Kryeministri Edi Rama e ka nisur këtë të mërkurë me anë të një ftese drejtuar qytetarëve.
Në të ai i fton që në 16 dhe 17 nëntor të bashkohen në sheshin “Skënderbej”, ku do të mbahet takimi i madh për bujqësinë.
Ai bënë me dije se njerëzit që punojnë tokën do të jenë në shesh me produktet e tyre më të mira.
“Me ftesën për të mos humbur takimin e madh për Bujqësinë, me njerëzit që çdo ditë punojnë tokën e që në datat 16-17 Nëntor do të jenë në Sheshin Skënderbej me produktet e tyre më të mira shqip, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
/a.r