• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama: Gjyqi ndaj udhëheqësve të UÇK-së po kthehet në një barrë në ndërgjegjen e botës demokratike

by Java News
07/09/2023 19:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama, ka publikuar sot një material të përgatitur nga gazetari Berat Buzhala, mbi gjyqin që po zhvillohet kundër ish-Presidentit Thaçi dhe udhëheqësve të tjerë të UÇK-së në Hagë.

Kryeministri Rama, duke komentuar përplasjen e ashpër të avokatit Ben Emmerson dhe dëshmitarit Fred Abrahams në seancën e djeshme në Hagë, tha se ky gjyq po kthehet në një barrë në ndërgjegjen e botës demokratike.

“MOS E HUMBNI KËTË video nëse jeni të interesuar të shihni e të dëgjoni se si balta e propagandës kundër UÇK-së ka ngjitur deri në raportin e një organizate prestigjioze si Human Rights Watch”, nënvizon Rama.

“Ky është një moment i gjyqit kundër Presidentit Thaçi dhe udhëheqësve të tjerë të UÇK-së në Hagë, ku ndjehesh realisht keq për ideatorët e kësaj trupe speciale, e cila deri më tash special ka vetëm misionin e saj të pamundur të prokurorëve të saj, për të provuar se Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi janë kriminelë lufte”, thekson Kryeministri Rama

Në videon e publikuar, Gazetari Berat Buzhala ka komentuar debatin në Gjykatën Speciale në mes Ben Emmersonit, avokat i Kadri Veselit, dhe Fred Abrahamsit, që shkroi një raport për organizatën Human Rights Watch.

Buzhala ka vlerësuar se java nuk ka filluar mirë për Prokurorinë e Specializuar në Hagë. Sipas Buzhalës, Emmerson e “përdhunoi moralisht” Abrahamsin.

“Në jetën teme, nuk kam parë poshtërim ma me klasë se ai që dje Emmerson ia ka bërë Abrahamsit. Kam ndje veç neveri për Abrahamsin, kam ndje veç admirim për Emmersonin”, – thotë Buzhala në videon e tij.

Përplasja e ashpër e avokatit Emmerson me dëshmitarin Abrahams

Gjatë ditës se djeshme, anëtari i Organizatës Human Right Watch, Frederich Abrahams, ka dëshmuar në Dhomat e Specializuara të Hagës.

Ai është ballafaquar me një numër pyetjesh që ndërlidhen me raportet që i kishte ndërtuar sa ishte në Kosovë në kohën e luftës. Në këto raporte shumë pasaktësi ka gjetur avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson.

Këto pasaktësi që Emmerson i ka gjetur në disa prej raporteve, kanë shkaktuar një përplasje të ashpër në seancën e djeshme. Avokati britanik e ka përballur dëshmitarin me disa gjetje lidhur me trupa të pajetë të gjetur në Gllogjan. Pas pyetjeve të avokatit Emmerson, dëshmitari e pranoi gabimin, raporton Nacionale.

“Ju keni ricikluar propagandën serbe apo jo?”, e pyeti Emmerson. “Duhej të ishte shkruar ndryshe”, u përgjigj dëshmitari.

“Këto pretendime i morët nga pala serbe?”, pyeti sërish avokati britanik. “Po”, u përgjigj ai.

“Kur thoni vrasja e shtatorit të 1998-ës, a e kuptuat se në aktakuzë nuk ka vrasje në shtator”, e pyeti sërish Emmerson. “Është formuluar keq…!”, u përgjigj dëshmitari.

“Kur po flisni për vrasjen e shtatorit… s’ka pasur fare vrasje… a ishte tërësisht e gabuar…”, insistoi Emmerson.

“Na thatë se jepni mësime për studentët. Ju duhet të bëni dallimin mes provave dhe vlerësimit forenzik. I vetmi vlerësim i saktë është se janë gjetur trupa të pajetë në Gllogjan në fund të 1998-ës….”, deklaroi avokati i Kadri Veselit.

“Fjalia duhej të ishte shkruar ndryshe, për pretendime se janë vrarë nga UÇK… Unë mund të të flas për një rast tjetër, për një pretendim”, u përgjigj dëshmitari.

“Ju nuk keni bërë hetime sa i përket pretendimeve të autoriteteve serbe?”, e pyeti sërish avokati Emmerson.

“S’kemi bërë hetime në tërësi. E kam përmendur këtë, por nuk është reflektuar në mënyrë të saktë. Ne asnjëherë nuk e kemi prezantuar rastin e Gllogjanit në Liqenin e Radoniqit”, u përgjigj dëshmitari.

“Ju nuk keni shkuar në vendngjarja apo jo?”, ishte pyetja e radhës nga Emmerson.

“Ne shkuam në vendin e krimit. U përpoqëm që të shkonim në Liqen… Në atë pikë që shkuam ne trupat ishin larguar dhe po mbaheshin në një hotel në një morg të sajuar dhe ne nuk u lejua që të shkuam në hotel”, u përgjigj Abrahams.

Përplasja vazhdoi edhe në disa raste të tjera. Emmerson e ballafaqoi dëshmitarin lidhur me rastin e vrasjes së një gruaje të quajtur Sanije Ballaj. Avokati tha se për këtë rast kishte kërkuar hetim vetë komandanti Ramush Haradinaj./m.j

Next Post
“Pse mërziteni…”/ Mbledhja e 43 deputetëve, Murrizi: Bashkë ishit edhe në 2021 por humbët! Problemi te fryma, jo te shifrat

"Pse mërziteni..."/ Mbledhja e 43 deputetëve, Murrizi: Bashkë ishit edhe në 2021 por humbët! Problemi te fryma, jo te shifrat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Oligarku ukrainas zotohet të rindërtojë Mariupolin: Qyteti është një tragjedi globale dhe një shembull i heroizmit

Skandal me “Call-Centerat” në Ukrainë, DW: Të përfshirë zyrtarë të Prokurorisë!

September 10, 2026
Në kërkim të fëmijërisë dhe atdheut të humbur

Në kërkim të fëmijërisë dhe atdheut të humbur

September 10, 2026
Thaçi: Reja e zezë mbi Kosovën nga akuzat e Dick Marty është hequr, pres të shfajësohem nga çdo akuzë

Gjyqi në Hagë, Prokuroria kërkon dënim me 6 vjet burgim për Hashim Thaçin, zbardhen akuza dhe detajet

September 10, 2026
“Zhbllokoni pagat tona”- Mbyllet mbledhja në KLGJ, gjyqtarët paralajmërojnë: Reagimi ynë do të përshkallëzohet! Zbatoni vendimin e Kushtetueses

“Zhbllokoni pagat tona”- Mbyllet mbledhja në KLGJ, gjyqtarët paralajmërojnë: Reagimi ynë do të përshkallëzohet! Zbatoni vendimin e Kushtetueses

September 10, 2026
Qeveria shpall fituesit e programit për përmirësimin e banesave, Ibrahimaj: 700 milionë lekë për 663 familje në nevojë në 26 bashki

Qeveria shpall fituesit e programit për përmirësimin e banesave, Ibrahimaj: 700 milionë lekë për 663 familje në nevojë në 26 bashki

September 10, 2026
Vrau shqiptarin në servis dhe e dogji brenda makinës, merr kthesë krimi makabër në Itali! Gjykata drejt përgjysmimit të dënimit ndaj autorit

Vrau shqiptarin në servis dhe e dogji brenda makinës, merr kthesë krimi makabër në Itali! Gjykata drejt përgjysmimit të dënimit ndaj autorit

September 10, 2026
Tjetër skandal me prodhimet shqiptare, Kroacia gropos 14,7 tonë me speca të kuq, u importuan nga fermerët fierakë!

Tjetër skandal me prodhimet shqiptare, Kroacia gropos 14,7 tonë me speca të kuq, u importuan nga fermerët fierakë!

September 10, 2026
Ishin kthyer në tmerrin e vjedhjes së makinave në Vlorë dhe Orikum, arrestohen 2 autorët e dyshuar!

Ishin kthyer në tmerrin e vjedhjes së makinave në Vlorë dhe Orikum, arrestohen 2 autorët e dyshuar!

September 10, 2026
Luftë me flakët në Dibër, Dajt, Vlorë e Librazhd, Ministria e Mbrojtjes: Situata drejt normalizimit, vetëm 5 vatra aktive! S’ka rrezik për banesat

Luftë me zjarret në tre qarqe, mbi 400 forca në terren! Ministria e Mbrojtjes: Sot 19 vatra, 10 mbeten ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

September 10, 2026
“Historia më e padëgjuar në BE”- Rama i ashpër me ‘prerjen e kokës’ së Veliajt: Eksperimenti më i rëndë social dhe i dështuar, me dëme kolosale te rindërtimi!

“Historia më e padëgjuar në BE”- Rama i ashpër me ‘prerjen e kokës’ së Veliajt: Eksperimenti më i rëndë social dhe i dështuar, me dëme kolosale te rindërtimi!

September 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com