• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama: I kërkova kandidatit tonë në Kavajë të tërhiqet, PD plan për destabilizimin e vendit!

by A R
05/05/2017 17:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Paralajmërimi i PD për protestë në Kavajë ditën e zgjedhjeve u gjend përballë një lëvizjeje të beftë nga PS. Kryeminsitri Edi Rama njoftoi përmes një konference për mediat tërheqjen e kandaitit të majtë. Rama njoftoi se i ka kërkuar tërheqjen edhe kandaitit tjetër të pavarur.

“Provokimit antikushtetues të të tmerruarve nga drejtësia që po vjen ne nuk duhet dhe nuk do ti përgjigjemi flakë për flakë. Kavaja nuk do të bëhët sheshi për një përshesh. Turpi të mbetët PD-së. I kam kërkuar kandidatit tonë të tërhiqet nga gara, do i kërkoj edhe kandidatit tjetër. Deri më 7 do insistoj të bind PD-në të futët në zgjedhje. Më 7 maj përfundon koha fizike për të garantuar zgjedhjet. I kam komunikuar këtë vendim ndërkombëtarëve”, tha Rama.

Rama: “PD, natyrisht është historike, por nuk do ishte as e para as e fundit që do të dilte nga skena e politikës. Kjo shumicë nuk ka bërë asgjë që ta cojë PDd-në drejt shkatërrimin, por kemi bërë çdo gjë për të kundërtën. Do bëjmë çdo gjë që të garantojmë pjesëmarrjen e PD në zgjedhje. Çdo vendim i lidershipit të PD për të ikur në drejtim të paditur është e drejtë ekskluzive e tij. Këmbëngulja për dialog nuk është dobësi, por mirësi. Politika është shah, ku durimi strategjik çmonton.

Ka të shqetësuar për zgjedhjet në Kavajë, disa i druhen edhe një përplasje fizike, disa edhe pasojave të një konflikti që synbon të provokohet për të nxitur destabilizim. Ka një plan për destabilizim të vendit, që çcadra kërkon ta vëjë në jetë, por ka edhe të tjerë që duan destabilizimin e shqipërisë. Por Shqipëria nuk do të destabilizohet, për këtë ju garantoj të gjithëve.

Do bëjmë çmos që Shqipërisë të mos i hyjë asnjë gjemb në këmbë nga marrësia që ka pjellë frika e zbatimit të reformës në drejtësi. Për ne Shqipëria që duam është e të gjithëve, jo vetëm e socialistëve dhe atyre që na duan.

Provokimit antikushtetues të të tmerruarve nga drejtësia që po vjen ne nuk duhet dhe nuk do ti përgjigjemi flakë për flakë. Kavaja nuk do të bëhët sheshi për një përshesh. Turpi të mbetët PD-së. I kam kërkuar kandidatit tonë të tërhiqet nga gara, do i kërkoj edhe kandidatit tjetër. Deri më 7 do insistoj të bind PD-në të futët në zgjedhje. Më 7 maj përfundon koha fizike për të garantuar zgjedhjet. I kam komunikuar këtë vendim ndërkombëtarëve.

Të pengosh njerëzit të votojnë është krim. Duam që votuesit besnikë të PD të përfaqësohen. I përsëris Bashës, hiqe nga mendja se mund ta shtysh me provokime datën. Zgjedhjet do të bëhen më 18 qershor, dhe të hënen, më 8 maj nuk jam më i gatshëm dhe i disponueshëm për Lulzim Bashën. Me apo PD-në, më 18 qershor, populli do të vendosë se si do të jetë Shqipëria e gjeneratës tjetër”, tha Rama.

Kryeministri Edi Rama ka onfirmuar se data 18 Qershor nuk mund të negociohet. Ai tha në një onferencë të posaçme për mediat se negociimi i datës së zgjedhjeve nuk mund të pranohet, pasi kjo sipas Ramës nuk është në dorë të tij.

Rama: “Ndjehem krejt i qetë sepse kam bërë dhe po bëj cdo gjë që mund. Jo për ata që janë në çadër, por për njerëz të zakonshëm të këtij vendi. Mekanizmi që kemi prezantuar për kontrollin e brendshëm të qeverisë garanton transparencë dhe barazi në zgjedhjet e 18 qershorit. Fija logjike e PD-së është shkëputur, do bëjmë çdo gjë në funksion të gjithëpërfshirjes në zgjedhje. Mos keni dyshim se do të negocioj 18 qershorin, edhe nëse do të doja nuk më lejon ligji që ta bëj. 18 qershori nuk mund të jetë pjesë e negociatave mes partive. Në rrjetë sociale më thonë “mos jua zgjat atyre, boll me ata, ata si gjithmonë etj.”. Ju bëj thirrje të bëni durim. Nuk jam vetëm kryetari i partisë më të madhe, por edhe kryeministri i shqipërisë. Si kryetar partie nuk më shqetëson vetëvrasja e PD, si kryeministër do lëviz çdo gur që ata që duan të votojnë PD të kenë mundësi të votojnë më 18 qershor”, tha Rama.

 

Next Post
Lopez e kënaqur me të dashurin e ri

Lopez e kënaqur me të dashurin e ri

Comments 2

  1. adaa says:
    9 years ago

    ja cfare do te thote te kujdesesh per popullin.

    Reply
  2. albi says:
    9 years ago

    basha ate pun ka. te coj ne destabilitet total te shqiperise. kavaja ishte prova e pare dhe nuk ka frike te humbi njerez per tja arritur qellimit te tij. nuk i dhimbesen njerzit jo se ka filluar te marre zakonet e baba sales. bravo edo qe nuk re ne nivelin e ktyre plehrave po u tregove njeri me pergjegjsi

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dështon transferimi i Asllanit te Leipzig, shkak problemet shëndetësore!

Dështon transferimi i Asllanit te Leipzig, shkak problemet shëndetësore!

August 7, 2026
Pentagoni deklasifikon dosjet e reja për UFO-t! Nga trekëndëshi që bllokoi qiellin në Afganistan, te sfera që mabnte trup njeriu në Brazil (FOTO)

Pentagoni deklasifikon dosjet e reja për UFO-t! Nga trekëndëshi që bllokoi qiellin në Afganistan, te sfera që mabnte trup njeriu në Brazil (FOTO)

August 7, 2026
Dhjetëra sulme ruse me dronë e raketa në rajonin e Ukrainës, të paktën 2 të vdekur dhe gjashtë të plagosur!

Dhjetëra sulme ruse me dronë e raketa në rajonin e Ukrainës, të paktën 2 të vdekur dhe gjashtë të plagosur!

August 7, 2026
Senati i SHBA-ve miraton sanksione të reja kundër Moskës! Tarifa prej 500% për naftën dhe gazin natyror rus

Senati i SHBA-ve miraton sanksione të reja kundër Moskës! Tarifa prej 500% për naftën dhe gazin natyror rus

August 7, 2026
Zjarret në vend, Cara: Mbi 3900 ndërhyrje, rritje me 12% në krahasim me një vit më parë

Harta e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes përditëson situatën: Po monitorojmë 9 vatra, ja më problematiket!

August 7, 2026
Marash Kumbulla prezantohet në klubin e ri! Mbetet përsëri në Spanjë, por ndërron ekip

Marash Kumbulla prezantohet në klubin e ri! Mbetet përsëri në Spanjë, por ndërron ekip

August 7, 2026
Flakët shkrumbojnë makinën në mes të Fierit, nuk ka të lënduar! Shkak dyshohet një shkëndijë elektrike

Flakët shkrumbojnë makinën në mes të Fierit, nuk ka të lënduar! Shkak dyshohet një shkëndijë elektrike

August 7, 2026
VIDEO/ “Armagedon” ferri në Evropë, mbi 500 mijë hektarë të bërë hi nga zjarret këtë verë! Spanja, Franca e Italia më të prekurat, ja harta

VIDEO/ “Armagedon” ferri në Evropë, mbi 500 mijë hektarë të bërë hi nga zjarret këtë verë! Spanja, Franca e Italia më të prekurat, ja harta

August 7, 2026
Dita e 69-të e protestës, përsëri pjesëmarrje e ulët! I kërkojnë Ramës që të mos prekë Zvërnecin e Rrjollin!

Dita e 69-të e protestës, përsëri pjesëmarrje e ulët! I kërkojnë Ramës që të mos prekë Zvërnecin e Rrjollin!

August 7, 2026
Katastrofë dhe përmbytje apokaliptike në Indi, rreth 100 të vdekur nga shirat e rrëmbyeshëm (VIDEO)

Katastrofë dhe përmbytje apokaliptike në Indi, rreth 100 të vdekur nga shirat e rrëmbyeshëm (VIDEO)

August 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com