• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, December 16, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama flet pas pezullimit të Çakos: Xhelozi e mllefe për transformimin e policisë

by A R
07/06/2016 18:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Disa orë pas pezullimit nga detyra të ish-drejtorit të Përgjithshëm të policisë Haki Çako, kryeministri Edi Rama vizitoi panairin e uniformave blu ku dha edhe një deklaratë për mediat. Edhe pse nuk përmendi çështjen e përgjimeve dhe pezullimin e Çakos, për të cilin shpërndau më herët një deklaratë, Rama kritikoi ata që sulmojnë policinë. Ai tha se policia sulmohet për mllefe dhe për inat nga ata që nuk duan reformin dhe transformimin.

“Besoj ky ëhstë një moment i rëndësishëm për të reflektuar mbi sa shumë gjëra policia ka marrë një përmasë dinjiteti, profesionalizmi, qytetarie dhe shërbëtorie të komunitetit, çka nuk do të thotë se gjithçka kemi bërë është e mjaftueshme. Por pikërisht pse kaq shumë janë bërë duhet të vazhdojmë të bëjmë akoma më shumë gjëra që mbeten për t’u bërë. Kur bie kaq shumë në sy ngjall edhë shumë mllefe. Sa më shumë policia do të sulmohet nga fronti i së keqqes. Aq më shumë do çojmë më tej reformat dhe transforimin”, tha Rama.

Më tej ai përshëndeti edhe organizimin e panairit të policisë dhe premtoi uniformat e reja që sipas ramës do të ngjasojnë për nga estetika me policitë evropiane.

“Organizimi i kësaj hapësire ku njerëzit mund të shohin nga afër policinë dhe të gjithë instrumentat e saj, të marrin një informacion vizual të përmbledhur mbi mjetet e policisë. Së shpejti edhe bëjmë një prezantim madhështor të gjithë uniformave të reja që do ta përfshijnë edhe Policinë tonë të Shtetit në standartet estetike të policive evropiane por do t’i japin asaj të gjithë atë paketë uniformash të domosdoshme për një polici digjitoze”, tha Rama.

Next Post

Keni shqetësime nga dhëmbët? Ja si t'i largoni dhimbjet për pak minuta

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In