• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama flet për Ahmetajn: Kush ka probleme me drejtësinë, të përballet me të!

by A M
11/02/2024 18:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ka zgjatur rreth pesë orë mbledhja me dyer të mbyllura e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, e cila nisi që prej orës 11:00 të ditës së sotme, një mbledhje që pritet të pasohet nga një tjetër në 16 mars në qytetin e Durrësit.

Në një prononcim për gazetarët, menjëherë pas përfundimit të mbledhjes, Rama foli për një sërë çështjesh të diskutuara jo vetëm brenda mbledhjes por edhe jashtë saj. Ai deklaroi me ironi se “shiu rrodhi me furi jashtë, por jo brenda”, duke shtuar se dhe ai bëri vetëkritikë.

Sipas Ramës, nuk bëhet fjalë për ndryshime, por se riorganizimi do bëhet në të mirë të punës, për të arritur objektivat e vendosur edhe për zgjedhjet e 2025-ës. Kryesocialisti pranon se është e nevojshme një hapje e partisë, ndërsa refuzoi të flasë për Ahmetajn.

“PS është në një proces të rëndësishëm dhe jemi shumë të vetëdijshëm që është më e nevojshme se asnjëherë më parë një hapje e madhe e partisë dhe një përfshirje sa më të gjerë për të gjithë ata që kanë dëshirën dhe nevojën e brendshme që të kontribuojnë”, tha Rama.

Rama komentoi gjithashtu edhe vizitën e Sekretarit Amerikan të Shtetit.

“Besoj se ardhja e sekretarit të shtetit në Tiranë ka domethënie të veçantë për kontekstin në të cilën sot ndodhet Europa e bota. Për kohën shumë të ngarkuar të një sekretari shteti. Fakti që gjen të nevojshme vendos në axhendën e tij të ndalet në kryeqytetin shqiptar si pikë referimi për rajonin tregon në mënyrë të posaçme se ku e kemi ngritur Shqipërinë në arenën ndërkombëtarë, dhe çfarë përfaqëson sot Shqipëria në rajon. Me krenari e them që Shqipëria është forca e shembullit për të ndërtuar paqen dhe të ardhmen e përbashkët dhe për tu ndarë nga një e kaluar e mbushur me tragjedi e prapambetje e raste të pafundme të humbura për ti lënë një vend më të mirë gjeneratave të tjera.”, deklaroi në lidhje me këtë çështje kreu i qeverisë.

Gazetarët nuk i kanë kursyer as pyetjen në lidhje me Arben Ahmetajn, nëse ai e kishte kërcënuar këtë të fundit në mbledhjen e kryesisë.

 “Nuk bëjmë komente mbi komentet e kujtdo që ka punë me drejtësinë. PS e ka shumë të qartë pozicionin e vetë mund të pyesni sa herë të doni por është detyra jonë që drejtësisë ti japim të gjitha mundësitë të bëjë punën e vetë e pa shqetësuar nga ndikimi i pushtetit ekzekutiv e as nga komentet e atyre që përfaqësojnë PS. Kemi sot një ditë të re në rrugëtimin e gjatë, kemi një pikë të re strukturën anti-korrupsion për të bërë të mundur atë që deri dje dukej e pamundur. Koha kur flamuri i secilës parti ishte gjethe fikur ose çarçaf për të mbuluar hijet më trup ka vdekur”, tha Rama.

A duhet Rama të mbajë një qëndrim ndaj Ahmetajt për qytetarët?

“Për qytetarët mos u shqetësoni sepse duhet të jeni shumë të sigurt që leximin e opinionit të qytetarëve dimë ta bëjmë më mirë se kushdo tjetër. Prej shumë vitesh kemi instrument shkencorë përmes të cilët kuptojmë opinionin qytetar. Zhvillojmë fokus grupe, çfarë kritikash kanë ata për ne. për qytetarët mos u shqetësoni, ata janë shumë të qartë, madje më të qartë sesa ne, e se ju (gazetarët) po e po. Qytetarët dinë shumë mirë ti ndajnë broçkullat nga thelbi. Pyetja që bëni është e tepërt e kotë e ka një përgjigje. PS unë e të gjithë ne nuk komentojmë çështje që lidhen me drejtësinë. Çdokush që ka çështje me drejtësinë do të përballet me të. Ka një gjë që.. ata ndihen viktima të forcave të errëta apo forcave të tjera por nuk është fare për mua apo për ne të shpjegojmë këtë fenomen. Kush ka probleme me drejtësinë ti zgjidhë me drejtësinë.”, vijoi kryeministri Rama.

Kujtojmë se, në fokus të punimeve ishin jo vetëm zgjedhjet parlamentare 2025, por edhe riorganizimi i strukturave brenda partisë. Pati analizë sa i takon punës së bërë nga strukturat e PS-së në terren dhe përgatitjet e zgjedhjeve parlamentare të 2025.

Punimet në Asamble kanë nisur me qarkun e Tiranës, ku Rama ka pasur rezerva për strukturën e PS-së në Kavajë për të vijuar më pas me Shkodrën, Lezhën e Fierin. Kryeministri ka kërkuar gjithashtu emrat e drejtuesve në bazë me performancë më të ulët.

/a.d

Next Post
PS me 55 mijë anëtarë, Asambleja harton planin e veprimit! Nga zgjedhjet brenda partisë tek Kongresi i qershorit, Rama: Jemi shumë të kënaqur

PS me 55 mijë anëtarë, Asambleja harton planin e veprimit! Nga zgjedhjet brenda partisë tek Kongresi i qershorit, Rama: Jemi shumë të kënaqur

Comments 2

  1. shkurt 2014 says:
    2 years ago

    I pari je ti k/hajduti i shqiptarve qe ke probleme shume te medha me drejtesin.Nuke eshte e larget dita qe do jeshe i penduari i radhes,per drejtesine,ske nga tja mbashe.Je futur vete me kembet tuaja ,ne fajet e shumta,ktu do paguhen te gjitha zollumet qe ke bere.

    Reply
  2. Leka says:
    2 years ago

    Sukseset jane te oadiskutueshme,por kritika ndaj jush eshte kokefortesia per te emeryar ne poste te larta njerez oa jarakter dhe komplet te oa afte si Ahmetaj qe nga mesues anglishte e bere zv. kryeminister dhe minister i ekonomise dhe financave! Mos valle pranoi modelin korruptiv te POP dhe kompanite off shore ? Ahmetajn socialistet nuk e kishin ne liste por ti i vure vulen

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bordi i Paqes për Gazën, Rama publikon ftesën e Trump: Nder për mua të më bashkoheni në një përpjekje historike

Bordi i Paqes, Rama i përgjigjet ftesës së Trump: Së shpejti kalon në Kuvend për miratim

January 20, 2026
Veliaj 54-55 përqind dhe Këlliçi 45-46 përqind në pesë javët e fundit

Thellohet më tej hendeku i votave mes PS-së dhe PD etj

January 20, 2026
Mblidhet Byroja për deputetët e përjashtuar, Këlliçi letër Peleshit: Mbledhja të jetë me dyer të hapura!

Mblidhet Byroja për deputetët e përjashtuar, Këlliçi letër Peleshit: Mbledhja të jetë me dyer të hapura!

January 20, 2026
Dielli “godet” Tokën, lëshon stuhinë më të madhe të rrezatimit në më shumë se 20 vjet. Rrezik për satelitët, GPS-in dhe aviacionin

Dielli “godet” Tokën, lëshon stuhinë më të madhe të rrezatimit në më shumë se 20 vjet. Rrezik për satelitët, GPS-in dhe aviacionin

January 20, 2026
“Irena Gjoka ka qenë e dënuar në Greqi për falsifikim vize”, Prokuroria i përcjell KLGJ-së rezultatet e verifikimit

“Irena Gjoka ka qenë e dënuar në Greqi për falsifikim vize”, Prokuroria i përcjell KLGJ-së rezultatet e verifikimit

January 20, 2026
Pse humbën konservatorët austrialianë që morën LaCivitan si strateg?!

Ftesa për Ramën nga SHBA dhe konspiracionizmi që mund ta shkatërrojë PD-në

January 20, 2026
Britania po lëshon sovranitetin e ishullit për t’ia dhënë Mauritiusit, Trump: Akt dobësie totale!

Britania po lëshon sovranitetin e ishullit për t’ia dhënë Mauritiusit, Trump: Akt dobësie totale!

January 20, 2026
Pazare droge? Një shqiptar dyshohet se porositi vrasjen e Jani Aliajt në burgun grek

Pazare droge? Një shqiptar dyshohet se porositi vrasjen e Jani Aliajt në burgun grek

January 20, 2026
NATO kufizon aksesin e SHBA-ve në informacionet e inteligjencës për Groenlandën

NATO kufizon aksesin e SHBA-ve në informacionet e inteligjencës për Groenlandën

January 20, 2026
Breshëria e raketave ruse lë pa ngrohje mbi 5,600 ndërtesa në Kiev dhe ndërpret furnizimin me ujë

Breshëria e raketave ruse lë pa ngrohje mbi 5,600 ndërtesa në Kiev dhe ndërpret furnizimin me ujë

January 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In