• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 19, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama i hapur për pandeminë te France 24: “Nuk ishim vetëm, por ishim në gjendje psikologjike të rënduar!”

by Java News
20/06/2021 14:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Shqipëria, një vend i Ballkanit me 2,8 milionë banorë dhe një diaspore prej dy milionë në Europë, shpreson hapjen zyrtare, javën e ardhshme, të bisedimeve të anëtarësimit në Bashkimin Europian, të bllokuara për një kohë të gjatë”, është tema e diskutuar në televizionin “France 24” me kryeministrin Edi Rama.
Pyetje: Kryeministri Edi Rama, mirëserdhët në Paris, që ju e njihni mirë pasi ju keni studiuar këtu për Artet e Bukura. Ju keni fituar zgjedhjet parlamentare të 25 prillit për të tretën herë rresht, që është një rekord për një vend ish-socialist që hyri në pluralizëm në vitin 1991 dhe në një kuadër tensionesh politike shumë të forta. Do të flasim për këtë, por do të fillojmë me menaxhimin nga ana juaj të krizës së COVID-it. Së fundmi, ambasadorët e 27 vendeve dhanë miratimin për përfshirjen e vendit tuaj në territorin e tij ku edhe udhëtarët e pavaksinuar mund të pranohen. A planifikojnë bashkëqytetarët tuaj të udhëtojnë shumë ?

Rama: Po, qytetarët tanë parashikojnë të udhëtojnë shumë. Për më tepër, siç ju e thatë mirë, një pjesë e madhe e popullsisë sonë jeton përtej kufijve të Shqipërisë dhe për ne ky ka qenë një lajm shumë i rëndësishëm, sepse kemi bërë një punë mjaft serioze për të luftuar pandeminë dhe me rezultate që janë vlerësuar nga të gjithë. Shqipëria ka qenë në krye të vendeve europiane si për përqindjen e vaksinimit dhe për shifrat e infektimit dhe të vdekjeve.

Pyetje:  Vaksinimi juaj nuk është plotësisht masiv, jeni në shifrat e 50% për të vaksinuarit me dy doza. Cilat vaksina përdorni ju në Shqipëri dhe a mendoni se vendet europiane kanë qenë mjaft solidare me ju dhe ju kanë ndihmuar për sa u përket vaksinave.

Rama:  Kur flas për vaksinimin masiv dhe për ritmin e vaksinimit, kam parasysh  statistikat e BE, sipas të cilave Shqipëria ka qenë prej muajsh në vendet e para; Shqipëria ka qenë deri dje në shifrat e 850 000 dhe në një vend më numrin aktual të banorëve kjo është shumë. Për sa i përket Europës, do të thoja se fillimisht ishte për të ardhur keq sepse të gjitha vendet e Ballkanit u lanë jashtë skemave të shpërndarjes, dhe në fakt, ne nuk ishim vetëm, por në një gjendje psikologjike mjaft të rënduar, sepse ne jetojmë me Europën. Ne në Ballkan jemi në mes të Europës dhe jemi të kufizuar nga vendet e BE-së dhe duke parë në televizor se vendet e Europës kishin filluar të vaksinoheshin, jo, ishte me të vërtetë e rëndë.

Pyetje: Ju jeni vaksinuar tashmë, cilën vaksinë keni bërë?

Rama: Unë personalisht kam bërë Pffizer, por ne në Shqiperi i kemi të katërta, Pffizer, AstraZeneca, Sinovac dhe Sputnik.

Pyetje: Me kinezen apo rusen, cilëndo vaksinë qoftë, së fundmi ju u keni hapur plotësisht dyert turistëve. A nuk jeni të shqetësuar se mund të riinfektoni vendin?

Rama:  Siç e thashë, ne patëm një sukses të madh me ecurinë dhe praktikisht bashkë me Islandën, sipas statistikave të fundit, jemi vendi me nivelin 1 të riskut. Që prej disa muajve tashmë, njerëzit në Shqipëri mund të hyjnë dhe të dalin pa detyrimin e testit, pa maska. Maskat nuk jane më të detyrueshme që prej disa muajve tashmë. Ato mbahen akoma në ambientet e mbyllura, por nuk ka probleme dhe masa që i detyrojnë qytetarët të mos jenë të lirë.

Pyetje: Ju shpresoni hapjen e bisedimeve të anëtarësimit. Është e vërtetë se ka pasur një bllokim nga ana e Francës, por ai është hequr. Parlamenti holandez miratoi vlerësimin e Brukselit për vendin tuaj lidhur me hapjen e negociatave. A shpresoni ju se kjo do të arrihet në samitin e ardhshëm, më 24 e 25 qershor ?

Rama: Duhet thënë se në samitin para pandemisë, u vendos që të hapeshin bisedimet, më tej kjo u zgjat sepse duhej të merrej një vendim për të thirrur Konferencën e Parë Ndërqeveritare. Për fat të keq tashmë, unë u mësova të mos habitem më me atë që mund të ndodhë në Bruksel, sepse është një çështje e dinamikës së brendshme, një histori konsensusi që ndonjëherë është i vështirë, normalisht duhet ta marrim dritën jeshile duke mbajtur parasysh se ka një problem tjetër mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, sepse ne dhe Maqedonia e Veriut e presim së bashku këtë vendim dhe do të shohim nëse ky problem do të zgjidhet përpara samitit.

Pyetje: Sidoqoftë, ka qenë i bllokuar edhe nga pandemia. Ju jeni kryetari i Partisë Socialiste. Ju jeni zgjedhur kryeministër në 2013, pas një fushate plot debate, e vlerësuar si pak demokratike dhe transparente nga BE-ja, pastaj kjo u përsërit në 2017 me mazhorancën tuaj në parlament dhe u rizgjodhët për herë të tretë më 25 prill 2021. Zgjedhje të kontestuara, një fushatë e karakterizuar nga fyerje dhe akuza për korrupsion. Unë kam qenë katër herë në Shqipëri dhe kam parë se fushatat nuk janë asnjëherë të qeta. Si e shpjegoni ju?

Rama:  Sa për fillim, fushatat e qeta nuk mund të quhen fushata. Nuk ka patur gjatë zhvillimit të kësaj fushate ngjarje jashtëzakonisht të forta. Por, jemi në Ballkan, në Mesdhe, ku fushatat janë shumë shumë të ngjashme po të krahasohemi me Greqinë, me Italinë, le të themi në Europën më pasionante.

Top Channel

Next Post
“Festa e grurit”/ Rikthehet për të dytin vit radhazi në Pojan të Fierit

“Festa e grurit”/ Rikthehet për të dytin vit radhazi në Pojan të Fierit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vrau në mënyrë makabre prindërit/ Djali i yllit të Hollywood-it i diagnostikuar me skizofreni disa javë para krimit: E humbi plotësisht kontrollin

Vrau në mënyrë makabre prindërit/ Djali i yllit të Hollywood-it i diagnostikuar me skizofreni disa javë para krimit: E humbi plotësisht kontrollin

December 19, 2025
32 gjenet kyçe që mund të shkaktojnë COVID-in e gjatë

32 gjenet kyçe që mund të shkaktojnë COVID-in e gjatë

December 19, 2025
Makina përplaset me Zetorin në aksin Fier-Berat/ 1 i plagosur, drejtuesi i mjetit në gjendje të dehur

Makina përplaset me Zetorin në aksin Fier-Berat/ 1 i plagosur, drejtuesi i mjetit në gjendje të dehur

December 19, 2025
Botë e çuditshme, habiten pasagjerët/ Ndërron jetë e moshuara pak para fluturimit, familjarët tentuan ta “maskonin” si të gjallë: Po fle gjumë

Botë e çuditshme, habiten pasagjerët/ Ndërron jetë e moshuara pak para fluturimit, familjarët tentuan ta “maskonin” si të gjallë: Po fle gjumë

December 19, 2025
Tërmeti i 2019-ës, Qeveria miraton përdorimin e mbi 220 mln lekëve në bashkitë Durrës dhe Shijak për rindërtimin!

Tërmeti i 2019-ës, Qeveria miraton përdorimin e mbi 220 mln lekëve në bashkitë Durrës dhe Shijak për rindërtimin!

December 19, 2025
“Europa përballet me periudhën më të keqe që nga Lufta e Dytë Botërore”

“Europa përballet me periudhën më të keqe që nga Lufta e Dytë Botërore”

December 19, 2025
Salianji kërkon karrigen e Berishës? E zbulon Alimehmeti: Nuk është lëvizje anti-kryetar!

Momente përplasjesh dhe Berisha e përjashtoi nga drejtimi i njësisë 6 në Tiranë/ Ervin Salianji bën thirrje për protestë

December 19, 2025
Përse duhet ta marrim seriozisht ngritjen e një Komisioni Parlamentar për të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e ri

Debati për USB tregon për “drejtësinë popullore” që kemi vendosur

December 19, 2025
Avokati i Ballukut dhe kreu i SPAK përplasje te “Mandatet”/ USB-ja me 16 mije faqe prova, kushti që duhet të plotësojnë deputetët

Avokati i Ballukut dhe kreu i SPAK përplasje te “Mandatet”/ USB-ja me 16 mije faqe prova, kushti që duhet të plotësojnë deputetët

December 19, 2025
Përplasen dy automjete në aksin Lezhë-Shkodër, plagosen dy persona. Dërgohen për ndihmë mjekësore

Përplasen dy automjete në aksin Lezhë-Shkodër, plagosen dy persona. Dërgohen për ndihmë mjekësore

December 19, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In