• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama i jep lamtumirën Bushatit, sulmon Metën për Cakajn: Pro dialogut Kosovë-Serbi

by A R
10/01/2019 18:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama ka organizuar sot një pritje të trupit diplomatik të akredituar në Shqipëri.

Ai u shpreh në nisje të fjalës se Presidenti sërish refuzoi të dekretojë ministrin e ri.

Rama gjithashtu u bëri thirrje ambasadorëve në vendin tonë që të vendosin kontaktet me ministrat e rinj.

“Idetë hegjemonike që qarkullojnë si re mbi kokat tona, dhe jo rastësisht kur ka përplasje interesash politike, nuk janë krijime të mendimit shqiptar. Autorëve të tyre unë dua t’u kujtoj se të atashuarit ndaj territorit të shenjtë ne jemi krenarë dhe do të mbetemi të përkushtuar ndaj kombit tonë të madh që ishtrin rrënjët përtej kufijve të sotëm. Shtrengatat e aktualitetit po marrin gjithnjë e më shumë forma të paparashikueshme, destruktive dhe irracionale. Megjithatë, Shqipëria një vend i vogël beson fuqishëm tek rruga e vlerave” – tha Rama ndër të tjera.

Ai u shpreh se këtë vit Shqipëria pret edhe ambasadorin e ri të SHBA-ve.

Rama falenderoi Ditmir Bushatin për shërbimin dinjitoz që i ka bërë Republikës së Shqipërisë.

“Më vjen keq që pasuesi i tij, një shqiptar nga Prishtina me një dituri të adhurueshme e ka nisur rrugëtimin e tij në një mënyrë të pazakonshme. Balta dhe mllefi i injorantëve kanë bërë për të prezantimin më të rrejshëm publik, përpara se ai të hapë gojën si ministër. E kanë sulmuar për tre arsye. Sepse është shumë i ri, nuk i përket botës së tyre të vjetër. Sepse është shumë i pastër. Sepse është nga Prishtina.” – tha Rama.

Kryeministri tha se Cakaj kurrë nuk është prononcuar për ndryshime kufijsh në Ballkan.

“Ajo është një e drejtë që i takon qeverisë sovrane të Kosovës. Dua ta bëj të qartë edhe një herë: Shqipëria inkurajon një marrëveshje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë, e cila të mbështetet nga SHBA dhe BE. Të tjerat janë maskarallëk dhe fukarallëk politikanësh” – tha Rama.

Shefi i ekzekutivit tha se Shqipëria do të hapë në pranverë kufirin me Kosovën dhe po i njëjti model ‘Schengen’ do të bëhet me Maqedoninë dhe Malin e Zi.

/javanews/a.rada

Next Post
“Fiat” do të paguajë mbi 800 mln dollarë për trukimin e motorëve

"Fiat" do të paguajë mbi 800 mln dollarë për trukimin e motorëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
Emergjencë në Ishujt Kanarie nga fluksi i emigrantëve, kërkohet ndërhyrje urgjente nga Spanja dhe BE-ja

Emergjencë në Ishujt Kanarie nga fluksi i emigrantëve, kërkohet ndërhyrje urgjente nga Spanja dhe BE-ja

November 8, 2026
A do japin dorëheqjen Rubio dhe Hegseth? Vjen reagimi i Shtëpisë së Bardhë

Gazetarja zbërthen humbjen e republikanëve në SHBA: Pakënaqësia ndaj Trumpit, konflikti në Iran dhe vota e të rinjve që ndryshoi rezultatin e demokratëve

November 8, 2026
Pse djegia e Tiranes nuk ishte një mjet politik po gjeopolitik?

Pse djegia e Tiranes nuk ishte një mjet politik po gjeopolitik?

November 8, 2026
Rritet bilanci i aksidentit hekurudhor në Egjipt, 7 të vdekur dhe 112 të plagosur

Rritet bilanci i aksidentit hekurudhor në Egjipt, 7 të vdekur dhe 112 të plagosur

November 8, 2026
Trump takohet privatisht me të dërguarin e Putinit: Jemi pranë një marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

Trump sulmon rezultatin e zgjedhjeve në SHBA: Amerika bëri një hap të madh prapa në histori

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In