• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama “fshi” nga lista në 2025, dembelët dhe tinzarët

by Artur Ajazi
20/12/2024 18:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga ARTUR AJAZI

Lufta brënda llojit, apo dhe brënda gjirit të partisë, gjithmonë ka qenë e pranishme në çdo forcë politike. Ky fenomen është i vjetër, sa vetë politika. Në 34 vite tranzicion, ka patur mjaft debate lidhur me emancipimin e partive politike, të periudhës postkomuniste në Shqipëri. E nisi PPSH-ja, e cila u transformua në PSSH, dhe ka ditur me dinjitet të emancipohet. Të mos harrojmë se tek Partia Socialiste shkuan “ajka” e elitës intelektuale të Shqipërisë.

Ata ishin dhe mbeten politikanë karriere të formuar, që ditën të transformojnë partinë e tyre, në një forcë progresiste, europianiste, e denjë për të qeverisur vendin. Të tillë si Fatos Nano, Servet Pëllumbi, Namik Dokle, Arta Dade, Petro Koçi, Dritëro Agolli, Valentina Leskaj, dhe shumë e shumë, pa fund, emra të spikatur, kanë “gdhëndur” në politikë dhe PS, emrin dhe veprën e tyre të çmuar. Sot partia Socialiste, mbetet forca më e denjë politike, që jep garanci, dhe ka shanse të ketë vazhdimësi të qeverisë vendin. E kundërta ka ndodhur tek Partia Demokratike.

Një forcë politike, e krijuar mbi baza krahinore, (madje edhe kanunore), një parti që ka mbetur siç u krijua 34 vite më parë, në strukturë, mentalitet, në formë dhe ide. Parti e sherreve, mërive, skenareve. Një parti që ka flakur si lecka njerëzit e saj, duke mbetur pronë e patundur, e një njeriu të vetëm. Por le të kthehemi tek situata e sotme në Partinë Socialiste. Edi Rama, ka ditur gjithmonë të zgjedhë emra për ti patur në Parlament. Partia Socialiste gjithmonë ka qenë shquar për cilësi të mirë, të elementëve që mandatonte në Parlament dhe jo vetëm. Këto 4 vite në sallën e Parlamentit, gjithsesi konstatoj se, jo të gjithë ata që përzgjodhi Edi Rama, e kanë kryer misionin e tyre mandatues, si përçues të vlerave dhe zërit të qytetarëve. Kryeministri vazhdimisht i ka paralajmëruar, dhe e di fare mirë, kush janë kopukët, dembelët dhe tinzarët në grupin parlamentar.

Ka prej tyre që jo vetëm “nuk kanë ngulur një gozhdë” në 4 vjet, ndaj detyrimeve që kanë për partinë dhe votuesit, por përkundrazi, kanë futur në gjirin e saj “luftën e ftohtë”. Sulmet e fundit ndaj deputetëve socialistë në disa media të Berishës, përbëjnë një skandal, që meriton hetim të brëndshëm nga strukturat e PS. Të interesohesh më tepër për mandatin e deputetit, se për hallet dhe problemet e votuesve, të bëhesh paranojak se “po më humbet mandati dhe nuk bëhem pjesë e listës së re”, dhe ti sulesh me tinzarllëk kolegëve dhe ministrave socialistë, për të ruajtur interesat personale, kjo është e turpshme. Edi Rama, e ka kuptuar lojën, që bëjnë disa prej deputetëve të tij në Tiranë dhe qarqe, kryesisht atyre që shijuan mandatin e parë, dhe synojnë mandatin e ri.

Ata duket ja kanë ndjerë “lezetin” mandatit të deputetit, duke rritur pasurinë, dhe mendojnë të jenë pjesë e listës së re në 2025. Janë pikërisht ata që “nuk kanë ngulur një gozhdë” thotë populli, që nuk kanë folur 1 herë të vetme për hallet dhe problemet e votuesve të tyre, që kanë nisur “luftën e ftohtë” në PS muajt e fundit. Situata mund të bëhet e pakontrollueshme, dhe ta dëmtojë rëndë PS, në rast se Edi Rama nuk merr masa urgjente, ti spastrojë. Ata janë gati të bëhen edhe me Sali Berishën, apo dhe me mediat e kontrolluara prej tij, vetëm të arrijnë atje ku duan, të bëhen pjesë e listës së re në PS. Aleanca të tilla fluide, gjithmonë kanë qenë pjesë e skenareve me “goditje pas krahëve” nga deputetët.

Kjo e evidentuar më tepër nga PD-ja, ( e cila ka patur gjithmonë emra rastësorë) pasi Partia Socialiste mbetet një forcë politike e pjekur me unitet të pacënueshëm. Edi Rama, duhet urgjentisht të “shoshisë” gjithë emrat e grupit tij parlamentar, për të gjetur “kodoshët dhe kopukët” që ditën rrinë tek PS, dhe natën darkojnë dhe “dorovasin” sejmenët e Berishës. Lista e re me emra kandidatësh për deputet nga Partia Socialiste për 4 vjeçarin e ardhshëm 2025-2030, duhet të jetë qelibar, pa “krunde”, por emra kontributorësh dinjitozë, të papërfolur për korrupsion dhe afera të tjera.

Next Post

Debati për Parashqevi Simakun, tenori Gjipali: Dje kishte idhuj, sot këndon dhe qeni e macja nëse ka lekë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga Korça në Francë, 45 thesare të artit shqiptar ekspozohen në zemër të Europës

Nga Korça në Francë, 45 thesare të artit shqiptar ekspozohen në zemër të Europës

February 9, 2026

Policia e Korçës godet raste të lojërave të fatit të paligjshme, arrestohet një person, dy të proceduar penalisht

February 9, 2026
Gënjyen? Avokatët e Berishës kërkuan përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka, gjykata: S’është regjistruar asnjë kërkesë

Irena Gjoka, e vërteta e dosjes greke

February 9, 2026
Ftesa për Bordin e Paqes, Spiropali: U pasua nga një lumë marrëzish! Nuk i kundërvihet OKB-së, por rrjedh prej saj

Spiropali: Kërkesa e studentëve në Shkup për gjuhën shqipe, e garantuar nga Kushtetuta

February 9, 2026
Nipi e akuzon për mashtrim, Çobani-Hekuranit: Do bëj kallëzim penal. Të kam ftuar, më ke gënjyer

Nipi e akuzon për mashtrim, Çobani-Hekuranit: Do bëj kallëzim penal. Të kam ftuar, më ke gënjyer

February 9, 2026
Rama ndan pamjet: Xhamia e Ballies në Elbasan, ndër objektet më të veçanta të kultit në botë

Rama ndan pamjet: Xhamia e Ballies në Elbasan, ndër objektet më të veçanta të kultit në botë

February 9, 2026
Sulmi ndaj gjeneralit në Moskë, misteri pas atentatit të dështuar

Sulmi ndaj gjeneralit në Moskë, misteri pas atentatit të dështuar

February 9, 2026
Valë ekstreme i të ftohtit në SHBA, Nju Jorku më i ftohtë se disa zona në Antarktidë

Valë ekstreme i të ftohtit në SHBA, Nju Jorku më i ftohtë se disa zona në Antarktidë

February 9, 2026
Nis gjykimi i ish-udhëheqësve të UÇK, 312 dëshmitarë dhe 56 mijë faqe me akuza

Gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së hyn në në “kilometrin e fundit”, sot deklaratat përmbyllëse

February 9, 2026
Përplasje të reja mes Greqisë dhe Turqisë? Sërish tensione në Egje

Përplasje të reja mes Greqisë dhe Turqisë? Sërish tensione në Egje

February 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In