• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, May 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama ftesë Bashës për tryezë: Zgjidhje të përbashkët për Kryeprokurorin dhe…

by Java News
06/12/2017 22:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama një ditë para skadimit të mandatit të Prokurorit, ka shtruar një pyetje në Facebook për një zgjidhje të përbashkët për postin e tij , si pikënisje të një Pakti Kombëtar për Europën që duam. “Çka unë i kërkoj opozitës është të konsiderojë pa humbur kohë ftesën që të ulemi në tryezë për çështjen aktuale të Prokurorit të Përgjithshëm dhe të bëjmë një Pakt Kombëtar për Europën që duam. Të thjeshtë, të qartë dhe serioz. Me disa hapa të përbashkët drejt çeljes së negociatave (dhe pse jo edhe përtej nëse ka mundësi në rrugën e arsyes), si shprehje e vullnetit të mirë për ta vënë Shqipërinë mbi partitë dhe axhendën e përbashkët kombëtare mbi axhendat e përveçme të politikës së ditës.”, shprehet Rama.

Statusi i plotë

A mund të kemi një zgjidhje të përbashkët për Prokurorin e Përgjithshëm, si pikënisje të një Pakti Kombëtar për Europën që duam?

Shqipëria është në vigjilje të një takimi me historinë, sepse në gjashtë muajt e ardhshëm do të vendoset nëse do t’i çelim dot apo jo negociatat për anëtarësim me Bashkimin Europian; nëse do të ngjisim një shkallë themelore vlerësimi nderkombëtar për vendin tonë, e për rrjedhojë edhe pjekurie të re në sjelljen politike ndaj atdheut tonë të përbashkët, apo nëse do ta humbasim këtë shans historik për t’u afruar më shumë se kurrë më parë me Bashkimin Europian; nëse do të punojmë të gjithë, së bashku, për ta fituar sfidën e çeljes së negociatave apo do ta humbasim edhe për fajin tonë, takimin me historinë… Sepse po, jemi shumë afër kësaj mundësie të shumëpritur, siç e konfirmoi së fundmi me zë e me figurë përpara opinionit publik shqiptar e europian, edhe vetë Presidenti i Komisionit, Jean-Claude Juncker, deri dje i heshtur në raport me Shqipërinë. Por gjithashtu po, kemi ende shumë për të bërë, që distancën e shkurtuar tanimë maksimalisht, ta zerojmë në këta gjashtë muaj duke u përballur të bashkuar, centimetër për centimetër, deri me skeptikun më të fundit në rreshtin e gjatë të vendimmarrësve europianë. Dhe nëse këtë copë rruge deri në qershorin 2018, e bëjmë të ndarë si deri më sot, me qeverinë që flet në emër të vendit e me opozitën që bën politikë të brendshme kur flet me faktorët jashtë vendit, rrezikojmë që të ngatërrohemi me këmbët tona në centimetrat e fundit dhe pastaj, eh, pastaj të detyrohemi të presim kushedi sa kohë që të na riparaqitet mundësia historike.

Nuk dua të bëj asnjë gjyq publik të qëndrimit të derisotëm të opozitës, sepse nuk e kam gjëkundi qëllimin të tregoj këtu pse ne po bëjmë gjënë e duhur për vendin, teksa opozita po bën gjënë e gabuar duke e goditur vendin në gjuhë të huaj. Dua vetëm të arsyetoj ftesën publike për opozitën që,,të paktën në gjashtë muajt e ardhshëm, t’i vihemi në dispozicion së bashku përpjekjes për të siguruar çeljen e negociatave, duke bashkërenduar nismat e veprimet e nevojshme për ta çuar jo qeverinë, po Shqipërinë në fitoren e kësaj sfide të vështirë, por krejtësisht të mundur tanimë.

Momenti kur diskutohet për mandatin e Prokurorit të Përgjithshëm, është sipas meje momenti i duhur për të diskutuar, jo thjesht daljen nga situata e fundmandatit të prokurorit në detyrë dhe hyrjen në fazën e nje mandati te përkohshëm me një prokuror të përkohshëm, po nisjen e një faze të re bashkepunimi mes qeverisë e opozitës në vigjilje të vendimit për çeljen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian. Unë i di mirë besoj pikat ku opozita ndahet me ne, po besoj e di mirë edhe cdo përfaqësues i opozitës qe ka lidhje me partnerët ndërkombëtarë, se ata nuk e aprovojnë ekspozimin në gjuhë të huaj të dasisë së egër të politikës tonë të brendshme. Dhe jo vetëm nuk e aprovojnë, por ka ndër ta që e përqeshin dhe e përdorin si argument, për ngurrimin e tyre të brendshmëm qe të aprovojnë çeljen e derës së negociatave për Shqipërinë.

Natyrisht opozitës nuk i kërkon kush qe të heshtë, aq më pak mund të më shkojë mua në mendje diçka e tillë. Çka unë i kërkoj opozitës është të konsiderojë pa humbur kohë ftesën që të ulemi në tryezë për çështjen aktuale të Prokurorit të Përgjithshëm dhe të bëjmë një Pakt Kombëtar për Europën që duam. Të thjeshtë, të qartë dhe serioz. Me disa hapa të përbashkët drejt çeljes së negociatave (dhe pse jo edhe përtej nëse ka mundësi në rrugën e arsyes), si shprehje e vullnetit të mirë për ta vënë Shqipërinë mbi partitë dhe axhendën e përbashkët kombëtare mbi axhendat e përveçme të politikës së ditës.

Kjo do të ishte rruga më e arsyeshme për të mos përdorur kartonat e shumicës së thjeshtë në çështjen e Prokurorit të Përgjithshëm dhe për të mos i lënë asgjë mangut përpjekjes për t’i çelur negociatat për anëtarësim. Të cilat kësisoj, do të ishin një fitore e madhe e vendit në arenën ndërkombëtare. Një fitore madhe e politikës ne tërësi dhe e asnjë pale në veçanti. Një fitore e madhe e të gjithë shqiptarëve pa dallim.

Next Post
Revista “Forbes”: Kush ishin 10 këngëtarët më të paguar të vitit 2017

Revista “Forbes”: Kush ishin 10 këngëtarët më të paguar të vitit 2017

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kundërshtojnë zhvendosjen, protestojnë para Bashkisë tregtarët e tregut të Vlorës

Kundërshtojnë zhvendosjen, protestojnë para Bashkisë tregtarët e tregut të Vlorës

May 11, 2026
Liza e qymyrit

Prokurori sadist si teoricien i demokracisë!

May 11, 2026
Rregulla të reja për gjuetinë, ja si do të jepen me qira zonat e mbarështimit dhe ripopullimit të faunës

Rregulla të reja për gjuetinë, ja si do të jepen me qira zonat e mbarështimit dhe ripopullimit të faunës

May 11, 2026
Motra e Xhuana Nikollaj mesazh rrëqethës: Kërkojmë drejtësi dhe zbardhjen e plotë të së vërtetës

Motra e Xhuana Nikollaj mesazh rrëqethës: Kërkojmë drejtësi dhe zbardhjen e plotë të së vërtetës

May 11, 2026
Martin Short flet për herë të parë pas humbjes tragjike të vajzës: Ka qenë një makth!

Martin Short flet për herë të parë pas humbjes tragjike të vajzës: Ka qenë një makth!

May 11, 2026
Pak para nisjes së Ligës së Kombeve, Kosova do të përballet me Çekinë dhe Andorrën në miqësore

Pak para nisjes së Ligës së Kombeve, Kosova do të përballet me Çekinë dhe Andorrën në miqësore

May 11, 2026
Rama dekoron Tedi Papavrami me “Yllin e Oficerit të Urdhrit Suprem të Shqiponjës”

Rama dekoron Tedi Papavrami me “Yllin e Oficerit të Urdhrit Suprem të Shqiponjës”

May 11, 2026
Nga mungesa e fjalimeve te marshimet në rrugë e ngujimi para Kryeministrisë/ Skenarët e protestës së opozitës

Avokati kërkon hetim për protestat e PD-së: Kush i rekruton të miturit dhe kush u jep mjetet piroteknike?

May 11, 2026
Partia Demokratike e Kosovës refuzon bashkëpunimin me Nismën: Fatmir Limaj jashtë listës për zgjedhjet e 7 qershorit

Partia Demokratike e Kosovës refuzon bashkëpunimin me Nismën: Fatmir Limaj jashtë listës për zgjedhjet e 7 qershorit

May 11, 2026
Vrasja e biznesmenit në Sarandë, Gjykata cakton “arrest me burg” për 31-vjeçarin e dyshuar

Vrasja e biznesmenit në Sarandë, Gjykata cakton “arrest me burg” për 31-vjeçarin e dyshuar

May 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In