• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama – Greqisë pas vetos: Kompromis për drejtësinë s’ka, le të vendosim arsyet madhore mbi Belerin

by A R
18/12/2023 12:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në takimin me skuadrën kombëtare të aktivizuar në punimet për fazën e anëtarësimit të Shqipërinë në Bashkimin Europian, kryeministri Edi Rama u ndal te “vetoja” greke, e komunikuar në Samitin e fundit BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel, që i dha një goditje procesit integrues të vendit.

Rama pati një mesazh në distancë për homologun e tij grek Kiriakos Mitsotakis sa i përket çështjes “Beleri” që ka ngrirë marrëdhëniet mes Athinës dhe Tiranës, duke theksuar edhe njëherë se nuk do të ketë kompromis me çështjet që i takojnë drejtësisë.

“Besoj se nuk duhet të keni asnjë shqetësim, dhe besoj se nuk do të kemi asnjë humbje kohe pasi do të gjejmë gjuhën edhe për këtë, gjithmonë me mirëkuptimin që në asnjë çështje të drejtësisë dhe për asnjë çështje të drejtësisë ne nuk bëjmë asnjë lloj kompromis me askënd dhe për asnjë arsye. Ky mirëkuptim është shumë i qartë për ne, por nga ana tjetër besoj se është i qartë për të gjithë në Bashkimin Europian.”

Duke qenë se kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës mbetet pas hekurave prej 12 majit dhe Greqia insiston se Fredi Beleri duhet të betohet në detyrë, Rama tha se shpreson që do të ketë një zgjidhje dypalëshe, duke marrë në konsideratë arsyet më madhore që qëndrojnë mbi këtë çështje.

“Ndërkohë që unë jam i bindur se me fqinjët tanë ne do të arrijmë së bashku që të vendosim arsyet madhore mbi këtë çështje, të cilët patjetër nuk ia heqim rëndësinë që ka për fqinjët tanë dhe për të cilën patjetër ne jemi disponibël për çdo gjë që nuk prek procesin e konsolidimit të sistemit tonë të ri të drejtësisë. Këtu s’ka asnjë kompromis të mundshëm, jo se nuk duam ne, por se drejtësia që ne duam është më kokëfortë se ne. Thënë të gjitha këto puna jonë do të vazhdojë, pavarësisht sa. Ju tashmë e keni mësuar rrugën për në Bruksel dhe e dini se çfarë duhet të bëni atje.”

/a.r

Next Post
Këshilli i Mandateve/ Gjokutaj: Të shtyhet seanca derisa të shprehet Gjykata Kushtetuese

Këshilli i Mandateve/ Gjokutaj: Të shtyhet seanca derisa të shprehet Gjykata Kushtetuese

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump përdor trazirat në Francë për të sulmuar demokratët: Kjo është ajo që duan t’i bëjnë Amerikës

Trump përdor trazirat në Francë për të sulmuar demokratët: Kjo është ajo që duan t’i bëjnë Amerikës

October 20, 2026
VIDEO/ “Dialogu” i Ramës përfundon me karrige të përmbysura, protestuesit refuzojnë ftesën e Kryeministrisë

VIDEO/ “Dialogu” i Ramës përfundon me karrige të përmbysura, protestuesit refuzojnë ftesën e Kryeministrisë

October 20, 2026
Balla fton protestuesit në dialog: Të enjten votojmë investimet për konviktet

Balla fton protestuesit në dialog: Të enjten votojmë investimet për konviktet

October 20, 2026
Protesta, Balla: Të miturit po përdoren “mish për top”, dënojmë dhunën ndaj Policisë

Protesta, Balla: Të miturit po përdoren “mish për top”, dënojmë dhunën ndaj Policisë

October 20, 2026
Blendi Klosi sfidon debatet për Ramën: Do t’i fitojë zgjedhjet edhe në 2027 dhe 2029

Blendi Klosi sfidon debatet për Ramën: Do t’i fitojë zgjedhjet edhe në 2027 dhe 2029

October 20, 2026
Finlanda planifikon blerjen e 1 milion minave kundër personit, 100 milionë euro për mbrojtjen e kufirit me Rusinë

Finlanda planifikon blerjen e 1 milion minave kundër personit, 100 milionë euro për mbrojtjen e kufirit me Rusinë

October 20, 2026
VIDEO/ Pedagogët dalin në protestë, shoqërohen nga vajza e Berishës dhe dhëndri

VIDEO/ Pedagogët dalin në protestë, shoqërohen nga vajza e Berishës dhe dhëndri

October 20, 2026
“Fëmijët e lagjes time”

“Fëmijët e lagjes time”

October 20, 2026
Kumbaro: Ngritëm ekip psikologësh për adoleshentët e përfshirë në protestat e dhunshme

Kumbaro: Ngritëm ekip psikologësh për adoleshentët e përfshirë në protestat e dhunshme

October 20, 2026
Moti sot, reshje shiu dhe shtrëngata në disa qarqe

Moti bën kthesën e papritur! Meteorologia zbulon çfarë na pret deri të dielën

October 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com