• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama homazh për At Zef Pllumin: Komunistët i’a bënë të gjithë nderimet e ferrit, por Padrja nuk i urrente, thjesht i mëshironte

by Ardit Rada
29/08/2020 11:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama ka bërë një homazh ditën e sotme për At Zef Pllumin.

Në fjalën e tij Kryeministri shprehet se ka patur fatin ta njoh, e ndërsa tregon kujtimet që ka nga At Zef Pllumi.

“Kam pasur fatin ta njoh Padren e të shihem dhe flas me të disa herë, e s’e harroj kurrë kur më inkurajoi në betejën për lidershipin e Partisë Socialiste, me ata sytë e tij si zgavra të shpuara nga brenda prej një drite të çuditshme, nën atë zhgunin e tij si lëkurë mali mbi trup, me vështrimin ëmbëlsisht përçues dhe të folurën me tinguj si të kambanares, “veç ti munesh me e krye dekomunistizimin përfunimtar t’asaj partie e t’ksaj shoqnie, prandaj hiç mos u tut n’dasht me i dal për zot ksaj Shqipnie t’ngatrrume!””, shkruan ndër të tjera Rama.

Postimi i plotë:

“At ZEF PLLUMI erdhi në këtë jetë në gusht të vitit 1924. Martirologu dhe breviari roman, ku përmblidhen gjithë emrat dhe jetët e shenjtëve e të të lumëve të Kishës Katolike, një pjesë prej tyre ndërtuar sipas gojëdhanave mbresëlënëse, nuk e përfshin – jo ende – jetën e tij, por jeta e tij e përmban martirologun dhe gjithë breviarin, si shembëlltyra vetë e mesazhit që prej 1500 vjetësh ato letrat me pluhur yjesh përpiqen të tejçojnë: Mishërimin njerëzor të dashurisë shëlbyese të Zotit të vuajtjeve, për të gjithë të vuajturit në mish e në shpirt, deri kur kësaj bote t’i vijë fundi.

Jeta legjendare e Patër Zef Pllumit o.f.m., që s’është as gojëdhanë, as hagjiografi konvencionale, zuri fill në bjeshkë, mes Shkrelit e Shalës, 96 vite më parë. Qysh herët ajo u vu në shej të martirit, qëkurse pragun e banesës së thjeshtë të vocërrakut e kapërcyen At Gjergj Fishta e At Anton Harapi. Me një gisht drejt qiellit dhe me një pëllëmbë në zemrën e kërthiut, i cili do të bëhej një ditë françeskani simbol i rrethit të nëntë të ferrit komunist, mu si në enluminurat e vëllimeve të vjetra monastike ku rrëfehen bëmat e të Vorfnit të Asizit, këta korifej të besimit e shënuan Zefin me karizmën e dëshmorit. “Ji dëshmitar i kumtuem”, pra martir, “gjeje kudo dashurinë e Zotit”, pra dëshmo! Dhe duke i dhuruar një medaljon të Shën Françeskut, dy të ardhurit e rekrutuan atë ushtar të dritës.

Kam pasur fatin ta njoh Padren e të shihem dhe flas me të disa herë, e s’e harroj kurrë kur më inkurajoi në betejën për lidershipin e Partisë Socialiste, me ata sytë e tij si zgavra të shpuara nga brenda prej një drite të çuditshme, nën atë zhgunin e tij si lëkurë mali mbi trup, me vështrimin ëmbëlsisht përçues dhe të folurën me tinguj si të kambanares, “veç ti munesh me e krye dekomunistizimin përfunimtar t’asaj partie e t’ksaj shoqnie, prandaj hiç mos u tut n’dasht me i dal për zot ksaj Shqipnie t’ngatrrume!”

Komunistët i’a kishin bërë të gjithë nderimet e ferrit, ku e patën kyçur dhe ku e patën sprovuar deri në asht me torturat më speciale, por Padrja nuk i urrente, thjesht i mëshironte, ndërsa komunizmin po, atë as e falte, as e duronte dot. Qeshte Padrja me antikomunistët e kohës, tundte kokën shkëmbore mbi qafën e tretur dhe gjente fjalë mëshiruese, si për të thënë Zoti i faltë se s’dinë çka bëjnë!

Të rrëfyerit e Patër Zef Pllumit, mund të krahasohet vetëm me Shën Augustinin, paçka se ipeshkëvi i madh Hiponës e grishte Zotin duke e hedhur në qiell vështrimin, ndërsa françeskani prej Shkreli e gjente atë “në do këpucë të vjetra mu nën hundën e xhelatit”, ku hosta e shenjtë e meshës futej fshehurazi në burgun e Antikrishtit.

Apoteoza e martirologut të tij, fara e besimit të një jete të tërë për me rrnue për me tregue, them se gjendet në çka ka shkruar për ditën e parë pas daljes prej këpucëve të të burgosurit, për të hyrë në liri si ajo hosta në gojën e besimtarit që mbyll sytë për të parë atë s’duket.

“Atê natë fjeta aty. Fjeta a nuk fjeta. Në çdo çast që më delte gjumi pvetshëm veten: “Ku jam? I lirë apo jo?…” Kurrgjâ nuk besojshëm. Kur duel dita, u çova dhe thirra:

– Motër!… Motër!…

Nga dhoma tjetër ajo përgjegji:

– Vëlla, vëlla!… asht tepër herët.

– Më ka marrë malli me thanë meshë (…)

Kur e fillova Meshën, zemra m’u çue peshë. Më rrethuen gjithfarë mendimesh (…) E në ç’shekull jena sot?… Pse doktrina e dashunisë gjithmonë do rrijë e strukun prej dhunës?… Mister i madh i historisë njerëzore… Kjava me lot ndër sy. Vetëm me vedi thashë:

“O Zot! E kur do të vijë fundi i kësaj bote?!”.

Patër Zefi e ndërroi këtë jetë me një tjetër në vitin 2007, duke i lënë kësaj bote dashuninë dhe këtij vendi shembullin e të jetuarit për me tregue.

#TëPAHARRUESHËM“- shkruan Rama.

Next Post
LIVE/ Shqipëri-Francë, Edi Reja në konferencë për shtyp në vigjilje të takimit

Reja zbardh listën e Kombëtares për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve, risi talenti i Interit dhe Armando Broja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Eliot Engel u nda nga jeta mbrëmjen e djeshme, Begaj: Mik i madh i popullit shqiptar dhe zë i fortë për ne

Eliot Engel u nda nga jeta mbrëmjen e djeshme, Begaj: Mik i madh i popullit shqiptar dhe zë i fortë për ne

April 11, 2026
Po eksploronin ‘Qafën e Valbonës’, turistët belgë ‘ngecin’ në dëborë! Ndihmohen nga policia

Po eksploronin ‘Qafën e Valbonës’, turistët belgë ‘ngecin’ në dëborë! Ndihmohen nga policia

April 11, 2026
Shporta e shkurtit, si po ndryshojnë çmimet (rritje për zarzavatet dhe frutat)

Shporta e shkurtit, si po ndryshojnë çmimet (rritje për zarzavatet dhe frutat)

April 11, 2026
Një fundjavë vendimtare, SHBA dhe Irani nisin sot bisedimet në Pakistan

Një fundjavë vendimtare, SHBA dhe Irani nisin sot bisedimet në Pakistan

April 11, 2026
Artemis II përfundon me sukses! Katër astronautët rikthehen në Tokë pas udhëtimit historik rreth Hënës

Artemis II përfundon me sukses! Katër astronautët rikthehen në Tokë pas udhëtimit historik rreth Hënës

April 11, 2026
Moti për sot me kthjellime në të gjithë territorin, temperaturat arrijnë në 26 gradë Celcius

Kthjellime e vranësira! Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

April 11, 2026
“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

April 10, 2026
Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

April 10, 2026
“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

April 10, 2026
“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In