• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Rama i ka treguar Evropës mënyrën se si duhet të sillemi me terroristët iranianë”

by Java News
24/12/2018 20:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Struan Stevenson*

Vendimi i Shqipërisë për të përjashtuar ambasadorin iranian dhe një diplomat tjetër për shkak se kanë planifikuar akte terroriste brenda vendit është vlerësuar gjerësisht. Presidenti Trump i ka shkruar personalisht kryeministrit Edi Rama, duke e uruar për kundërvënien ndaj “veprimtarive destabilizuese të Iranit dhe përpjekjeve për të heshtur disidentët nëpër botë.” Letra e tij u përforcua nga mesazhe mbështetjeje nga këshilltari amerikan i Sigurisë Kombëtare John Bolton dhe sekretari i Shtetit Mike Pompeo. Ky përjashtim e ka fokusuar edhe një herë vëmendjen botërore mbi mënyrën se si regjimi i mullahëve i përdor ambasadat e tij si qeliza terroriste.

Regjimi iranian u tërbua kur Shqipëria pranoi me guxim të shpëtonte mbi 2,500 refugjatë iranianë nga kampet ku ishin burgosur e abuzuar në Irak. Atje, ata kanë qenë nën agresion të vazhdueshëm ushtarak dhe sulme me raketa. Këta refugjatë të pambrojtur janë anëtarë të lëvizjes kryesore opozitare demokratike të Iranit, Muxhahedinët e Popullit të Iranit (PMOI/MEK). Republika Islamike e Iranit e kishte urdhëruar qeverinë kukull të Irakut që t’i asgjësonte këta iranianë disidentë dhe 168 prej tyre ishin vrarë e mbi 1,700 ishin plagosur, disa madje shumë rëndë, në kohën që shqiptarët pranuan t’u ofronin të mbijetuarve një strehë të sigurtë në Tiranë. Transportimet e para ajrore filluan në vitin 2013 dhe deri në vitin 2016, të 2,500 refugjatët kishin mbërritur në Shqipëri.

Mullahët u tronditën nga këto transportime dhe nga fakti që disidentët iranianë gjendeshin tashmë të sigurtë. Përpjekjet e tyre për të eliminuar MEK-ët nuk kishin patur sukses. Ata nuk mund t’i lejonin këta kundërshtarë politikë, të cilët ofrojnë një të ardhme demokratike lirie dhe drejtësie për miliona të shtypur në Iran, të ndërtonin një shtëpi të re në Shqipëri. Regjimi e ktheu krejtësisht fokusin e tij mbi Shqipërinë. Ambasada iraniane në Shqipëri, e cila më përpara kishte qenë shumë e vogël, u transformua në një nga ambasadat më të mëdha të regjimit në Ballkan. Në fillim të 2016-ës, ndërsa anëtarët e MEK po transferoheshin në Shqipëri në grupe, Teherani dërgoi një ambasador të ri, Gholam Hossein Mohammadinia, në Shqipëri. Mohammadinia është një ish-zyrtar i rangut të lartë në inteligjencën iraniane dhe ka qenë gjithashtu anëtar i ekipit iranian në negociatat bërthamore përpara se të pranonte postin në Shqipëri. Mandati i tij kryesor në Tiranë ishte të implementonte planet terroriste të regjimit kundër MEK. Ai është personi i cili tashmë është ekspozuar si terrorist dhe është përjashtuar nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Nën udhëheqjen e Mohammadinia-s, në mars 2018, Ministria Iraniane e Inteligjencës (MOIS) kishte në plan të shpërthente një bombë në një mbledhje të anëtarëve të MEK në Tiranë për të festuar Noëruz-in (Vitin e Ri Iranian). Fatmirësisht, kjo tentativë mizore u zbulua dhe u parandalua në minutën e fundit dhe u konfirmua më pas nga Kryeministri Edi Rama më 19 prill 2018. Dy agjentë të MOIS u përjashtuan si rezultat i kësaj përpjekjeje të dështuar terroriste.

Megjithatë, ambasada iraniane në Tiranë është bërë fokusi i një foleje në zgjerim e sipër prej 25 agjentësh e spiunësh të inteligjencës, duke përfshirë Mostafa Roodaki-n, një tjetër zyrtar i lartë i inteligjencës i cili ishte sjellë si Sekretar i Parë. Ai është personi që ka qenë më parë në krye të stacionit të inteligjencës së regjimit iranian në Austri dhe koordinonte veprimtari kundër PMOI-së në Europë. Edhe pse emri i diplomatit të dytë të përjashtuar nga Shqipëria nuk është konfirmuar ende, është shumë e mundshme që të jetë ky ekspert shumë i lartë e i lig i terrorizmit.

Roodaki u zëvendësua në Austri nga Assadullah Assadi, një tjetër ‘i ashtu-quajtur’ diplomat, i cili u arrestua në Gjermani në korrik 2018 pasi u kishte dorëzuar një bombë prej 500 gm dy agjentëve iranianë dhe i kishte udhëzuar ata ta detononin bombën në një tubim të madh iranianësh në Paris. Assadi u ekstradua në Belgjikë dhe është tani në pritje të gjykimit, i akuzuar për terrorizëm. Në tetor 2018, regjimi dërgoi një tjetër agjent të lartë të inteligjencës — Mohammad Davoudzadeh Lului – i lidhur ngushtë me ambasadën iraniane dhe ambasadorin e saj në Norvegji, për të vrarë një figurë opozitare në Danimarkë. Ai gjendet gjithashtu në pritje të gjykimit, i akuzuar për terrorizëm. Gjithashtu, në vitin 2018, dy ‘të ashtu-quajtur’ diplomatë iranianë u përjashtuan nga Hollanda për akte terroriste.

Kryeministri shqiptar Edi Rama i ka treguar botës se vendi i tij nuk toleron t’i bien në qafë tiranët e Teheranit. Ai i doli me guxim punës në krye duke shpëtuar refugjatët iranianë nga vdekja pothuajse e sigurtë në Irak, në një kohë kur asnjë shtet tjetër i BE-së nuk ishte i përgatitur të jepte ndihmë, nga frika se mund të humbisnin kontrata fitimprurëse me mullahët iranianë. Edhe një herë Edi Rama i ka treguar Europës mënyrën se si duhet të sillemi me banditët e terroristët iranianë. BE duhet ta ndjekë këtë shembull dhe t’i mbyllë ambasadat e Iranit, të cilat janë qeliza terroriste.

*Struan Stevenson është koordinatori i Fushatës për Ndryshimin e Iranit (CiC). Ai ka qenë anëtar i Parlamentit Europian, përfaqësues i Skocisë (1999-2014), president i Delegacionit të Parlamentit për Marrëdhëniet me Irakun (2009-14) dhe kryetar i Intergrupit të Miqve të një Irani të Lirë (2004-14). Ai është lektor ndërkombëtar mbi Lindjen e Mesme, si dhe president i Shoqatës Europiane për Lirinë e Irakut (EIFA)

Next Post
Roskovec/ 10-vjeçari jep për bamirësi për familjet në nevojë kursimet e një viti

Roskovec/ 10-vjeçari jep për bamirësi për familjet në nevojë kursimet e një viti

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e martë 10 shkurt 2026

February 9, 2026
Makina përplas për vdekje këmbësorin në aksin Durrës-Rrogozhinë, shoqërohet në polici shoferi

Makina përplas për vdekje këmbësorin në aksin Durrës-Rrogozhinë, shoqërohet në polici shoferi

February 9, 2026
“100 mijë euro ose t’i publikoj videot intime”, pranga 37-vjeçarit nga Kosova që shantazhonte të renë nga Tirana

“100 mijë euro ose t’i publikoj videot intime”, pranga 37-vjeçarit nga Kosova që shantazhonte të renë nga Tirana

February 9, 2026
Sulmohet makina me para në Itali, grabitësit bllokojnë autostradën dhe hapin zjarr ndaj karabinierëve

Sulmohet makina me para në Itali, grabitësit bllokojnë autostradën dhe hapin zjarr ndaj karabinierëve

February 9, 2026
Nga Denaj e Xhafaj, te Klosi e Gjiknuri / Zbulohet kujt ia ka besuar Rama drejtimin e komisioneve parlamentare

Vendimi i GJK për Ballukun, Rama tregon vendimet e grupit: Do ndërhyjmë në legjislacion. SPAK të vijojë i qetë hetimet…

February 9, 2026
“Jemi para një epoke të re!” Europa me “sytë” nga armët bërthamore: Ka ardhur koha

“Jemi para një epoke të re!” Europa me “sytë” nga armët bërthamore: Ka ardhur koha

February 9, 2026
CIA rrënoi “patriotizmin” e Berishës, Çupi: Me ish-kryeministrin në politikë, vendi i kërcënuar

Në rrethinat e një grushti

February 9, 2026
Këndoi në spanjisht në Super Bowl, Trump shpërthen ndaj Bad Bunnyt: Fyerje për madhështinë e Amerikës

Këndoi në spanjisht në Super Bowl, Trump shpërthen ndaj Bad Bunnyt: Fyerje për madhështinë e Amerikës

February 9, 2026
Gjyqi ndaj krerëve të UÇK, Prokurori: Kishin në shënjestër anëtarët e partisë në pushtet në Serbi

Gjyqi ndaj krerëve të UÇK, Prokurori: Kishin në shënjestër anëtarët e partisë në pushtet në Serbi

February 9, 2026
Arrestohet Jimmy Lai, si dështoi Trump të lironte armikun numër një të Pekinit

Arrestohet Jimmy Lai, si dështoi Trump të lironte armikun numër një të Pekinit

February 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In