• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama flet për pandeminë: Statistikat s’i prodhon qeveria, kohë e keqe për t’u përballur me këtë mortje

by A R
19/11/2020 22:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama foli në emisionin “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, në News24, për situatën e rënduar të krijuar nga pandemia e koronavirusit.

Rama tha se e gjithë bota po përballet me këtë mortje dhe se Shqipëria nuk është në asnjë të dhënë më keq se e gjithë bota.

Referuar akuzave se nuk raportohen shifrat e sakta të viktimave dhe infektimeve nga koronavirusi, kryeministri deklaroi se kjo nuk është diçka që i përket qeverisë.

“Për fat të keq ka jo pak njerëz që flasin në hava dhe që merren me gjysmëinformacione e gjysmë të vërteta gjatë gjithë kohës. E rëndësishme të theksohet është se qeveria nuk bën asgjë tjetër, veçse dëgjon me vëmendje ata që kanë mandatin shtetëror për të dëgjuar dhe nuk janë gazetarët, gjithollogët, por janë ekspertët e Komitetit Teknik dhe mbështet të gjitha orientimet e tyre. Statistikat nuk i prodhon qeveria. Këtu jetojmë në një kohë shumë të keqe për t’u përballur me këtë mortje, se jetojmë në kohën kur faktet duhet të bëjnë luftë të madhe për të mbijetuar përballë shpifjeve. Ne nuk jemi asgjëkundi në asnjë të dhënë më keq se sa e gjithë bota.

Mund të ishim dhe më keq se sa jemi, por fatmirësisht kjo nuk ka ndodhur, pasi janë bërë gjërat e duhura dhe janë hedhur hapat e duhur në këtë proces të vështirë, që ka sfiduar gjithë botën. Faktikisht, kur Gjermania, Franca, Belgjika, Holanda, Greqia, gjenden në prag të kolapsit të spitaleve, është e pakuptueshme se si mund të diskutohet në Shqipëri, a thua se kjo e keqe po i ndodh vetëm Shqipërisë dhe se njerëzit po vdesin vetëm këtu. Numri i vdekjeve në Shqipëri është për fat të mirë është ku e ku më i ulët se në vendet që përmenda më lart dhe është nën mesataren e vet rajonit”, u shpreh Rama.

Pyetje: Si ka mundësi që ne që kemi një shërbim më vurnerabël shëndetësor paskemi më pak viktima e infektime?

Rama: Kjo nuk është një çështje se sa i avancuar është sistemi spitalor, por është cështje e mbijetesës apo se si komunitete të caktuara reagojnë. E them me bindje se pavarësisht cfarë shohim, e vërteta është që ky popull nga momenti i mbylljes së parë e deri më sot, në përgjithësi, i ka zbatuar ator rregulla të thjeshta që janë të domosdoshme. Është krejtësisht e mundur që një autobus të jetë me më shumë njerëz, se sa duhet, por në tërësi nëse shohim linjat e autobusit në Tiranë, që kanë monitorim shumë intensiv, përgjithësisht i ruajnë rregullat. Në shkolla përgjithësisht ruhen rregullat, ashtu si dhe në ndërmarrje. Është shumë e rëndësishme që ne të kuptojmë që kjo është një luftë shumë më e madhe se partitë tonë, se mendja apo dija e secilit, dhe rezulton të jetë një luftë edhe më e madhe se vetë dija e SHBA, apo Gjermania, apo Franca. Prandaj është shumë e rëndësishme që në këtë luftë të bëjmë c’është e mundur t’i shmangemi debatit publik, që ushqehet nga të pavërteta apo spekulime.

/a.r

Next Post
“Bota po shkon në Hënë, ne flasim për ujë”/ Rama: Trashëguam depo dhe tubacione të viteve ‘60-70

"Komisioni nuk ka lidhje me Bashën", Rama i përgjigjet letrës së Behgjet Pacollit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

November 9, 2026
Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

November 9, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka: Ky është sistemi më i dobët zgjedhor që kemi parë

November 9, 2026
“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

Petraj: Si protesta e Flamingove dhe ajo e studentëve nuk funksionojnë pa PD

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

DETAJE / Robert Duka i ka lënë në kazino paratë e grabitura në banka, u dha shokëve nga 3 mijë euro

November 9, 2026
Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

November 9, 2026
Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

November 9, 2026
Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

November 9, 2026
“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In