• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama i jep statusin “Fëmijë në Përkujdesje të Republikës” 4 fëmijëve: Mbështetje të plotë për bijtë e heronjve

by A R
31/08/2022 08:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fëmijët e Dëshmorit të Atdheut, Major Klodian Tanushi dhe Dr. Leonard Kamberi kanë marrë statusin “Fëmijë në Përkujdesje të Republikës”. Kryeministri Rama bashkë me Ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu kanë pritur në ambientet e kryeministrisë, fëmijët dhe familjarët e majorit dhe doktorit që humbën jetën në krye të detyrës.

“Janë katër fëmijë të cilët ne sot i akordojmë këtë status. I’a akordojmë tre fëmijëve të Majorit, të dëshmorit të atdheut, Klodian Tanushi dhe mjekut obstetër-gjinekolog të Spitalit Rajonal të Vlorës, doktorit të ndjerë, heroit tonë që humbi jetën nga covid19, Dr. Leonard Kamberi”, tha Manastirliu.

Kryeministri Rama u shpreh: “E kemi krijuar mundësinë që t’i japim mbështetje të plotë fëmijëve deri në 150% të pagës së prindit, deri kur të dalin në jetë. Natyrisht asgjë nuk e kthen prindin, por në të gjitha rastet, këta janë fëmijë të Republikës sepse baballarët e tyre ishin shërbëtorë të denjë të Republikës dhe heronj të Republikës”.

Tre fëmijët e Major Klodian Tanushit, Komandant i Kontigjentit Shqiptar në Letoni, i rënë në krye të detyrës gjatë misionit të NATO-s në bazën Adazi në Letoni, janë të moshave 4, 13, 17 vjeç. Statusin “Fëmijë në Përkujdesje të Republikës” e ka marrë dhe vajza 1 vjeçare e dr. Leonard Kamberi mjekut Obstetër-Gjinekolog të Spitalit Rajonal të Vlorës, që humbi jetën në shërbim të qytetarëve, si pasojë e Covid-19.

Paketa e mbështetjes për fëmijët në përkujdesje të Republikës parashikon:

– 100 për qind të pagës së prindit për çdo fëmijë, kur në ngarkim të personit që ka humbur jetën, ka një fëmijë që gëzon statusin “Fëmijë në përkujdesje të Republikës”,

– 70 për qind për çdo fëmijë, kur në ngarkim të personit, që ka humbur jetën, ka dy fëmijë të mitur;
– 50 për qind për çdo fëmijë, kur në ngarkim të personit, që ka humbur jetën, ka tre fëmijë ;
– 40 për qind për çdo fëmijë, kur në ngarkim të personit, që ka humbur jetën, ka katër fëmijë;
– 30 për qind për çdo fëmijë, kur në ngarkim të personit, që ka humbur jetën, ka më shumë se katër fëmijë që gëzojnë statusin “Fëmijë në përkujdesje të Republikës”.

“Fëmijët në Përkujdesje të Republikës” do të përfitojnë gjithashtu bursën për ndjekjen e arsimit parauniversitar në institucionet arsimore publike dhe tekste shkollore falas. Po kështu përfitojnë bursë të plotë nga fondi i mbështetjes studentore dhe janë të përjashtuar nga tarifa vjetore në institucionet publike të arsimit të lartë. Gëzojnë të drejtën e orientimit profesional falas dhe mbështetje për punësim në administratën publike ose biznesin privat. Deri tani 15 fëmijë e kanë përfituar Statusin “Fëmijë në Përkujdesje të Republikës”.

Komisioni Qendror i ngritur për vlerësimin e dosjeve të profesionistëve të rënë në krye të detyrës, do të mblidhet çdo herë që ka kërkesa për marrjen e këtij statusi.

/a.r

Next Post
Njësoj si njerëzit edhe delfinët krijojnë aleanca ‘vëllazërore’ për të gjetur dashurinë

Njësoj si njerëzit edhe delfinët krijojnë aleanca ‘vëllazërore’ për të gjetur dashurinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zv. presidenti i KE-së: Shqipëria dhe Mali i Zi, në fazë të avancuar drejt anëtarësimit në BE

Zv. presidenti i KE-së: Shqipëria dhe Mali i Zi, në fazë të avancuar drejt anëtarësimit në BE

September 20, 2026
Zjarr në hyrje të një fshati në Gjirokastër, zjarrfikësit shmangin përhapjen

Zjarr në hyrje të një fshati në Gjirokastër, zjarrfikësit shmangin përhapjen

September 20, 2026
“O djali i nënës”! Skena prekëse në Sarandë: Mamaja e 44-vjeçarit Artan Myrtaj mbërrin në vendin e ngjarjes

“O djali i nënës”! Skena prekëse në Sarandë: Mamaja e 44-vjeçarit Artan Myrtaj mbërrin në vendin e ngjarjes

September 20, 2026
NATO mirëpret marrëveshjen për Groenlandën: SHBA pritet të zgjerojë praninë ushtarake në Arktik

NATO mirëpret marrëveshjen për Groenlandën: SHBA pritet të zgjerojë praninë ushtarake në Arktik

September 20, 2026
“Erdhi gjyshi dhe e goditi me thikë”, zbardhet dëshmia e nipit 14-vjeçar për vrasjen në familje

“Erdhi gjyshi dhe e goditi me thikë”, zbardhet dëshmia e nipit 14-vjeçar për vrasjen në familje

September 20, 2026
Demo takim me zjarrfikësit në Tiranë: Plan me bashkitë për parandalimin e zjarreve, synojmë…

Demo takim me zjarrfikësit në Tiranë: Plan me bashkitë për parandalimin e zjarreve, synojmë…

September 20, 2026
Poezi për Enverin? Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve Lushnjë përgënjeshtron lajmin: Ja e vërteta e videos

Poezi për Enverin? Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve Lushnjë përgënjeshtron lajmin: Ja e vërteta e videos

September 20, 2026
Shqiptarët e kalojnë fundjavën në bregdet: Kushtet janë përmirësuar, por çmimet…

Ekspertët për turizmin: Stop reklamimit si një vend i lirë për pushime!

September 20, 2026
Përfundon sot mandati i “Sterilizimit”, Beqaj shkon sërish në mbledhje. Si u pengua për 9 orë dëshmia e ish-ministrit

Rreth ndryshimeve te Kodit te Procedures Penale

September 20, 2026
LISTA / Rajonet dhe bashkitë e reja që propozohen nga PD, përveç atyre ekzistuese

Reforma territoriale, të hënën Komisioni i Ligjeve nis shqyrtimin e draftit të socialistëve

September 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com