Kryeministri Edi Rama deklaron “askush nuk mund ta kushtëzojë” nismën e shengenit Ballkanik. Rama shtoi se nuk i sjell asgjë të mirë Kosovës vetëpërjashtimi.
Në një deklaratë për mediat pas konferencës me Vuçiç dhe Zaev, kreu i qeverisë theksoi se nuk është politikë e mirë për Kosovën të sulmohet dhe etiketohet qeveria e Shqipërisë
“Nuk e kuptoj arsyen pse duhet të vazhdojnë të torturohen prodhuesit e produkteve bujqësore në kufijtë fqinjë. Lehtësimi i kalimit të tyre është avantazh dhe fitim kolosal sepse ata humbin jo vetëm kohë dhe para. Le të më thonë një gjë tek kjo nismë që nuk shkon. Nuk është politikë e mirë për Kosovën të sulmohet dhe etiketohet qeveria e Shqipërisë. Nuk i sjell asgjë të mirë Kosovës që të vetëpërjashtohet pa asnjë arsye”, deklaroi Rama.
Rama tha se për ligjin është krijuar një grup i gjerë pune.
“Lidhur me ligjin special shumë shpejt ne do ta bëjmë publik dhe më lejoni të mos nxjerr ende detaje. Kjo është edhe një arsyet e mungesës sime të zakonshme në publik. Kemi punuar me një grup të gjerë pune, me partnerë ndërkombëtarë dhe kemi grupuar shumë eksperienca botërore dhe kam vendosmërinë të hyjmë në një luftë të pa njohur më parë kundër krimit të organizuar dhe të marrim masa kundër prokurorëve dhe gjyqtarëve të grupit KÇK”, theksoi ai.
g.kosovari











