• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama: Hapni regjistrin e shtetit, janë 225 mijë më shumë se në 2013

by Ardit Rada
19/01/2021 12:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama e krahasoi formalizimin e ekonomisë dhe ngritjen e sistemeve të financave me procesin e rindërtimit. Ai tha se është hedhur karabinaja por se ende nuk janë të banueshme, duke hedhur sytë tek mandati i tretë dhe justifikuar këtë kërkesë për vijimin e punës.

Rama tha se për sa i përket llogarive të shtetit, situata ishte si pas tërmetit.

“Është një imazh që mund të ndihmojë lehtësisht për të kuptuar si e hsohim ne të sotmen krahasuar me të djeshmen dhe në raport me të ardhmen. Duke sjellë krahasimin me rindërtimin mund të thuhet se nëse sot kantieret tona të rindërtimit dhe secili le të sjellë me imagjinatën e tij parasysh Laçin apo Fushë-Krujën apo Thumanën, apo cilindo tjetër kantier, janë faktikisht një pasqyrë e një situatë ku është vendosur e gjitha infrastruktura nëntokësore, janë vendosur themelet, janë ngritur karabinatë, por faktikisht nuk është ende një situatë e banueshme, në sensin e funksionalitetin e plotë të atyre godinave për të cilat vazhdon puna që të pajisen me të gjitha sistemet e brendshme dhe përfundimisht nga kantiere të kthehen në vendbanime. Kjo është situata edhe në këtë sektor dhe çdo sektor. Por ama krahasuar me të djeshmen, është një situatë qartësisht e ndryshme dhe është një situatë ku qartësisht mund të shihet e nesërmja, ndërkohë që e djeshmja ishte si situata pas tërmetit. Si situata pas tërmetit ishte dhe situata e llogarive të shtetit, ishte dhe situata e të gjitha të dhënave në aspektin ekonomik dhe fiskal”, tha Rama.

Ai mori në analizë dhe premtimin për hapjen e 300 mijë vendeve të punës. duke iu referuar regjistrit të punës, Rama tha se janë 225 mijë punonjës më shumë se në 2013.
“Unë po e nis nga një e dhënë pasi është një këngë e përsëritur dhe natyrshëm, kuptueshëm e përsëritur për qëllime propagandistike.
Ne kemi premtuar 300 mijë vende pune dhe sot thjesht duke iu referuar shifrave, jo anketimeve, jo statistikave të nxjerra nga anketimet, por shifrave të regjistrit të punës në Republikën e Shqipërisë, hapeni dhe shikojeni, ju që jeni ndërmjetësit mes palëve në skenën politike apo në mexhelisin e debatit publik dhe qytetarëve. Thojuni njerëzve nëse është apo nuk është e vërtetë që në regjistrin e punës të Republikës së Shqipërisë në vitin 2013 kishte 473 506 vetë të regjistruar dhe në fund të 2019 kishte 698 235 punonjës të regjistruar, janë apo nuk janë 225 mijë më shumë që paguhen dhe paguajnë sipas vendit të punës së tyre”, deklaroi Rama.
Ai pyeti se ccfarë duhet të zgjedhin qytetarët.
“Kthimin mbrapa apo vazhdimin e kësaj pune, që do të thotë largim përfundimtar të elementit abuziv, vendosjen në një sistem tjetër ku punën e garantimit të marrëdhënies mes biznesit si prodhues të ardhurash dhe si kontributor për shtetin nuk e bën një ushtri inspektorësh por një sistem inteligjent ku fokusi është fiskalizimi. Sot ne kemi faktikisht kursyer çerek milion orë për marrëdhëniet biznes shtet në aspektin e radhëve, të pritjeve, të marrjes së përgjigjeve duke i kaluar një pjesë të madhe të komunikimeve dhe kontakteve me shtetin online. Por ama është një punë në mes. Ne dimë jo vetëm shumë mirë si vazhdon por kemi hedhur të gjitha piketat. Të gjitha sistemet e domosdoshme për ta bërë një karabina një mjedis komod, duke filluar nga energjia, interneti, nga uji, dritat e kështu me radhe janë faktikisht në rrugën e vendosjes njëra pas tjetrës. Ajo që ne do të realizojmë është që brenda 4-vjeçarit të ardhshëm gjithçka do të jetë online për biznesin. marrëdhënia biznes-qeveri, biznes-biznes dhe biznes-qytetar”, deklaroi Rama./a.p

Next Post
Ambasada e Francës i përgjigjet Ramës për vaksinën/ Nota i dërgohet të gjitha institucioneve

'Për dashurinë ndaj Francës, konkurroj çdo...'/ Rama për kritikat ndaj BE: S'kam bërë asnjë sherr, vendimi i gabuar. Opozita pa karakter

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ Çfarë mbrëmje për Anis Mehmetin, i shënon Arsenalit në ndeshjen e parë si titullar këtë sezon dhe i jep ‘mesazh’ trajnerit!

VIDEO/ Çfarë mbrëmje për Anis Mehmetin, i shënon Arsenalit në ndeshjen e parë si titullar këtë sezon dhe i jep ‘mesazh’ trajnerit!

September 15, 2026
Danimarka raporton tentativë sulmi dhe akuzon Rusinë për anijen luftarake: Na qëlloi helikopterin ushtarak!

Danimarka raporton tentativë sulmi dhe akuzon Rusinë për anijen luftarake: Na qëlloi helikopterin ushtarak!

September 15, 2026
Aleati i Trump, Joe diGenova jep dorëheqjen nga posti i drejtimit të hetimeve për komplotin e dyshuar kundër presidentit -

SHBA nis shkurtimet në Ballkan! Ndihmë ushtarake vendeve të Amerikës së Jugut, preket Maqedonia e Veriut

September 15, 2026
Armët në orbitë dhe lufta për hapësirën, zëdhënësja e Putin akuzon SHBA-të: Po e vendosin njerëzimin në rrugën e shkatërrimit, po ndjekin interesa egoiste!

Armët në orbitë dhe lufta për hapësirën, zëdhënësja e Putin akuzon SHBA-të: Po e vendosin njerëzimin në rrugën e shkatërrimit, po ndjekin interesa egoiste!

September 15, 2026
Sadushi dhe Papajorgji në Romë, Mattarella konfirmon pjesëmarrjen në Kongresin e Drejtësisë në Tiranë

Sadushi dhe Papajorgji në Romë, Mattarella konfirmon pjesëmarrjen në Kongresin e Drejtësisë në Tiranë

September 15, 2026
Misteri i vdekjes së Giorgos Mazonakis, hetimet marrin rrjedhë tjetër! Fotoja e fshirë që po investigohet nga Policia

Misteri i vdekjes së Giorgos Mazonakis, hetimet marrin rrjedhë tjetër! Fotoja e fshirë që po investigohet nga Policia

September 15, 2026
Reflektim për Sali Berishën dhe të përndjekurit…

Nesër vendimi/ Berisha: Ish-krerët e UÇK-së meritojnë pafajësinë, sytë e shqiptarëve drejt Hagës!

September 15, 2026
Zv/kryeministri Hoxhaj reagon ndaj Lajçak: Mos u shqetësoni për Kosovën

Pak orë para vendimit në Hagë, ish-ministri Hoxhaj: Historia do të vendosë drejtësi për çlirimtarët!

September 15, 2026
Carney reagon pas kërcënimeve të Trump për tarifat e importeve kanadeze: Strategji për negociata e presidentit të SHBA

“Ndoshta do të të vrasin!”- Batuta e Trump me kryeministrin kanadez pasi i dhuroi një “çelës të artë” për të hyrë në Shtëpinë e Bardhë!

September 15, 2026
Kim Kardashian diagnostikohet me aneurizëm në tru

I grabitën unazën 4 mln dollarëshe në Paris një dekadë më parë, Kim Kardashian dëmshpërblehet vetëm me 1 euro!

September 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com