• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Rama i bëri thirrje SPAK-ut të hetonte Berishën”, Jamarbër Malltezi rrëfen 20 muajt e arrestit shtëpiak

by E S
09/07/2025 21:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas lirimit nga masa e sigurisë “arrest në shtëpi” nga Gjykata e Posaçme, Jamarbër Malltezi rrëfeu në A2 CNN 20 muajt e arrestit shtëpiak, ndërsa akuzoi SPAK-un për hetime të motivuara politikisht. Në Debatin me Alba Alishanin ai e quajti arrogancë shtetërore privimin e lirisë, ndërsa një nga vendimet ku nuk i lejohej komunikimi me askënd e cilësoi çmenduri, teksa renditi dhe arsyet e lirimit të tij nga masa e arrestit shtëpiak.

“E para mbaruan zgjedhjet, e dyta ka 3 çështje në emrin tim në Strasburg dhe avokatura ka shkuar në arkivin e gjykatës se një nga vendimet është i çmendur, moskomunikimi me askënd përveç atyre në banesë dhe as me avokatët. E treta se po shkonte dy vite dhe afati kushtetues nuk mund të jetë më tepër se dy vite. Qeverisja e kishte problem komunikimin tim me persona të tretë. Privimi i lirisë është arrogancë shtetërore, problemi kryesor lidhet me komunikimin e përditshëm dhe nevojat e fëmijëve që nuk i përgjigjesh dot”.

Duke theksuar se në dosjen Partizani ka pasur shumë absurditet, Malltezi tha se një prej tyre ka qenë edhe moskomunikimi me avokatët, për të cilën në të gjitha gjykatat ku kanë shkuar për ta ankimuar u është refuzuar.

“Për gjyqtarët e Ramës të zhvillosh pronën tënde është herezi, kjo është për të qeshur e qarë. Ka pasur shumë elementë absurditeti në këtë histori dhe një që është të mos komunikosh me avokatët. Një nga avokatët i sugjeroi sime shoqeje të ankimonin masën e moskomunikimit. Ka shkuar në të gjithë gjykatat dhe e kanë lënë në fuqi, është çmenduri”.

Malltezi vijon më tej duke shtuar se arrestimi i tij pa një letër është një tjetër absurd që tregon se nuk donin hetim për të vërtetën, por ndiqnin urdhrat politikë.

“Absurditeti i të arrestuarit pa të dhënë një copë letër, momenti i parë, i dyti si nuk pyesin se unë kisha dosjen që tregon se nuk kemi hetim për të vërtetën, por ndjekje të urdhrave politikë që shkojnë në absurditet”.

Ai akuzon kryeministrin Edi Rama se ka 8 firma për ish-kompleksin Partizani dhe nuk është thirrur asnjëherë dëshmitar, por sipas Malltezit, ai i ka dhënë urdhër SPAK-ut për të hetuar Berishën.

“Në këtë dosje ka 8 firma Edi Rama dhe nuk thirret dëshmitar. Ne kemi ndjekur edhe rrugën gjyqësore se Edi Rama pasi kishte dhënë vetë ndërrimin e destinacionit dhe lejet, pasi mori vesh që isha unë një nga përfituesit menjëherë refuzoi zbardhjen e lejes. E çuam në gjykatë këtë dhe pavarësisht se kishte vendim gjykate të formës së prerë çoi policinë bashkiake që nxirrte urdhra të kundraligjshëm. Këtu kemi vepër tjetër penale. Prokuroria e gjyqtarja Irena me 3 mbiemra refuzuan që të pranonin DVD në të cilën Rama i jep urdhër SPAK-ut procedoni penalisht Sali Berishës. Edhe SPAK dhe Irena refuzoi ta pranonte”.

Next Post
“Na nxirrni jashtë!”/ Pasagjerët shqiptarë bllokohen në autobus në pistën e aeroportit të Beogradit

“Na nxirrni jashtë!”/ Pasagjerët shqiptarë bllokohen në autobus në pistën e aeroportit të Beogradit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident tragjik në aksin Lezhë-Rrilë, humb jetën shoferi 36-vjeçar

Aksident i rëndë në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe 2 të plagosur nga përplasja e tre automjeteve! Policia në vendngjarje, shkak dyshohet….

September 25, 2026
Liga e Kombeve/ Zidan e nis epokën e ‘gjelave’ me fitore, Mançini me humbje! Belgjika i nxjerr ‘bojën’ Italisë, Franca dhe Mbappe mposhtin turqit

Liga e Kombeve/ Zidan e nis epokën e ‘gjelave’ me fitore, Mançini me humbje! Belgjika i nxjerr ‘bojën’ Italisë, Franca dhe Mbappe mposhtin turqit

September 25, 2026
“Merrni guxim dhe i dilni përballë qytetarëve”- Aktivistja Arvina Lleshi debaton me Braçen, ndërhyjnë edhe kalimtarët!

“Merrni guxim dhe i dilni përballë qytetarëve”- Aktivistja Arvina Lleshi debaton me Braçen, ndërhyjnë edhe kalimtarët!

September 25, 2026
“Ishte strategji apo…”- Kikia: Dosja “Agasi” plasi një skandal shtetëror, institucionet u vunë në shërbim të krimit!

“Ishte strategji apo…”- Kikia: Dosja “Agasi” plasi një skandal shtetëror, institucionet u vunë në shërbim të krimit!

September 25, 2026
Sa naftë po kalon nëpër Hormuz? Pse të dhënat nuk përputhen me pretendimet e SHBA-së -

Irani i propozon SHBA-ve një plan 7-ditor për hapjen e ngushticës së Hormuzit

September 25, 2026
Moti i keq/ Reshjet e shiut shkaktojnë rrëshqitje gurësh e dherash në aksin Skuraj-Burrel, ndërhyhet me fadroma për hapjen!

Moti i keq/ Reshjet e shiut shkaktojnë rrëshqitje gurësh e dherash në aksin Skuraj-Burrel, ndërhyhet me fadroma për hapjen!

September 25, 2026
Pas bisedimeve në Washington, Trump dhe Xi njoftojnë raund tjetër takimesh në muajt e ardhshëm!

Pas bisedimeve në Washington, Trump dhe Xi njoftojnë raund tjetër takimesh në muajt e ardhshëm!

September 25, 2026
Qytetarët kosovarë sfidojnë motin e keq dhe dalin në protestën e radhës në Prishtinë, mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së!

Qytetarët kosovarë sfidojnë motin e keq dhe dalin në protestën e radhës në Prishtinë, mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së!

September 25, 2026
Nations League/ Trajneri i Bjellorusisë flet një ditë para ndeshjes me Shqipërinë dhe mban sekret taktikën: Synimi ynë është…

Nations League/ Trajneri i Bjellorusisë flet një ditë para ndeshjes me Shqipërinë dhe mban sekret taktikën: Synimi ynë është…

September 25, 2026
Paralajmërimi polak: Rusia mund të jetë duke përgatitur “diçka të madhe” -

Putin kërcënon Ukrainën dhe zbulon nëse do sulmojë Evropën: Do të vuajë pasojat e sulmeve që ka kryer ndaj qytetarëve rusë!

September 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com