• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Rama: Fund piramidës në arsimin e lartë! PD e përdori për të zgjatur ditët në pushtet

by
21/07/2015 21:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në fjalën e tij në seancën e posaçme plenare për projektligjin e arsimit të lartë, Kryeministri Edi Rama krahasoi sistemin arsimor të ngritur në 8 vjet nga Partia Demokratike me firmat piramidale.

“Ju kujtohet shprehja; ‘paratë e piramidave janë të pastra, janë gjaku dhe djersa e shqiptarëve, ndaj futini paratë nëpër piramida?! Njësoj është edhe kjo. Është një plagë që vazhdoi dhe do të vazhdojë gjatë në ekonominë e vendit”, tha Rama.

Rama i cilësoi të pavend argumentet e opozitës se projektligji u mohon të drejtën e arsimit shtresave të varfëra.

“Ta bëjnë këtë ata të cilët e zgjedhin këtë politikë kur janë në pushtet kuptohet, por kur e bëjnë ata të cilët janë në opozitë është e vajtueshme”, deklaroi kryeministri.

Shkatërrim i arsimit, sipas Ramës, u përdor vetëm për një qëllim; pushtetin.

“Arsimi u katandis në këtë gjendje për të blerë kohë në pushtet duke u grabitur ëndrrat të rinjve. Ai sistem nuk ka sjellë njerëz më shumë të arsimuar, ka sjellë më shumë të diplomuar. Kaq!”, u shpreh kryeministri.

Kreu i qeverisë tha se për të vërtetuar këtë mjafton fakti që 90 përqind e programeve të akredituara kanë ndodhur vetëm në fund të qeverisjes, ku vetëm në një mbledhje të vetme të qeverisë janë akredituar 40 programe.

Një tjetër akuzë e opozitës ishte ajo se ligji është një ligj elektoral.

“Nëse ka ndonjë ligj të hartuar për të marrë para në mënyrë të paligjshme dhe vota, ai është ligji që do të fshijmë sot”, iu përgjigj Rama.

Një ndër pikat e kundërshtuara më fort fillimisht nga pedagogët dhe më pas edhe nga opozita është kapitulli 12 i projektligjit. Por për kryeministrin Edi Rama, ky kapitull është thelbi i ligjit që fut për herë të parë në arsim konceptin e menaxhimit në arsimin e lartë.

“Kapitulli 12 është thelbi i ligjit sepse u jepet mundësia disa agjencive që të menaxhojnë paratë në arsim. Ju e doni ndryshe, që të jenë edhe shkencëtarë, edhe profesorë edhe menaxherë. Ç’lidhje kanë shkencëtarët, profesorët me menaxhimin? Ne fusim menaxhimin në universitete që nuk ekziston fare. Duam konkurrencë, meritë dhe paratë e publikut të shkojnë te performanca më e mirë”, deklaroi Rama.

“Arsimi i lartë në Shqipëri do të transformohet me një revolucion”, mbylli fjalën e tij Rama. / TCH

Next Post

Horoskopi 22 Korrik 2015

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com