak të një problemi shëndetësor.

Gjatë një vizite në QSUT, ku u përurua spitali ditor, Rama tha se do të paraqitet sërish si pacient, pasi duhet të kryejë edhe një ndërhyrje, për shkak të një problemi me hernien inguinale.

“Unë mund të flas edhe si pacient i spitalit që e provova vetë, madje mund të vij prapë për një tjetër ndërhyrje, kam një hernie inguinale që… i kam mësuar edhe emrin… Se kësaj diskales nuk kërkoj mjek se punoj me forcat e mia, me streçing dhe vetëpërmbajtje para ushqimit që të mos e rëndoj shumë me kolonën e lodhur nga basketbollit, por kësaj inguinales me sa duket nuk i bëj dot derman me forcat e mia, kështu që do të vij prapë”, tha Rama.

/a.r

Next Post
Shpërthim tritoli në një banesë pranë Bashkisë së Krujës! Dyshimet

Shpërthim tritoli në një banesë pranë Bashkisë së Krujës! Dyshimet

Comments 2

  1. L.Xh says:
    2 years ago

    Shërim të shpejtë.
    Zoti të ruajtë nga ATA që ke AFËR, se nga të tjerët ruhesh betë.

    Reply
  2. Duçe! says:
    2 years ago

    Te kishte marre damllaja me mire o zgjatim i Aleksit!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Alarm për bomba në disa aeroporte të Evropës, devijohen fluturimet dhe ngrihen avionët luftarakë

Alarm për bomba në disa aeroporte të Evropës, devijohen fluturimet dhe ngrihen avionët luftarakë

November 5, 2026
Operacion antidrogë në Qafështamë| Dëgjohen të shtëna armësh, dyshohet nga kultivuesit

Horror në Burrel: vajza lyen me benzinë babanë dhe i vë flakën

November 5, 2026
‘Mos i jepni karkaleca Dumanit’/ Dosja ‘Plumbi i Artë’, Petrit Qoli shpërthen kundër prokurorit Dibra: Po bëni gjenocid

SPAK lexon pretencën për emrat e njohur të krimit. Sa vite u kërkuan për Nuredin Dumanin

November 5, 2026
Identifikohen personat që iu vendos eksploziv në Durrës, dy shpërthime brenda 40 minutash

Shpërthim me tritol në Elbasan, lënda plasëse e vendosur në gomën e një automjeti

November 5, 2026
Begaj merr progres-raportin nga ambasadorja e BE: Të angazhuar që negociatat të mbyllen në 2027, anëtarësimi në 2030

Begaj merr progres-raportin nga ambasadorja e BE: Të angazhuar që negociatat të mbyllen në 2027, anëtarësimi në 2030

November 5, 2026
“ 20 miliardë lekë për bonusin e pensionistëve”, Malaj: Më shumë fonde për shëndetësinë dhe infrastrukturën

“ 20 miliardë lekë për bonusin e pensionistëve”, Malaj: Më shumë fonde për shëndetësinë dhe infrastrukturën

November 5, 2026
Reagimet e ambasadave për “Ballukun”, Manjani iu sjell në vëmendje rastin “çek” për mashtrimin me fondet e BE

Ditari nuk është procesverbal!

November 5, 2026
Karrierë dhe jetë personale, 8 profesionet që u ofrojnë grave më shumë mundësi

Karrierë dhe jetë personale, 8 profesionet që u ofrojnë grave më shumë mundësi

November 5, 2026
Vrasja e 61-vjeçarit në Bulqizë, zbardhen dëshmitë: I biri mohon krimin. Bashkëshortja: Kishte lidhje paralele…

Vrasja e 61-vjeçarit në Bulqizë, zbardhen dëshmitë: I biri mohon krimin. Bashkëshortja: Kishte lidhje paralele…

November 5, 2026
Zvicra vendi numër 1 në botë për gjobat ndaj makinave

Shqipëria me 300 mijë makina mbi 2 mijë kubikë, detyrimi i taksës do të rritet deri 3.8 herë

November 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In