• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama “Gati për Shqipërinë”, Basha po mendon për protestat…

by Artur Ajazi
04/07/2021 13:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

“S’do ju zhgënjejmë”- u deklaroi Edi Rama të rinjve në nismën e tij “Gati për Shqipërinë”, duke theksuar se “duhet të hapim një kapitull të ri për sportin universitar, e kemi diskutuar dhe me rektorët”. Kryeministri ka  zhvilluar sesionin e 7 online, me aplikantët për nismën “Gati për Shqipërinë”.

Gjatë takimit u vu theksi dhe të një kapitull i ri për sportin universitar. Kjo synohet të arrihet në mandatin e tretë të qeverisë ndërsa Rama tha se “një gjë të tillë e ka diskutuar edhe me rektorët”.Kryeministri Edi Rama në 18 maj publikoi thirrje për të gjithë studentët e shkëlqyer që të kontribuojnë për punët e mëdha që do të realizohen gjatë mandatit të tretë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryeministri Rama mes entuziazmit, ka treguar se ndihet tepër i frymëzuar dhe nga numri i interesimeve që kanë nisur të bëhen nga të rinj, që duan të bëhen pjesë e qeverisjes së ardhshme të mandatit të tretë.

Edi Rama,po mban një premtim të dhënë në fushatën e fundit elektorale, duke treguar besimin dhe vendosmërinë e tij për të bërë pjesë të administratës elitën e atyre që kanë mbaruar studimet si brënda ashtu edhe jashtë vendit. Partia Socialiste ka qenë dhe është promotore e nismave europianiste në qeverisjen e vendit, duke lënë pas në kohë opozitën e Lulzim Bashës.

Mandati i tretë, do të jetë sfida dhe historia më e lavdishme e qeverisjes  dhe pushtetit të Edi Ramës, si një parantezë e mandatit të katë katërt e më tutje. Të rinjtë, Edi Rama do t’i cilësonte “kontributorë të gatshëm, që duan t’i bashkohen në përpjekjet e mandatit të tij të tretë qeverisës”. Interesit të nismës “Gati për Shqipërinë”, i janë bashkuar qindra të rinj dhe të reja, studentë ekselentë, të cilët kanë shkëlqyer në studimet e larta në universitete brënda dhe jashtë vendit.

Ndërkohë, grupi i punës ka bërë pasqyrën e gjithë interesimeve e mesazheve,dhe më pas ka kontaktuar të interesuarit, që kanë shprehur dëshirën për të kontribuar me opinionet, idetë, projektet apo edhe gatishmërinë e tyre që të përfshihen drejtëpërdrejtë në punët e mëdha të mandatit të tretë. Çdo qeverisje e përgjegjshme, duhet të ketë prioritet rininë, aftësitë dhe njohuritë e saj, për të pergatitur brezin e ri të një administrate të kompletuar, larg dogmave dhe preferencave politike, apo ndasive sociale dhe krahinore. Dhe Edi Rama atë po realizon. Ky mandat qeverisës, pritet të sjellë një erë të re në marrëdhëniet zhvillimore mes kryeministrit, ministrave dhe aplikantëve të portalit “Gati për Shqipërinë”.

Gjithë vëmëndja e kryeministrit Rama, është fokusuar tek afrimi i çdo studenti  të shkëlqyer, që ka mbaruar studimet e larta,dhe që pretendon të jetë pjesë e qeverisjes  dhe administratës së ardhshme publike. Uragani Rama nuk ndalet. “Koha për punë dhe jo gjumë”, ka mbi 1 vit e gjysëm që ka pushtuar mëndjen  e çdo socialisti që punon dhe kontribon në qeverisjen vendore dhe qëndrore të Edi Ramës.

Kush e ka të pamundur, ai duhet të largohet. Ritmet e punëve të nisura dhe atyre që pritet të nisin, nuk mund të pajtohen me mendimet dhe mentalitetin e së shkuarës. Ato i përkasin partisë së SHQUP-it. Asaj partie që ka humbur “trenin” e fundit në stacion,asaj partie që ka humbur sensin e drejtimit politik, dhe po përpiqet të ndjellë kriza, protesta,  dhe luftë të pakonceptueshme politike ende pa hyrë mirë në sallën e Parlamentit. Edi Rama po bëhet “Gati për Shqipërinë”, kurse Lulzim Basha le të mendojë për protestat, si moda e dështimeve seriale të një kryetari opozite, që veç opozitë nuk ka bërë kurrë….

Next Post
EMRAT: Pësuan dëmtime në banesa nga zjarri ose përmbytjet, Bashkia miraton dëmshpërblimin për 24 familje

EMRAT: Pësuan dëmtime në banesa nga zjarri ose përmbytjet, Bashkia miraton dëmshpërblimin për 24 familje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lezhë/ Shpërthen bombola e gazit në një banesë, dyshohet për të lënduar

Lezhë/ Shpërthen bombola e gazit në një banesë, dyshohet për të lënduar

August 29, 2026
Vendimi i Veliajt nga qelia për Ristanin, analisti: Kushtetuesja mund ta kishte liruar

Vendimi i Veliajt nga qelia për Ristanin, analisti: Kushtetuesja mund ta kishte liruar

August 29, 2026
Superiore/ Laçi mposht Partizanin, Elbasani dhe Vllaznia ndahen në barazim dramatik 1-1

Superiore/ Laçi mposht Partizanin, Elbasani dhe Vllaznia ndahen në barazim dramatik 1-1

August 29, 2026
Tensione të larta në Hormuz! Irani vendos kushte për hapjen e ngushticës, Pezeshkian: Nëse SHBA heq bllokadën, do ta hapim

Tensione të larta në Hormuz! Irani vendos kushte për hapjen e ngushticës, Pezeshkian: Nëse SHBA heq bllokadën, do ta hapim

August 29, 2026
U vetëplagos me armë zjarri në banesën e tij, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

Vau i Dejës/ Dyshohet se ranë në kontakt me rrymën elektrike, humb jetën 40-vjeçari, në gjendje të rëndë elektricisti

August 29, 2026
Peskov ashpërson tonet ndaj BE-së: Nuk ka asnjë bazë për përmirësimin e marrëdhënieve me Evropën

Peskov ashpërson tonet ndaj BE-së: Nuk ka asnjë bazë për përmirësimin e marrëdhënieve me Evropën

August 29, 2026
“Të kenë mundësi të barabarta në institucione”, vendimi për gjyqtarët serbë përplas Kosovën me SHBA-në dhe BE-në

“Të kenë mundësi të barabarta në institucione”, vendimi për gjyqtarët serbë përplas Kosovën me SHBA-në dhe BE-në

August 29, 2026
EMRAT / Zbardhet konflikti me thika në Korçë, 10 të arrestuar dhe një në kërkim

Konflikt në Korçë/ Dy persona të plagosur, dyshohet se u përplasën me lopata dhe mjete të forta

August 29, 2026
“Shqipëria nuk synon destabilizimin e Malit të Zi”, analisti: Lajmi financohet nga qarqe serbe

“Shqipëria nuk synon destabilizimin e Malit të Zi”, analisti: Lajmi financohet nga qarqe serbe

August 29, 2026
Shqipëria drejt BE-së/ Ja si do të llogaritet kontributi financiar që do të paguajë vendi pas anëtarësimit

Shqipëria drejt BE-së/ Ja si do të llogaritet kontributi financiar që do të paguajë vendi pas anëtarësimit

August 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com