• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Rama i bllokoi tramvain’/ Berisha: Basha s’lëvizi t’i vinte kufirin tek thana. Nuk sosi asnjë protestë me sukses

by Java News
11/12/2021 13:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-Kryeministri Sali Berisha akuzon kryedemokratin Lulzim Basha se është përkulur para qeverisë së Ramës pasi mori drejtimin e Partisë Demokratike.

Sipas Berishës, Basha nuk arriti dot që t’i vendoste Kryeministrit Rama “kufirin te thana”.

“Të dashur delegatë dhe delegate. Ne mblidhemi sot për të rithemeluar Partinë Demokratike në një kohë kur me gjithë trashëgiminë tonë të shkëlqyer pa mohuar gabimet, ne erdhëm në vitit 21 të këtij shekulli para një alternative shumë të rëndë. Partia që anëtarësoi Shqipërinë në NATO dhe dha kontribute historike në pavarësinë e Kosovës dhe lirinë e shqiptarëve. Partia që hodhi bazat e ekonomisë së tregut dhe projekteve të mëdha energjetike dhe në të gjitha fushat. Partia qeveria e të cilës ngriti shqiptarët në grupin e kombeve me të ardhura të mesme të larta.

Qeveria e kësaj partie futi Shqipërinë në rrugën e zhvillimit të shpejtë. Ajo ndërtoi marrëdhënie të shkëlqyera më SHBA, vendet e BE, Italinë, Gjermaninë, Francën dhe Britaninë e Madhe etj. Kjo parti arriti në vitin 2021 si një forcë politike e cila krijonte përshtypjen se ndodhej para altnerantivës “To be or not to be”. Si ndodhi kjo/ Miqtë e mi në vitin 2013, PD pas 8 vitesh në qeveri humbi zgjedhjet. Realizoi rotacionin e pushtetit. Kryetari i saj dha dorëheqjen ashtu si i takon çdo kryetari ku humb zgjedhjet.

Në krye të PD erdhi përfaqësuesi i një gjenerate që në vend që të fuqizonte PD, bëri të kundërtën e saj. Lulzim Basha në 8 vite de facto u faktua vetë si një kauk opozitar. Ai nisi drejtimin e partisë duke u përkulur në kundërshtim me ligjet, kushtetutën, fuqinë e pakufijshme të forcës që drejtonte, duke u prëkulur para regjimit Ramës. Dy vite pas dorëzuam pushtetin Edi Rama i bllokoi bulevardin, sistemin e lumit, vendosjen e tramvajit. Të gjitha këto projekte të mbështetura nga qeveria e PD.

Duke pasur një armatë të tërë demokratësh dhe duke disponuar bashkinë më të madhe të vendit. Kryetari i Vendit nuk lëvizi një gjethe që t’i vinte Edi Ramës kufirin për vete, për ju, për qytetarët e Tiranës. Zinxhiri i gabimeve të tij erdhi duke u trashur çdo nismë që nisi, e ndërpreu me urdhër të cilit, të kujt, askush se di. Çdo protestë që nisi nuk e sosi kurrë me sukses. Bëri prita politike kundër bashkëpunëtorëve të tij, personaliteteve që kishin kontribute politike në këtë parti”, tha Berisha.

g.kosovari

Next Post
Çfarë po ndodh në Big Brother VIP? Arjola shkëmben puthje në buzë me një banore (VIDEO)

Çfarë po ndodh në Big Brother VIP? Arjola shkëmben puthje në buzë me një banore (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

November 8, 2026
SHBA godet me avion ushtarak anijen e mallrave në Gjirin e Omanit, tentoi të thyente bllokadën detare

SHBA godet me avion ushtarak anijen e mallrave në Gjirin e Omanit, tentoi të thyente bllokadën detare

November 8, 2026
Përplasen dy trena në Giza, 4 të vdekur dhe mbi 80 të plagosur (VIDEO)

Përplasen dy trena në Giza, 4 të vdekur dhe mbi 80 të plagosur (VIDEO)

November 8, 2026

Usman Nurmagomedov – Dagestani MMA Star – Undefeated Lightweight PFL

November 8, 2026
Analiza e REL/ Rruga e Kosovës drejt BE-së “kalon nga Serbia”

Analiza e REL/ Rruga e Kosovës drejt BE-së “kalon nga Serbia”

November 8, 2026
Sherri në Ujin e Ftohtë në Vlorë, 34-vjeçari nxori pistoletën për të qëlluar gjatë sherrit, ja si u parandalua ngjarja e rëndë

Sherri në Ujin e Ftohtë në Vlorë, 34-vjeçari nxori pistoletën për të qëlluar gjatë sherrit, ja si u parandalua ngjarja e rëndë

November 8, 2026
Berisha: Rama kërkon të provokojë konflikt civil! Doli sot si zëdhënës i Prokurorisë së monizmit

Berisha u del në krah studentëve, qytetarët e “masakrojnë” me komente: Nuk mbledh dot më shumë se 500 vetë, do të shfrytëzosh ata!

November 8, 2026
U akuzua nga nxënëset për ngacmim seksual, gjykata vendos detyrim paraqitje për mësuesin në Selenicë

U akuzua nga nxënëset për ngacmim seksual, gjykata vendos detyrim paraqitje për mësuesin në Selenicë

November 8, 2026
Tragjedi në Tale të Lezhës! Shembet muri i banesës dhe e zë poshtë, humb jetën 70-vjeçari

Tragjedi në Tale të Lezhës! Shembet muri i banesës dhe e zë poshtë, humb jetën 70-vjeçari

November 8, 2026
Oxhaku i Këlcyrës/ Zbritja e biografisë nga piedestali

Oxhaku i Këlcyrës/ Zbritja e biografisë nga piedestali

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In