Kryeministri Edi Rama ftoi qytetarët që t’i bashkohen aktivitetit “Zâ Fest” në Shkodër që do të mbahet nga 18-20 Korrik.
“ZA Fest” është një krijim artistik i kantautorit të njohur Vlashent Sata.
Ai vjen këtë vit me edicionin e tij të tetë.
Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale një video informuese mbi këtë aktivitet artistik ku përgjatë 3 netëve do të perfomojnë artistë shqiptarë e të huaj.
“ZA Fest” synon promovimin e traditës, vlerave dhe kulturës së Shkodrës.
Më herët ky festival është zhvilluar edhe në Theth, duke tërhequr një numër të madh vizitorësh.
Kësaj here vëmendja mbetet brenda qytetit të Shkodrës, e sidomos te kalaja e famshme e Rozafës.
/a.r