• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Rama ftesë për takim kryebashkiakëve. A do të marrin pjesë të djathtët?

by Java News
02/07/2015 15:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Top-Channel ka mësuar se zyra e kryeministrit Edi Rama ka nisur lajmërimet për të  gjithë të zgjedhurit e 21 Qershorit,  për një takim ditën e hënë lidhur me rrugën e re të bashkepunimit mes qeverisë dhe  61 njësive vendore.

Pritet që vec instalimit të një marrëdhënieje të rë bashkëpunimi mes qeverisë qëndrore dhe asaj lokale, të diskutohet edhe vazhdimësia e qeverisjes vendore në periudhën e tranzicionit që fillon me shkrirjen e administratave ekzistuese lokale nga data 7 korrik deri në marrjen e pushtetit tërësisht nën kontroll nga njësitë e reja vendore. Me ndërprerjen e buxhetit për njësitë vendore që shkrihen, në 7 korrik, administrata që do të vazhdojë të jetë në shërbim të qytetarëve do të paguhet nga qeveria qëndrore, por ende nuk ka orientime të qarta se si do të funksionojë ky mekanizem.

Ftesën e takimit e  konfirmon edhe nje i zgjedhur nga kampi opozitar që kërkoi të mbetet anonim. I pyetur  për këtë takim  ai tha se “nuk e priste  kaq shpejt këtë ftesë të kryeministrit Rama dhe për momentin nuk mund të konfirmonte prezencënn e tij”.

Kjo ftesë duket se i ka gjetur të papërgatitur dhe njëkohësisht të befasuar  të zgjedhurit nga kampi i djathtë në një kohë kur gjatë fushatës elektorale Basha deklaronte se “Edi Rama nuk do të bashkëpunojë me të zgjedhurit e djathtë”. Ndërsa Rama me dhjetra herë gjatë fushatës e  përsëriti historinë e një kryebashkiaku të djathtë I cili kishte dërguar një sms për ta takuar dhe se  kishte frikë ta takonte në zyre.

Vetë Rama në të gjitha takimet elektorale   mohoi  kategorikisht se sulmet e tij të hapura ndaj ketyre te fundit në fushatë, do të vazhdojnë në formën e bllokimit të qeverisë për të zgjedhurit vendore të opozitës.

Ky takim vetëm dy javë nga 21 Qershori i kërkuar nga kryeministri të zhvillohet  ditën e hënë, përbën një lloj momenti të së vërtetës për të dyja palët në raport me detyrimet e tyre ndaj zgjedhesve e ndaj marredhenieve ligjore institucionale.

Mbetet ende e paqartë nëse lajmi ka mbërritur në Selinë Blu dhe se cili do të jetë orientimi për të zgjedhurit e djathtë kundrejt kësaj ftese të Ramës.

Mbetet për tu parë të hënën nëse shtrirja e dorës së kryeministrit Rama  në drejtim të kundërshtarëve që mundën kandidatët e ASHE do të mbetet në ajër apo rruga e saponisur e implementimit të reformes administrativo-territoriale do të nisë më një duarshtërngim mes paleve.

Cka do te ishte dicka e re në historine e gjatë te konflikteve e bllokimeve mes pushtetit qëndror e vendor për rastet kur këta të fundit e kontrollojnë kundeshtarët e qeverisë së radhës.

Nga Muhamed Veliu TCH

Next Post

SHBA i kërkojnë Zvicrës të ekstradojë 7 zyrtarë të FIFA-s

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rubio: Lufta në Ukrainë rrezikon të përhapet, SHBA-ja s’heq dorë nga diplomacia

Rubio: Një samit mes SHBA-së, Rusisë dhe Kinës do të ishte pozitiv për botën

October 20, 2026
SHBA ndalon përdorimin e mjeteve kineze të IA-së DeepSeek nga agjencitë qeveritare

SHBA ndalon përdorimin e mjeteve kineze të IA-së DeepSeek nga agjencitë qeveritare

October 20, 2026
Studentët protestues nisin sulmet me gurë, breshëri fishekzjarresh dhe sende të forta ndaj Policisë, shpërndahen me ujë dhe gaz! Arlind Qori pengon shoqërimin e të dyshuarit

Studentët protestues nisin sulmet me gurë, breshëri fishekzjarresh dhe sende të forta ndaj Policisë, shpërndahen me ujë dhe gaz! Arlind Qori pengon shoqërimin e të dyshuarit

October 20, 2026
Britania i vjen në ndihmë Arabisë Saudite, RAF dërgon avionë luftarakë për ta mbrojtur nga sulmet e rebelëve Huthi!

Britania i vjen në ndihmë Arabisë Saudite, RAF dërgon avionë luftarakë për ta mbrojtur nga sulmet e rebelëve Huthi!

October 20, 2026
“Dialogu është zgjidhje, jo dhuna”- Zv/ministrja Osmani: Shkollat po vijojnë, garantojmë proces mësimor të sigurt

“Dialogu është zgjidhje, jo dhuna”- Zv/ministrja Osmani: Shkollat po vijojnë, garantojmë proces mësimor të sigurt

October 20, 2026
Ndërprerja e energjisë elektrike godet shërbimet e Google Cloud, probleme në funksionimin e bankave në Britani

Ndërprerja e energjisë elektrike godet shërbimet e Google Cloud, probleme në funksionimin e bankave në Britani

October 20, 2026
Zelensky do të takohet me të dërguarit e posaçëm të SHBA në Oslo mes tensioneve me Trumpin

Zelensky do të takohet me të dërguarit e posaçëm të SHBA në Oslo mes tensioneve me Trumpin

October 20, 2026
Nga 450 euro për çdo klandestin, si i rrezikoi durrsaku 10 sirianët gjatë manovrave me policinë

Po trafikonte 3 afrikanë drejt Malit të Zi, arrestohet 44-vjeçari në Hanin e Hotit! Ja çfarë iu gjet gjatë kontrollit

October 20, 2026
Seanca e Metës në GJKKO, 134 emra nga mbrojtja në pritje të vendimit për të dëshmuar

“Demonstrim i shkëlqyer”- Ilir Meta përgëzon nga burgu pedagogët: Pa rini nuk ka Shqipëri!

October 20, 2026
Protestuesit i vunë zjarrin, Gjykata e Lartë pezullon të gjitha gjyqet: Do të shtyhen deri në përfundim të procesit të verifikimit të dëmeve!

Protestuesit i vunë zjarrin, Gjykata e Lartë pezullon të gjitha gjyqet: Do të shtyhen deri në përfundim të procesit të verifikimit të dëmeve!

October 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com